Maqedoni, 46 për qind e popullatës bixhozgjinjë
Maqedoni, 46 për qind e popullatës bixhozgjinjë
Maqedoni, 46 për qind e popullatës bixhozgjinjë
Sipas studimit të Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave në Shkup, në vitin 2007 mbi 37 për qind e popullatës në Maqedoni kanë luajtur bixhoz, pasi bastoret sportive ishin bërë një “eufori nacionale”. Në vitin 2007, në Maqedoni ka pasur rreth 100 bastore. Ndërsa sipas këtij studimi sot në Maqedoni ka gjithsejtë 400 bastore dhe se rreth 74 për qind e qytetarëve që kanë të ardhura më pak se të ardhurat mesatare, janë vizituesit më të mëdhenj të bastoreve sportive.
Gjatë muajit qershor dhe javën e parë të muajit korrik, sipas ABM-së, 46 për qind apo çdo i dyti qytetar ka paguar të paktën një tiketë me shpresë se do të jenë fitues i bastit. Sot, në Maqedoni, ka gjithsej 400 bastore dhe rreth 74 për qind e qytetarëve që kanë të ardhura më pak se të ardhurat mesatare, janë vizituesit më të mëdhenj të bastoreve sportive. Supozohet se brenda një viti, ky lloj biznesi sjell përfitime mbi 100 milionë euro, shkruan KOHA.
Deri në fund të Kampionatit botëror kanë mbetur edhe katër ndeshje futbolli. Ky kampionat jo vetëm që ka ndezur pasionin për të ndjekur ndeshjet e futbollit, njehërësh ka rritur dhe numrin e qytetarëve që kanë luajtur dhe po luajnë baste. Gjatë muajit qershor dhe javën e parë të muajit korrik, sipas analizave të bëra të bastoreve, në Maqedoni 46 për qind apo çdo i dyti qytetarë ka paguar të paktën një tiketë me shpresë se do të jenë fitues i bastit.
Nga Asociacioni i Bastoreve në Maqedoni (ABM) informojnë se me fillimin e Kampionatit Botëror në futboll, është rritur dukshëm numri i qytetarëve që kane frekuentuar bastoret.
“Numri i qytetarëve për të vënë bast është rritur dukshëm. Kuptohet që edhe fitimi është rritur. Gjatë këtij Botërori, bastoret kanë ofruar paleta të ndryshme për të vëne bast. Përgjatë 90 minutave të lojës qytetarët kanë pasur mundësi drejtpërsëdrejti të v2në baste të ndryshme si p.sh, cila ekip do shënon golin e parë, kush i pari do të merr karton të verdhë apo të kuq”, thotë Filip Flilpovski, kryetari i ABM-së. Sipas tij, po të bëhet krahasimi i tiketave të paguara gjatë periudhës kur ndeshjet e futbollit të Ligës së kampionëve ishin në fokus dhe tani kur po mbahet Kampionati Botëror, atëherë sipas Filipovskit, botërori po u sjell përfitime të shumta bastorëve në Maqedoni. “Deri në fund të Botërorit, bastoret presin edhe më shumë përfitime. Për tre javë, bastoret kanë fituar më shumë se sa gjatë ndeshjeve të Ligës së kampioneve dhe ligës evropiane. Analizat e bëra deri më sot tregojnë se 46 për qind e qytetarëve e kanë kërkuar fatin e tyre përmes lojërave të Botërorit. Pjesa më e madhe e tyre kanë venë baste të vogla. Mbi 95 për qind janë pagesa me vlera minimale, mirëpo përfitimi është shumë më i madh bastoreve”, thotë Filipovski, transmeton KOHA.
Ndryshe, sipas studimit të Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave në Shkup, në vitin 2007 mbi 37 për qind e popullatës në Maqedoni kanë luajtur bixhoz, pasi bastoret sportive ishin bërë një “eufori nacionale”. Në vitin 2007, në Maqedoni ka pasur rreth 100 bastore. Ndërsa sipas këtij studimi sot në Maqedoni ka gjithsejtë 400 bastore dhe se rreth 74 për qind e qytetarëve që kanë të ardhura më pak se të ardhurat mesatare, janë vizituesit më të mëdhenj të bastoreve sportive. Në mungesë të dhënave zyrtare, po sipas këtij studimi, supozohet se brenda një viti ky lloj biznesi sjell përfitime mbi 100 milionë euro. Në edicionin e top 200 kompanive më profitabile në vitin 2013 në Maqedoni radhiten dhe disa bastore.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi