IMAM VEHBI ISMAILI (1919-2008), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Faqja 1 e 1

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
IMAMI VEHBI ISMAILI
(1919- 2008)
Imam Vehbi Ismaili
Një figurë e ndritur fetare
Një figurë e shquar kombëtare
Një shembull për botën shqiptare
”Nuk e di, a kam bërë sa duhet për shqiptarët?”
Kush i ka thënë këto fjalë?
I ka thënë këto fjalë –
Ai që shqiptarëve jetën iu ka ringjallë.
Kush i ka thënë me kaq thjeshtësi –
Ai që shqiptarëve jetën iu ka përtëri…
I ka thënë: Imam Vehbi Ismaili, i cili ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me17 Maj 2008, në Detroit, SHBA, në moshën 89 vjeçare.
Kush ishte Imam Vehbi Ismaili?
Imam Vehbi Ismaili ishte një figurë e ndritur fetare, një figurë e shquar kombëtare, një shembull për botën shqiptare…
Lindi në Shkodër me 25 Nëntor 1919, nga prindër shkodranë, prej një familje me tradita fetare-atdhetare.
Mësimet fillestare i filloi në Shkodër, kurse i përfundoi në Krujë, ku i ati, Imam Ismail Hakiu, filloj të shërbente si Myfti i Krujës.
Në vitin 1933 u regjistrue në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku diplomoi në vitin 1937.
Vazhdoi studimet në Universitetin zëmadh “Al-Az-har” në Kairo, Egjypt, në të cilin diplomoi në teologji në vitin 1943.
Prej Shoqërisë Muslimane Shqiptare-Amerikane, me qendër në Detroit, Michigan, SHBA, u ftue në Amerikë për të shërbye si imam…
Imam Vehbi Ismaili erdhi në New York me 22 Prill 1949, ku u pritë me gëzim dhe shumë dashamirësi prej shqiptarëve të Amerikës: z. Ahmet Ramo, z.Hysen Kole nga Detroit-i, z. Nuri Mborja, z.Vejsel Çami nga New Yorku etj…
U martue me 27 Maj 1950 me zonjushën 18 vjeqare, Naxhije Braush, e lindur në Philadelphia me 26 Maj 1932, nga prindër shqiptar, z. Azmi K.Braush, me prejardhje nga fshati Dobronik i Beratit…
Imam Vehbiu Ismaili menjëherë filloj me shërbye me devotshmëri, me dituri, me urtësi, kështu që, për pak kohë,arriti t’i afroj shqiptarët e shkretë, që ishin larguar nga Atdheu për shkaqe politike, ekonomike, arriti me përkushtim t’i bashkoj, t’i udhëzoj, t’i frymëzoj bashkatdhetarët e mërguar që ishin të hutuar dhe filloj t’i ushqej me ndjenja fetare- kombëtare…
Si fryt i kësaj veprimtarie, Imam Vehbi Ismaili me 6 Qershor 1951, në Amerikë, e themeloj Faltorën, Xhaminë e parë për muslimanët shqiptarë…
Meqë shqiptarët u bashkuan, besimtarët u shtuan, u detyruan të ndërtojnë një Xhami të Re, më të madhe e cila u shndërrua në Qendër Islame Shqiptare-Amerikane, e cila u përurue, me 23 Shkurt 1963, ku i madh dhe i vogël u gëzue…
Qendra Islame Shqiptare-Amerikane, në Harper Woods, Detroit, në shtetin Michigan, SHBA, nën udhëheqjen e Imam Vehbi Ismailit, u rritë, u zhvillue, dritë rrezatonte, shqiptarët i bashkonte, fëmijtë i edukonte, me ndjenja fetare dhe atdhetare i frymëzonte… Besimtarët aty gjenin prehje, qetësi, më mirë se në shtëpi, madje disa thoshnin me gëzim, me mallëngjim:” Kjo është Shqipëria e vogël në mërgim… “
Imam Vehbi Ismaili në Kosovë (1974)
Me gjithë këtë veprimtari, në vazhdimësi, edhe Imam Vehbiu ishte njeri, si njeriu që pikëllohet, dëshprohet, përmallohet…
Shtypi shqiptarë në Amerikë, në veçanti, gazeta “Dielli”, sidomos në vitet e para, e fyente, e akuzonte, e mallkonte Imam Vehbiun, sikur që bënte edhe propaganda komuniste në Shqipëri…
Një ditë e gjeta shumë të dëshpruar, tepër të përmalluar dhe e pyeta, pa u vonuar: Imam Vehbi, nuk po të them qysh je, por çka t’mirën ke?
Ah! Mexhid i dashtun, malli për Shkodër, për Shqipni, m’ka djegë, m’ka shkrumue… shumë jam përmallue… Dje, më njoftuen dhe shumë jam dëshprue se kërkesa për Shqipni m’u ka refuzue…
Ndoshta është ma hair që komunistët të ndalojnë, sepse kështu edhe më shumë atdhetarët të nderojnë…”e ngushllova” dhe e përqafova dhe vazhdova duke i thënë:
Imam Vehbi, meqë ke nënshtetësi amerikane, provoni me shkue në Kosovë, sado kudo, përmallimi për Shqipni, për Shkodër, do të zvoglohet, sepse edhe Kosova, nën robni, nën Sërbi, me një grimcë autonomi, është Shqipni…
Ashtu është, por s’kam të njohur atje… më tha.
Shko në Gjakovë, i thashë, në shtëpi te baba im, Hafiz Selim Yvejsi, në qendër të Gjakovës dhe prej atyhit të çelen dyertë e krejt Kosovës…Më përqafoi dhe pas disa dite shkoi…
Në Gjakovë qëndroi disa ditë, të cilat i kujtonte shpesh dhe ishte kënaqur shumë me ylematë e Gjakovës, si Myderriz Fahri Efendi Iljazi, Myderiz Tahir Efendi Thaçi, Haxhi Jahja Bakalli, Mulla Sadik Brovina, Hafiz Selim Yvejsi, i cili e kishte shoqërue tërë kohën në Gjakovë dhe nëpër Kosovë…
Shpesh thoshte: “Gjakova, Kosova, m’ka freskue, m’ka përtri, t’punojmë… n’dashtë Zoti e t’bashkohet me Shqipni…
Imam Vehbi Ismaili ka qenë dhe do të mbetet shembull i fetarit, atdhetarit dhe dijetarit të përkushtuar, në veçanti në fjalën e shkruar…
Qysh si nxënës, kur ishte në Medresenë e Tiranës, 1933-1937, shkruante, përkthente dhe botonte punime në revistën “Zani i Naltë” dhe në të përjavshmen “Vatra e Rinisë” që botoheshin në Tiranë…
Shkruante, botonte edhe në Kairo, Egjypt, gjatë studimeve, madje aty botoi edhe dy libra: ”Djepi i artë”, novela të zgjedhura nga letërsia shqiptare, që e botoi, me 1948, Shtëpia Botuese “Bejan Al-Arabi” dhe librin: “Ngjyra tërheqëse”, një përmbledhje tregimesh nga letërsia shqiptare.
Në Amerikë, sa kishte ardhur, filloj me botue në Detroit revistën: “Jeta Muslimane Shqiptare” (The Albanian Moslem Life”), shqip dhe anglisht, Organ’ i Shoqërisë Muslimane Shqiptare”, numri i parë doli në dritë në muajin tetor, 1949 dhe kishte 72 faqe…
Më vonë nxorri revistën “Thirrja Islame”…
Fjala e shkruar Imam Vehbi Ismailin e ka përjetësuar…
E ka përjetësuar jo vetëm n’Amerikë, jo vetëm në publicistikë, por kudo që ka shqiptarë, kudo që ka besimtarë…
Imam Vehbi Ismaili, në Amerikë, që nga viti 1960 dhe deri sa ndrroi jetë, ka shkrue, ka përkthye, ka botue, ribotue, mbi 50 libra, fetare- letrare, të cilat janë përkthye në rreth njëzet e pesë (25) gjuhë të tjera…Disa prej të cilave janë:
“Islamizmi dhe lutjet”, Muhamedi profeti islam”, ky libër është ribotuar edhe në Prishtinë nga Bashkësia Islame e Kosovës, “Një tufë lulesh-tregime nga historia islame” “Fjalë të profetit, Muhamedit a.s. – 150 hadithe”, Kërkuesi i së vërtetës-Selman Farisi”, “Bilalli, myezin i profetit”, Kujtime të rinisë”, “Muhamedi, profeti i fundit”, ky libër u përkthye në tetë gjuhë të tjera, në Perëndim dhe në Lindje dhe mësohet në disa shtete si teks shkollor-mësimor, “Banorët e Shpellës” , përkthim nga gjuha arabe, të cilin e ribotoi “Rilindja” e Prishtinës, por pa parathanien aq të bukur, shkruar nga Imam Vehbiu dhe pa titullin e nderuar Imam, vetëm me Vehbi Ismaili…
Veprimtaria e tij shpirtërore, në veçanti, në shërbimet mortore, ka hyrë në histori…
Imam Vehbi Ismaili, për herë të parë në Amerikë, i bëri shërbimet mortore në gjuhën shqipe për Mid’had Frashërin, në tetor, 1949…
Si sot, para një viti, me 20 maj 2008, mbas 59 vjetëve, në Amerikë, ju bën shërbimet e fundit mortore për Imam Vehbi Ismailin, një shembull për fetarët, një shembull për mërgimtarët, një shembull për të gjithë shqiptarët…
“Të gjithë nga Zoti jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi.”
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Këtu mund ta shifni lajmin mbi vdekjen e Imam Vehbi Ismaili dhe një imtervistë dhënë Zërit të Amerikës:
http://images.google.de/imgres?imgurl=http://bp1.blogger.com/_-X1r_zmzKm8/R4l6EdVdeHI/AAAAAAAAAHc/ZnOo3oQdG1E/S220/kujta.JPG&imgrefurl=http://verteta.blogspot.com/2008/05/nderron-jete-imam-vehbi-ismaili.html&usg=__tlNnjjtIvqh68G3a0MetIYEmSZ4=&h=176&w=220&sz=5&hl=de&start=9&tbnid=sQFSltJINUgFlM:&tbnh=86&tbnw=107&prev=/images%3Fq%3DImam%2BVehbi%2BIsmaili%26gbv%3D2%26hl%3Dde%26sa%3DG

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» TARIKATI TIXHANI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
» Mexhid Yvejsi: Haxhi Vehbi Dibra
» Mexhid Yvejsi: Imam Beqir Maloki

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi