DONIKA GËRVALLA:Një vendim imagjinar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Faqja 1 e 1
DONIKA GËRVALLA:Një vendim imagjinar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
DONIKA GËRVALLA:Një vendim imagjinar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
7 pika për një kthesë të LDK-së dhe për një qeverisje stabile në Kosovë.
1. I hiqet besimi udhëheqjes së LDK-së, të drejtuar nga Isa Mustafa për shkak të strategjisë katastrofale parazgjedhore, e cila çoi në një humbje dramatike të zgjedhjeve. Besimi i hiqet gjithashtu për shkak të strategjisë edhe më katastrofale pas zgjedhjeve. Udhëheqja e LDK-së ka tentuar të shesë shpirtin e LDK-së dhe parimet e saj për disa poste udhëheqëse të saj.
Besimin për drejtimin e LDK-së deri në zgjedhjet e reja, ky Këshill i Përgjithshëm ia jep një grupi të përbërë prej 20 vetash të përbërë nga drejtues të deritanishëm, të cilët nuk mbajnë përgjegjësi vendimtare për katastrofën e shkaktuar, personalitete me autoritet në jetën shoqërore dhe të afërta me LDK-në, figura të reja që mund ta nxjerrin LDK-në dhe vendin nga kriza e tanishme. Transaparenca e plotë e marrjes së vendimeve duhet të jetë e garantuar brenda këtij forumi të përkohshëm. Vetëm kështu mund të kthehet besimi i humbur.
2. Në konspiracion të plotë dhe duke anashkaluar të gjitha strukturat vendimmarrëse të LDK-së, një rreth shumë i ngushtë i udhëheqjes së LDK-së ka vendosur kapitullimin total të Lidhjes Demokratike të Kosovës para një konstalacioni krejtësisht jostabil dhe pjesërisht kriminal. Ky veprim është i drejtuar kundër LDK-së dhe votuesve të saj. Këshilli i Përgjithshëm nuk e jep miratimin e tij për ekzekutimin e këtij puçi intern, i cili si rezultat do të kishte eleminimin e LDK-së si faktor politik serioz në Kosovë.
3. Nuk pranohen bisedimet e deritanishme të udhëheqjes së LDK-së për pengimin tepër të nevojshëm të një qeverie „Thaçi 3“, sepse ato në njërën anë nuk mund ta arrijnë këtë synim legjitim dhe në anën tjetër provokojnë zgjedhje të reja. Pas gabimeve të rënda të udhëheqjes aktuale të LDK-së, me këto zgjedhje do të rrezikohej shkatërrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Janë të domosdoshme dhe të realizueshme negociata të reja, të cilat do të kenë si synim një qeverisje të mirë dhe stabile të Kosovës dhe jo ndarjen e posteve të rëndësishme mes një grupi të vogël.
4. Me rezultate fillestare deri në mbledhjen e parë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe rezultate përfundimtare deri në fund të korrikut, LDK.ja do të parashtrojë një bazë stabile për një koalicion stabil nën drejtimin e LDK-së. Pretendimin e saj për qeverisjen e vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund t'ia dorëzojë as Ramush Haradinjat dhe askujt tjetër. Kjo si të ishte shkelje flagrante e besimit që i është dhënë nga votuesit.
Alternativat ndaj kursit shkatërrimtar janë të shumta. Me hezitimin e saj për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit, udhëheqja e tanishme ka dështuar dhe ka humbur besimin e votuesve. Të atyre që e kanë votuar, por edhe të atyre që për shkak të strategjisë së dobët parazgjedhore, kanë refuzuar të dalin për të votuar.
Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, i cili në këto zgjedhje mori 9% të votave, duhet të dëshmojë seriozitetin e e tij dhe të pranojë rolin udhëheqës të LDK-së, e cila ka dalë nga zgjedhjet shumëfish më e fortë sesa partia e tij. Do të ishte fundi i tij politik, nëse ai nuk e mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe hyn në një koalicion qeverisës me Thaçin.
5. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë javëve të ardhshme do të kërkojë nga anëtarët dhe simpatizantët e saj vërtetimin e besimit të dhënë. Këtë do ta bëjë në dialog direkt me qytetarët në të gjithë Kosovën për të rivendosur besimin e humbur ndaj udhëheqjes së tanishme si dhe për ta përgatitur LDK-në për zgjedhje të reja, nëse ato do të duhej të mbaheshin. Do të ftohen në këtë dialog kontribuesit e vjetër dhe të rinj të LDK-së, duke përfshirë këtu të gjithë ata deputetë të suksseshëm nacional dhe komunal, të diskriminuar sistematikisht para zgjedhjeve nga udhëheqja e tanishme e LDK-së.
6. Një LDK e ripërtërirë dhe evropiane konspiracionin e qarqeve të ngushta do ta zëvendësojë me bashkëpunimin dhe dialogun e gjerë. Ajo do t'iu kthehet parimeve të mishëruara nga Kryetari Rugova në vend të mungesës së parimeve të gjahtarëve të posteve.
7. Lidhja Demokratike e Kosovës do të analizojë rezultatet e dialogut të zhvilluar brenda dhe jashtë LDK-së dhe do të zgjedhë në shtator një udhëheqje të re me zgjedhje të rregullta, gjithëpërfshirëse dhe të përgatitura sipas standardeve evropiane. Zgjedhje, në të cilat delegatët e Kuvendit nuk do të ftohen si në regjimet e vjetra vetëm për të pranuar vendime të marra në qarqe të ngushta, por për të diskutuar hapur dhe për të marrë vendime të bazuara në diskutimet dhe vullnetin e delegatëve dhe të strukturave partiake që qëndrojnë pas tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës evropianizimin e Kosovës do ta bëjë duke filluar nga vetja. Stabilizimin e Kosovës dhe reformimin e partisë në një parti evropiane me demokraci të brendshme, LDK-ja do ta bëjë me të njejtën vendosmëri , siç e ka udhëhequr para 20 vitesh luftën për liri dhe pavarësi të vendit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
» Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin
» Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
» Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin
» Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi