Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lepaja: Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake

Shko poshtë

Lepaja: Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake Empty Lepaja: Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 10, 2014 4:05 pm

Lepaja: Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake

Lepaja: Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake Largea_lepaja1404980802


Analisti Fadil Lepaja ka thënë se shqiptarëve në Maqedoni i duhet përkrahja e kombëtare e jo ajo ushtarake si dhe deklaratat e ish ushtarëve të UÇK janë të dëmshme për kauzën e shqiptarëve.
“Mendoj se shqiptaret e Maqedonisë kanë nevoje për për përkrahjen tone qytetare e kombëtare. Ne radhe te pare u duhet përkrahja jone morale, sepse per te tjerat ata janë te zotet vet me u përballë. Mendoj se nuk ka nevoje për përkrahje ushtarake! Deklaratat e ish ushtareve janë te dëmshme per kauzën e shqiptarve ne Maqedoni! Shqiptaret e Maqedonisë po te jete nevoja do i mbroje NATO, ashtu si na mbrojti neve!
Shpresoj qe atje do te profilizohet një lëvizje paqësore, qytetare, me udhëheqës te moderuar dhe europian, e cila do te detyroje Maqedoninë te reflektoj se si e sheh te ardhmen e vet: me apo pa shqiptare! E ardhmja e Maqedonisë varet nga urtia maqedonase!”, ka thënë Lepaja.
Lepaja ka thënë se maqedonasit duhet të mendojnë mirë para se të hynë në konflikte me shqiptarët, se duhet ti qetësojmë gjakrat dhe se duhet të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

“Nëse e shohin te ardhmen me shqiptare atëherë duhet te respektojnë shqiptaret dhe te jene partner ne shtetin e përbashkët. Nëse jo, atëherë BE dhe miqtë tone do te kuptojnë ashtu si e kuptuan edhe për Kosovën se duhet përkrahur pavarësinë politike.
Prandaj mendoj se maqedonasit duhet te mendojnë mire para se ti hyjnë një konflikti me shqiptaret, se duhet te qetësojnë gjakrat dhe se duhet te kërkojnë ndihme ndërkombëtare lidhur me procesin e përbindshëm, rreth krimit te përbindshëm te vrasjes se te rinjve maqedonas. Askush nuk do te duhej per asnjë arsye te arsyetoje një krim te tille, por as te ftoje për hakmarrje kolektive. Duke qene se besimi ne mes komuniteteve është luhatur do te ishte shume e arsyeshme qe Maqedonia te kërkoi ndihme nga BE për ketë rast!”, ka shkruar Lipaja në Facebook.A.M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi