PDK mohon se u ka ofruar postin e kryeminstrit partive të tjera
PDK mohon se u ka ofruar postin e kryeminstrit partive të tjera
PDK mohon se u ka ofruar postin e kryeminstrit partive të tjera
Partia Demokratike e Kosovës ia ka ofruar kundërshtarit më radikal të tij politik, Vetëvendosjes, pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri.
Këtë e ka pohuar për KTV’në Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje.
“Këto kanë qenë ato që kanë ardhur në atë letër që unë personalisht nuk i kam parë por i kanë parë njerëzit e Vetëvendosjes sepse ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të takohemi me ta. Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj.
Ismet Beqiri nga LDK, i ka thënë KTV’së se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që u bën PDK.
“Ky është një reflektim i panikës që ka PDK dhe Thaçi, për shkak se nuk e kanë mundësinë ta krijojnë qeverinë. Jemi të bindur në atë që kemi marrë vendim dhe jemi të bindur se një qeverisje me PDK’në është e pamundur dhe e dëmshme për vendin”, ka thënë Beqiri për KTV’në.
Edhe Ahmet Isufi nga AAK e ka quajtur këtë një ‘luftë speciale’ të PDK’së.
Ai ka thënë se kjo parti nuk ka lënë hapësirë që ndonjë nga partitë t’i bashkohet në qeverisje.
Ndërkaq për të gjitha këto deklrata, kontakti me zyrtarë të PDK’së ka qenë i pamundur.
Isa Mustafa thotë se PDK ia ka ofruar postin e kryeminstrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, konfirmon se ka pasur përpjekje nga Partia Demokratike e Kosovës për bashkëqeverisje, përfshi këtu edhe gatishmërinë e PDK-së për ta dorëzuar postin e kryeministrit.
Por, gjithçka për këtë çështje ka qenë në nivelin e porosive dhe fjalëve pasi takime zyrtare nuk kanë ndodhur.
Në një intervistë për Top Channel, Mustafa nënvizon se nuk do të hyjë në qeverisje me PDK-në edhe nëse ai do të jetë në krye të qeverisë. “Nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare, por çdo takim do të ishte i pakuptimtë pasi ne tashmë e kemi bërë një koalicion. Ne duam që ta ndalim këtë qeverisje, duam një ndryshim dhe që vendit t’i ofrojmë një alternativë tjetër qeverisëse. Nëse më ofrohet posti i kryeministrit, nuk lëviz nga qëndrimi im. Nuk bëhet fjalë për postin tim, por për ndryshimin”, thekson Mustafa.
Për vendimin e Gjykatës Kushtetutese, Mustafa thekson se është në dorën e presidentes Jahjaga që të vendosë në favor të stabilitetit politik dhe institucional për mandatarin e dytë, për të mos e çuar Kosovën në zgjedhje të reja. Nga marrëveshja me AAK-në dhe Nismën, LDK-ja do të fitojë shumicën e ministrive, postin e kryeparlamentarit dhe në vitin 2016 presidentin e shtetit. Debati aktual se kujt i takon posti i kryetarit të Kuvendit, për kreun e LDK-së është i mbyllur. Insistimi i PDK-së për këtë pozitë është pa rezultat sepse PDK-ja nuk i ka 61 vota aq sa kërkohen dhe sipas Mustafës nuk mund t’i sigurojë.
“Neve na takon pasi kemi grupin parlamentar më të madh. Sido që të jetë, ne kemi votën më të madhe në Kuvend dhe kryetari nuk mund të zgjidhet pa 61 vota. Në asnjë rast nuk do të votojmë për një kryetar parlamenti nga PDK-ja”, shpjegon kreu i LDK-së.
E gjithë kjo situatë u krijua pasi LDK-ja nuk arriti të dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit. Zërat që kërkojnë dorëheqjen e zotit Mustafa do të marrin përgjigje vetëm në Kuvendin Zgjedhor të partisë në vjeshtën e këtij viti: “Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Nuk shoh arsye pasi kam futur 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata që duan që unë të jap dorëheqjen, duan të shkatërrojnë LDK-në. Unë kam parasysh interesin e LDK-së dhe interesin e vendit për një parti të fortë. Vetëm në zgjedhjet e shtatorit do vlerësohen performancat e atij që do e udhëheqë partinë.”
I pyetur nëse është analizuar rezultati zgjedhor i partisë së tij, Mustafa tha se kjo do të bëhet pas formimit të institucioneve ndërsa shtoi se nuk ka qenë i kënaqur me përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, tranmseton Tribuna.
Memli Krasniqi:PDK-së i takon posti i kryeministrit
Zërat se PDK ka negociuar për postin e kryeministrit me ndonjërën prej partive politike i ka hedhur poshtë, Memli Krasniqi.
Ai ka ripërseritur se PDK-së i takon posti i kryeministrit dhe si fituese e zgjedhjeve, ky post është i panegociueshëm.
Ja edhe reagimi i plotë i Krasniqit në facebook:
Partia Demokratike e Kosoves, si fituese e pakontestueshme e zgjedhjeve parlamentare te 8 qershorit, eshte duke respektuar afatet ligjore dhe ende nuk ka filluar negociatat per krijimin e Qeverise se Misionit te Ri.
Te gjitha partite humbese te zgjedhjeve duhet ta kuptojne njehere e mire se pozita e Kryeministrit eshte e panegociueshme, sepse ajo i takon partise fituese, ashtu sic e kane percaktuar qytetaret me vullnetin e tyre te lire dhe sic e ka rikonfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese.
Qeveria e Kosoves do te udhehiqet nga Partia Demokratike e Kosoves, ne koalicion me partneret qe e kane prioritet zhvillimin e vendit, krijimin e vendeve te reja te punes dhe zbatimin e Misionit te Ri. Ne asnje rast nuk do te qeverisim me ata qe duan ta kthejne vendin tone prapa ne procesin e shtet-formimit dhe te integrimeve euro-atlantik
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi