Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diaspora paguan haraç në emër të Kartonit të Gjelbër

Shko poshtë

Diaspora paguan haraç në emër të Kartonit të Gjelbër Empty Diaspora paguan haraç në emër të Kartonit të Gjelbër

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 22, 2014 11:07 am

Diaspora paguan haraç në emër të Kartonit të Gjelbër


 
Të rreshtuar në radhë të gjata para çdo vendkalimi kufitar, për çdo verë, mërgimtarët detyrohen t’i mbushin me euro të majme arkat e sigurimeve kosovare.Të rreshtuar në radhë të gjata para çdo vendkalimi kufitar, për çdo verë, mërgimtarët detyrohen t’i mbushin me euro të majme arkat e sigurimeve kosovare.

Diaspora paguan haraç në emër të Kartonit të Gjelbër Haraqo


Sivjet kemi hyrë në vitin e 15-të, kur Kosova vetadministrohet, ndërsa as gjatë kësaj vere diaspora kosovare nuk do të ketë mundësinë të udhëtojë me automjete për pushime në Kosovë pa pasur nevojë të ndalojë në kufi për ti dhënë “haraçin“ kompanive të sigurimit që operojnë atje.
 
Të rreshtuar në radhë të gjata para çdo vendkalimi kufitar, për çdo verë, mërgimtarët detyrohen t’i mbushin me euro të majme arkat e sigurimeve kosovare.
 
Këto mjete mblidhen në emër të “Kartonit të Gjelbër”, të cilin shteti i Kosovës, pa përjashtim, qoftë edhe atyre që sjellin dëshmi se sigurimi i shtetit prej nga vijnë i mbulon dëmet edhe në territorin e Kosovës, nuk ia njeh asnjë mërgimtari që dëshiron të futet me makinë në territorin e Kosovës.
 
Në këtë pikë strikt janë edhe policët kufitar, nuk bëjnë asnjë lëshim, qoftë ai vetëm transit apo për disa orë. “Sigurimin kufitar duhet ta paguajnë të gjithë”, thonë ata. Mirëpo kjo masë e ky rigorozitet i pushtetit, nuk vlen për shtetasit e Serbisë që operojnë në veriun e Kosovës. Madje ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të përditshme të makinave me targa të vjetra të Serbisë, të cilat nuk i detyrohen asnjë ligji të Kosovës në këtë rajon.
 
Është vërtetë se Kosova nuk është anëtare e “Byrosë së Sigurimit Ndërkombëtar” që njihet si Council of Bureaux (CoB) dhe që qytetarët kosovarë nuk mund të qarkullojnë jashtë shtetit me automjete pa paguar fillimisht taksën e Kartonit të Gjelbër.
 
Por, shtrohet pyetja; kush e ndalon shtetin e Kosovës të mos ua njoh Kartonin e Gjelbër mërgimtarëve që sjellin dëshmi se kompania e sigurimit prej shtetit nga vjen merr përsipër dëmet e shkaktuara edhe në Kosovë. Ka informacione se disa sigurime zvicerane që mbulojnë dëmet për klientët e tyre edhe në territori e Kosovës, kanë tentuar këtë t’ua bëjnë me dije organeve të Qeverisë së Kosovës, por kanë hasur në veshë të shurdhër.
 
Sigurimi Kufitar i Kosovës mbulon vetëm dëmet minimale
 
Sigurimi kufitar mbulon vetëm dëmet minimale që automjeti me targa të huaja do të ia shkaktonte palës tjetër në rast aksidenti. Kurse për dëmet tuaja, pavarësisht llojit të sigurimit, qoftë ai edhe kasko, duhet bërë llogari tjetër, atë me sigurimin e shtetit nga ku vjen. Dhe në qoftë se nuk e ke të sqaruar këtë më parë, lindin telashet.
 
Jo çdo klientë është i vetëdijshëm se dëmtimi i makinës në Kosovë, qoftë ai edhe me sigurim kasko nga shteti prej ku vjen, nuk nënkupton kompensim automatik të dëmit. Së paku jo për një numër të madh kompanish të sigurimeve zvicerane. Pasi që pjesa më e madhe e tyre nuk mbulojnë territorin e Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk është anëtar i Byrosë së Sigurimeve Ndërkombëtare.
 
Kështu e ka pësuar me veturën e tij fare të re pas një aksidenti mërgimtari, Enver Bajra. Vetura e luksoze e gjilanasit ka mbetur tërësisht e shkatërruar pas është goditur skaj rruge nga një traktorist pa targa e pa sigurim. Xhipi i markës Dodge Jornai me tabela zvicerane ka përfunduar në humnerë të thellë tërësisht i shkatërruar.
 
Enver Bajra në fillim të po atij viti ka blerë xhipin amerikan për ta shfrytëzuar me familje, gruan dhe fëmijët, kryesisht për pushime në Kosovë. Në verë të vitit 2011, ai shkon me të për ti kaluar pushimet pranë familjarëve në Kosovë. Por, aksidenti e kthen pushimin e tij në dëshpërim.
 
"Kasko" nuk vlen në Kosovë
 
“Aksidenti ndonëse ma prishi pushimin, duke vrapuar pas sigurimeve e sqarimeve të shumta, unë nuk e mendoja se do të më dilte problem, meqë nuk isha unë fajtori, dhe plus kësaj e kisha xhipin e siguruar kasko në Zvicër dhe besoja se dëmi i makinës do të më kompensohej në Zvicër”.
 
Mirëpo jo kështu e shihnin rastin zyrtarët e kompanisë së sigurimit “National Suisse”, për ta ngjarja ishte e qartë: Kosova nuk është anëtare e BSN dhe me kaq nuk keni të drejtën e kompensimi të automjetit. “Për këtë”, thotë ai, “nuk kam ditur asgjë, askush nuk më ka njoftuar më parë që sigurimi i kasko i xhipit tim nuk vlen në Kosovë”.
 
Me gjithë përpjekjet edhe të avokatit të tij për të dëshmuar se ai për këtë nuk ka qenë më parë i informuar as nga sigurimi ku ka lidhur kontratë dhe as nga sigurimi i Kufitar që ka paguar në hyrje të Kosovës, kjo nuk është marrë parasysh dhe ka mbetur pa Dodge e 50 mijë frangave. Ani pse gjyqi e kishte shpallur të pafajshëm në këtë aksident.
 
Për mos ta lënë duarthatë, në fund sigurimi ka pranuar, së paku ta ndajë një shumë prej 15 mijë frangave (Leasingut) për te vetëm në formë të një ndihme dhe jo në formë të dëmit të kompensuar. Ndërkohë edhe Byroja e Sigurimit Kufitar të Kosovës i paguan atij një dëmshpërblim mbi 13 mijë euro, përkundër faktit që vlera e xhipit ishte mbi 40 mijë euro dhe Sigurimi Kufitar do të duhej ta bënte kompensimin e plotë.
 
Kompanitë e sigurimeve zvicerane nuk kanë qëndrim unik rreth vlefshmërisë së Kartonit të Gjelbër në Kosovë
 
Në faqen zyrtare të Byrosë së Sigurimeve Zvicerane (NVB) është shkruar me ngjyrë të kuqe, ku ngasësve të automjeteve u tërhiqet vërejtja se Kartoni i Gjelbër në Kosovë nuk vlen. Aty thuhet “Ju lutëm të keni parasysh, që jo vetëm sigurimi juaj por as “Byroja e Sigurimit Nacional të Zvicrës” (NVB) nuk marrin përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në këtë vend. Informacionet dhe dëmshpërblimet duhet ti kërkoni te Sigurimi Kufitar i Kosovës“.
 
Duke marrë këtë për bazë dhe raste të tjera, del që jo të gjitha sigurimet e Zvicrës mbajnë qëndrim unik në lidhje me vlefshmërinë e sigurimit në territorin e Kosovës
 
Rastet kur sigurimet zvicerane nuk kanë pasur qëndrim unik, ku njëri ka marrë përsipër për klientët e tij dëmet e shkaktuara në Kosovë dhe tjetri nuk i ka pranuar ato për shkak se Kosova nuk është e anëtare e Zyrës Ndërkombëtare të Sigurimit, nuk janë të pakta.
 
Ne kemi identifikuar tri raste, kur palët varësisht prej sigurimit, janë kompensuar ose iu është refuzuar kërkesa për dëmshpërblim.
 
Pas një hulumtimi që ka bërë ‘albinfo.ch’, ka zbuluar se pjesa më e madhe e sigurimeve nuk mbulojnë territorin e Kosovë poqë se nuk e ke me shkrim të vërtetuar. Prej 23 sigurimeve sa figurojnë në listën e sigurimeve të Zyrës së Sigurimeve në Zvicër, vetëm një numër i vogël i tyre garanton dhe mbulon dëmet e shkaktuara në Kosovë.
 
Zija Nuredini me banim në Bazel edhe pse ka shkaktuar dy aksidente të rënda brenda një viti, njërin në Maqedoni me Porsche Boxer dhe tjetrin në Kosovë me xhipin e tipit Porsche Cayenne, në të dyja rastet “Zürich Versicherung”, ia ka paguar atij dëmin e plotë ndonëse ai ishte vetëaksidentuar.
 
“Ka mjaftuar protokolli i aksidentit të lëshuar nga Policia e Kosovës dhe sigurimi im ka reaguar. Ata kanë ardhur e kanë marrë Porsche Cayenne nga Kosova për ta vlerësuar dëmin në Zvicër’.
 
Pas ekspertizës dy minutëshe të ekspertit të sigurimit, Z. Nuredini ka pranuar 58 mijë franga në xhirollogarinë e tij nga “Zürich Versicherung”. “Veç kësaj”, tregon ai, “ata kanë marrë përsipër edhe dëmin e shkaktuar në rrugë, kanë paguar biletat e avionit për t’u kthyer në Zvicër për pesë persona, taksin e kështu me radhë“.
 
Pyetjes sonë se a vlejnë policat e sigurimit të këtij sigurimi edhe në Kosovë që nuk është anëtare e BSN, Zürich-Versicherung na jep këtë përgjigje: “Mbulimi i Kosovës: Sigurimin Kufitar që ju duhet ta bëni në kufi të Kosovës, zëvendëson Kartonin e Gjelbër që në përgjithësi vërteton sigurimin bazë. Sigurimi Kufitar mbulon dëmet deri në një milion, gjithçka që del mbi të, e siguron “Zürich”. Ndërsa sigurimet kasko mbulohen nga ana jonë krejt normalisht“.
 
(sqarim: sigurimi bazë merr përsipër vetëm dëmet që ia shkakton vetura palës tjetër, kurse sigurimi "kasko" paguan edhe dëmin dhe të gjitha shpenzimet tjera edhe nëse vetëaksidentoheni)
 
Zürich Versicherung shkruan: „Deckung Kosovo: Die Grenzversicherung die Sie lösen müssen bei der Einreise ersetzt die Grüne Karte die allgemein die Haftpflicht bestätigt. Die Grenzversicherung deckt bis zu 1 Mio. Summe, alles das darüber geht würde die Zürich absichern. Die Kaskodeckungen sind von uns aus ganz normal gedeckt“.
 
Rasti tjetër kur personi me sigurim "kasko" (sigurimi maksimal) është dashur ti heqë të gjitha shpenzimet e dëmit vetë, ka të bëj me një sigurim tjetër që nuk pranoi t’ia paguaj dëmet e shkaktuara në Kosovë me arsyetimin se sigurimi kasko i BMW-së suaj nuk vlen në Kosovë, pasi që ky vend nuk është anëtar i Byrosë së Sigurimit Ndërkombëtar.
 
“Kur e kam siguruar kerrin, agjenti i këtij sigurimi më ka thënë se jam i siguruar në krejt Evropën“, tregon I. Imeri, ndërkohë pas aksidentit, ku në bazë të protokollit të policisë së Kosovës, kam kërkuar kompensimin e dëmit, kompania e sigurimit “Generali”, më ka kthyer përgjigje negative duke mos e marrë përsipër reparaturën e dëmit prej mijëra frangave“.
 
A janë klientët e kësaj kompanie të siguruar edhe në Kosovë?
 
Kompania e sigurimit jep këtë qarim: „Për vendet dhe territoret, të cilët në Kartonin e Gjelbër nuk figurojnë, nuk ofrohet mbulesë. Kartoni i Gjelbër nuk mbulon territorin e Kosovës“ thuhet më tej në përgjigjen që kemi marrë përmes imejlit nga .

Generali Versicherung: Für Länder oder Gebiete, welche auf der Grünen Karte durchgestrichen oder ausgeschlossen sind, wird keine Deckung gewährt. Die Grüne Karte gewährt keine Deckung für das Gebiet von Kosovo.
 
Përderisa sigurimi që njihet me numrin me të madh të klienteve nuk është shumë i qartë, duke na shkruar se, „Sigurimi i ynë MobiCar vlen për të gjitha vendet sipas Kartës së Gjelbër. Kosova është poashtu e futur dhe në këtë pikë vlenë sigurimi“
 
Mobiliar Versicherungsgesellschaft: "Unsere Fahrzeugversicherung MobiCar gilt für alle Länder gemäss der Grünen Karte. Der Kosovo ist da ebenfalls aufgeführt und demzufolge besteht Versicherungsschutz".
 
Gjithashtu, përmes një imejli kompania e sigurimit "Axa-Winterthur" garanton sigurimin e plotë të klientëve të tyre edhe në Kosovë, qoftë ai dëmi që i shkakton palës tjetër apo dëmin tuaj, varësisht prej polisës së sigurimit që ka kontraktuar klienti, shkruajnë ata.
 
Kurse prej kompanisë së sigurimit “Allianze” nuk kemi arritur të marrim një prononcim. Ndërkaq kompanitë e sigurimeve “Basler” dhe “Vaudoise” na shkruajnë se nuk e mbulojnë territorin e Kosovës.
 
Të dhënat tregojnë që një pjesë e madhe e mërgatës sonë që kalojnë pushimet në Kosovë me vetura super luksoze, në fakt kanë sigurim vetëm për ti paguar dëmin palës tjetër. Duke ditur se një numër jo i vogël i tyre ngasin veturat me kredi –Leasing, që i detyron ata të mbyllin sigurimin kasko, del që automjetet e tyre, në rast se nuk kanë një vërtetim me shkrim nga kompania e sigurimit, në Kosovë nuk janë të siguruara, në raste dëmtimesh. Pra në rast aksidenti ku ata shpallen fajtorë, dëmet e veturave duhet ti paguajnë nga xhepi i tyre
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi