Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demaçi: Diktaturat nuk vdesin veç me një goditje

Shko poshtë

Demaçi: Diktaturat nuk vdesin veç me një goditje Empty Demaçi: Diktaturat nuk vdesin veç me një goditje

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 5:10 pm



Demaçi: Diktaturat nuk vdesin veç me një goditje

Strasburg, 16-17 dhjetor 2008

Zoti Adem Demaçi, laureat i Çmimit Saharov, ndodhet në Strasburg të Francës për të shënuar bashkë me laureatët e tjerë jubileun e 20-të të këtij Çmimi që u ndahet ambasadorëve më vetëmohues të të drejtave të njeriut dhe të mendimt të lirë.

I ftuar në një vizitë dyditore nga Parlamenti Europian, zoti Demaçi mbajti një fjalim në konferencën e thirrur prej krerëve të këtij institucioni me temën “Përkrahja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut: roli i Çmimit Saharov”.

Zoti Demaçi falënderoi Parlamentin Europian për ftesën dhe për organizmin e një manifestimi që u mundëson laureatëve të Çmimit Saharov të takohen dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. Ai iu bashkua iniciativës së shprehur nga përfaqësuesi i shoqatës “Gazetarët pa kufij” (Reporteurs sans forntiers) për një bashkëpunim formal me laureatët e Çmimit Saharov, duke thirrur që kjo shoqatë të bëhet zëdhënëse e fjalës dhe e veprës së këtyre veprimtarëve të shquar lirisë së fjalës.

Zoti Demaçi kritikoi angazhimin e pamjaftueshëm të Parlamentit Europian për shfrytëzimin e potencës dhe të kapitalit moral të laureatëve të Çmimit që e ndan vetë ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Europian. “Çmimi, ndonëse me peshë është më i rëndësishëm se shumë çmime të tjera të natyrës së ngjashme, megjithatë nuk është fort në përputhje me angazhimin vetëmohues të këtyre individëve që luftojnë për liri e demokraci”, theksoi Demaçi për të vazhduar se shkelja e lirive të njeriut nuk është dukuri që ndodh në Parlamentin Europian, por pikërisht në ato vende nga vijnë dhe ku veprojnë laureatët. Ai i ftoi krerët e PE që të jenë më bujarë dhe t’u ndihmojnë laureatëve me hapë zyra në të cilat këta do të mund të punonin, madje po të jetë e mundshme, nëpër vendet ku veprojnë dhe jo të mjaftohen me takime laureatësh një herë në pesë vjet. Kësisoj, tha Demaçi, do të mund të shfrytëzohet autoriteti i laureatëve të ‘Saharovit’ nëpër vendet e tyre përkatëse.

Fjalimi i zotit Demaçi nuk i la indiferentë krerët e Parlamentit Europian. Kryetari PE, zoti Hans Pöttering, e falënderoi zotin Demaçi dhe theksoi se një fazë e re do të nisë për laureatët e Çmimit Saharov. Zoti Pöttering e inicioi rrjetin e laureatëve që do t’u mundësojë atyre të mbajnë kontakte mes tyre, në mënyrë që të mund të ndërmarrin aksione të përbashkëta dhe të veprojnë bashkërisht si ambasadorë të lirisë së mendimit.

Nënkryetarja e PE, znj. Luisa Morgantini e përshëndeti fjalimin e zotit Demaçi duke theksuar se PE nuk është krejt i vetëdijshëm për fuqinë e laureatëve të vet dhe se më shumë do të mund të bëhej sikur udhëheqësit e PE t’i vizitonin kohë pas kohe laureatët nëpër vendet ku veprojnë, me çka do t’ua shtonin këtyre vlerën, legjitimitetin dhe autoritetin. Ajo e falënderoi shoqatën ‘Gazetarë pa Kufij’ për punën e bërë për inicimin e rrjetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi