Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VËSHTRIM IRRITUES MBI NGJARJET POLITIKE NË KOSOVË-"Tages Anzeiger"

Shko poshtë

VËSHTRIM IRRITUES MBI NGJARJET POLITIKE NË KOSOVË-"Tages Anzeiger"  Empty VËSHTRIM IRRITUES MBI NGJARJET POLITIKE NË KOSOVË-"Tages Anzeiger"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 19, 2014 9:54 pm

VËSHTRIM IRRITUES MBI NGJARJET POLITIKE NË KOSOVË

nga Instituti Shqiptar St. Gallen



VËSHTRIM IRRITUES MBI NGJARJET POLITIKE NË KOSOVË-"Tages Anzeiger"  Tages-Anzeiger_1

"Tages Anzeiger" (Tages Ancajger) ka publikuar më 9 dhjetor 2004 (fq. Cool një artikull për krijimin e qeverisë së re në Kosovë me titull "Provokim nga Prishtina". Autor i kësaj analize është Enver Robelli. Sipas mendimit tonë është paraqitur një vështrim jo vetëm irritues mbi gjendjen politike në Kosovë, por edhe fyes për Kosovën, posaçërisht për shqiptarët e Kosovës. Autori është i paskrupullt në paraqitjen sa më negative të ngjarjeve në Kosovë duke u nisur nga arsyet personale. Analiza e tij karakterizohet me cinizëm dhe antipati personale për Presidentin dhe Kryeministrin e posa zgjedhur të Kosovës.
Përgjegjëse për këtë paraqitje negative të Kosovës është edhe politika e redaksisë së Tages Anzeiger, e cila e publikon një artikull të tillë. Në shkrimet e mëparshme në Tages Anzeiger ka qenë e mundur të lexohen shpesh vlerësime negative dhe të gabueshme. Kryeministri i Posa zgjedhur i Kosovës Ramush Haradinaj ka bashkëpunuar në Zvicër me udhëheqësin e UÇK-së Hashim Thaçi dhe ka kontribuar në rezistencën e armatosur ndaj regjimit të Beogradit. të gjithë ata që kanë lexuar për ngjarjet në Kosovë e dijnë se udhëheqësit e rebelëve dhe komandantët e UÇK-së Thaçi dhe Haradinaj kanë jetuar në Zvicër dhe prej atje janë shndërruar në rebelë. Për këta persona raportohet ose shumë pozitivisht ose shumë negativisht.
Disa gazetarë e bëjnë këtë për ta krijuar përshtypjen te lexuesit se e njohin shumë mirë gjendjen në Kosovë, pra përshkruajnë detaje edhe pse ato shpesh nuk janë fare të rëndësishme, si në rastin e zonjës Ramush Haradinaj, Anita. Është normale që ajo lexon atë që ia vendos mbi tavolinë redaksia e lajmeve.
Siç është e ditur, autori i analizës punon për gazetën ditore shqiptare "Koha Ditore", gjë që nuk do të thotë se ai duhet ta favorizojë direkt ose indirekt pronarin e gazetës, Veton Surroi derisa aktorët e tjerë politikë të Kosovës i cilëson si "të rrezikshëm", "të korruptuar", "të paaftë" etj!
Një politikan mund të jetë person shumë josimpatik për dikë, por vlerat dhe të arriturat e tij duhet pranuar. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare është intervistuar nga Tribunali i Hagës, por kjo nuk do të thotë se është shpallur fajtor. Përveç kësaj, përderisa gjyqi nuk ka vendosur për një veprim ose krim, vlen principi i supozimit të pafajësisë. Edhe nëse ndodh kjo, besojmë që për kryeministrin e ri bashkëpunimi me Hagën nuk do të jetë problem.
Edhe pse nga fundi i luftës në Kosovë posa kanë kaluar 5 vjet, politika e qeverisë së re është koncentruar në sigurinë e serbëve dhe në dialogun me udhëheqësin e Beogradit. Nuk duhet harruar se ende nuk janë kthyer kufomat e shqiptarëve që është tentuar të zhduken gjatë luftës nga forcat serbe në varreza masive thellë në serbi. Ka edhe shumë të zhdukur. Por çka janë 5 vjet nëse na lejohet të bëjmë një krahasim me çifutët, të cilët edhe sot kanë "probleme" me gjermanët, edhe pse kanë kaluar 50 vite nga fundi i luftës së dytë botërore?
Autori flet me shumë cinizëm për planin e Rugovës për ndërtimin e shtëpisë së bardhë të Presidentit kosovar. Për informim: Kuvendi i Kosovës i ka aprovuar mjetet për këtë (mbi një milion), nuk është ëndërr, siç pohohet, por realitet. Spekulohet për pasurinë e Presidentit kosovar, por në anën tjetër nuk ka kundërshtime ndaj despotit kosovar të masmediave, Veton Surroi, pasuria e të cilit është rreth 40-80 milionë euro.
Shpresojmë që redaksia e TA do t'i shqyrtojë analizat e tilla në mënyrë që në të ardhmen të mos paraqiten në gazetë analiza të tilla skandaloze dhe frustëruese, por analiza të mbështetura në parimet e gazetarisë. Dëshirojmë analiza dhe informata reale që nuk janë të karakterizuara me cinizëm, antipati personale dhe arrogancë.
 
Me nderime
Instituti Shqiptar Sankt Gallen
St. Gallen, dhjetor 04
 
Përktheu: b.i.

ky reagim i është dërguar QIK-ut përmes postës elektronike më 23 dhjetor 2004)




http://www.kosova.com/artikulli/23310
 
http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=10090
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi