Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja

Shko poshtë

Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja Empty Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 22, 2014 1:17 am

Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja U1_Podrimja-Gashi

Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja


Po bëhen dy vita nga shuarja e Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja.
Dy vite dhimbje, kujtime e meditime për vdekjen e Tij.
Vargjet e shkruara para tridhjet vitesh parandjenin këtë që i ndodhi atje në Francë. Thuase e ndjente ndarjen duke e thirrë edhe Lumin:
 
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
 
Pyes veten:Çfarë populli jemi ne që më shumë nderojmë e kujtojmë një një të pasur se sa një VIGAN të kulturës shqiptare.
Unë i dashur Ali sdo të të harroj kurr. Je me mua e në mua gjithmonë derisa edhe unë të vi atje ku duhet shkuar të gjithë.
Në paqë pushoftë shpirti Yt gjithmonë miku im!
 
AGIM GASHI-KËNGË PËR ALI PODRIMJEN
 
Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.
 
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue,
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
 
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
 
Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.
 
Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij,
Do t’i nderojnë për jetë e mot.
 
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy,
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
 
27.07.2012
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi