AGIM GASHI:LAMENT PËR ALI PODRIMJEN
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:LAMENT PËR ALI PODRIMJEN
AGIM GASHI:LAMENT PËR ALI PODRIMJEN
Poezi
Ike pa zhurmë,
Lamtumirë miku im
Nga sot kombi u varfërua
Nga sot kultura ra në zero
Nga sot metafora ngriu
Na iku përgjithmonë Aliu
Sytë e kombit po lotojnë
Lotojnë e nuk pushojnë
Vargjet ngrinë n´libra t´Aliut
Autori vdiq e u shkoj
Ulpiana ka ra në zi
Ato rrugë ku ecte poeti
I ka ngritë valet Drini
Gjëmim dhimbjeje vjen nga deti
Ata blina t´Radio Prishtinës
Ku nën hije gjithë pushonte
Mbeti zbrazët karrika e tij
Ku shoqërinë ai e takonte
Miqë e shokë më nuk e kanë
Mikun e zemrës Ali Podrimen
E ka mbulue zija e madhe
Ulpianën dhe Prishtinën
N´amshim takohen sot dy gjigant
Që kombit tonë i ngriten nderin
Dy poet dy miq të vjetër
Ali Podrimja me Azem Shkrelin
Nga mërgimi unë i mjeri
Nuk i ndal këta lot´ e mi
Po merzitem për ikjen tënde
E shumë shpejt tek Ti do t´vi
Nëse pak vonoj i dashur
Mos më mërr Ti inat mua
Të kam çmu e dashtë pa hile
Sa të jem gjallë unë prap të dua
21.07.2012
Düren
Mu kujtua profecia jote:
Por dritën e tij,
Pas e ka lënë,
O yje mbani zi,
Për Ali Podrimjen,
Më të madhin poet…
Ai është meteor,
Që vallëzon me ëngjët….
Xhavit Gasa
LONDON,
21 Korrik 2012
Gëzim MUÇOLLI
MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES
Prap u takuam në Patavium
të zbritur nga e ardhmja
të ikur nga e djeshmja
për të ngrohur muhabetin
te ish furra antike La Fornace
dikur aty priteshin
tulla e tjegulla argjile
për shtëpitë e republikës
mijëvjeçare
sot aty nuk piqet dheu
po ngrohen projekte
të tjerrura
kohësh moderne
vend konferencash
ku të ftuarit
nga ish perandoria
nga ish tokat e pushtuara
nga tokat e prera
flasin me fjalë
gjysmë të heshtura
për të mbajtur gjallë
memorien
kërkojnë drejtësinë
për shtigje të rralla
të pajtimit
në fund të janarit
ngrohin fjalët në shfletim
faqesh historie
të tokës së Ballkanit
lexojnë kujtime
trishtuese
dhe emra qytetesh
njerëzve të djeshmes
u janë vënë
numra në vend të emrit
aty dallojnë pastaj
për mbiemër quhen viktima
-civile
-të luftës
-të dhunimit
-të pushkatimit
-të djegies për së gjalli
prap me numra
përmenden emra të humbur
njerëzish të zhdukur
në pritje të gjetjes të
atyre që na mësuan të quajmë
mbetje mortore
Në Pataviumin e kronikave antike
ku laureoheshin dikur
me kurora dafine
doktorët e Venedikut
ku ligjëronte retorikë
Marin Beçikemi
e matematikën e yjësive qiellore
arbëri Gjon Gazulli
ua fuste në kokë
“bijve të atëve” të
ardhur nga principata e mbretëri
të mesjetës evropiane
sot erdhën kronistët,
drejtor agjensish gazetare
të ish perandorisë
të dëshmojnë për luftën
e parë aqë shpesh “live”
në “mondovisione”
erdhën “gratë në të zeza”
të flasin për ngjyrën
që zgjodhën përjetë
në kujtim për ata që
s’do të kthehen më kurrë
erdhën edhe
drejtorë agjensish O.K.B.
dhe idealistë lëvizjesh
pacifiste
shërbyes solidariteti
Në ish fabrikën e tullave
në kërkim projektesh
rekonstruktim i paqes
bashkëjetuese
takoj atë që jetën
e palosi mes faqesh
të 150 librave
e punën e vet e quajti ylber
brigjesh
njeriu i madh i vogël
Giacomo Scotti
i përndjekur kohësh nga ideali
desha të flisja me të
për vendlindjen afër Napolit
emigrimin në Istrën italiane
të “çliruar” nga partizanët
zhveshjen ishullore të Goli Otok-ut
ekzodin dhe foibet e heshtura
histori hakmarrjesh të “çlimtarëve”
hije të zhdukurish të historisë
moderne
në bregun e njëjtë të Adriatikut
Istra,Delmecia,Tivari
kronika fituesish mbi civilë
Xhakomo më flet për Kosovën
Prishtinën
për miqtë e tij poetë
për shkrimtarin dhe presidentin
Rugova
që kishte javën e amshimit
unë Kosovën e njoha moti
e perqafova dhe përktheva
në vargjet e Podrimjes
gjeta një pjesë të dinjitetit
te kufiri i lirisë
aty ku fillon ëndërra
e njeriut skomod
dhe drita zhduk hijet
e atdheu është dhimbje
në token e Ballkanit
të quajtur
zemër evrope
Mos harro
kur të shkosh në Prishtinë
i thuaj mikut
Saluti da Giacomo Scotti
Mi bëj të fala Ali Podrimjes.
Padova,28 janar 2006.
Pilo Zyba
KU TA DINIM
- Poetit Ali Podrimja -
Ku ta dinim se poeti me nga nje liber ate dite,
Kur Drini gjarperonte duke kenduar neper Peje,
Do na dhuronte vete me dore te tijat, dashurite,
Qe kishte neper vargje, por dhe thelle ne dej…
Me pas nje buzeqeshje e lire, dhe e vogel,
Si nje trendafil, kur ne mengjes ngjyra agon.
Vepra e tij nje piramide, nga e Kosoves LODER,
Qe me drite duke zbritur, dhimbjet ti largon.
Nje liber te Enxhi, ne zemren e saj te bukur,
Nje liber tjeter me pas e dhurove te une.
Mes meje, dhe Enxhit, Aliu po shtronte
Nje ure arti, ku poshte figurat te buronin lume…
Poeti iku prej nesh pa pershendetur, pa pritur,
Pa e mbajtur ate premtim qe te dyve na dha…
Thjeshte iku, artin e kombit te tij duke vaditur, rritur,
Fluturimet e mepastajme pasardhsve dhe na na i la…
Ne driten e tij shikojme tani e tutje, qe shume larg
Si drite te bukur neper male, neper fusha, qiej, ara,
Ate do ta mbledhim, ta puthim, do ta bejme varg,
Duke e cuar premtimin e asj dite qe te dy perpara…
Kujtim Stojku
ALI PODRIMJA
Ti u shfaqe duke fluturuar si pëllumb n’horizont
N’ qiell e ngjyeje penën,fjalën shqipe duke mbjellë
Shkulmat e lumit n’shpirt na ushtojnë
Jemi shkrirë njësh me ta
vargjet e tua do t’na ushqejnë përherë.
Tash,këto vargje janë rritur e burrëruar
Me kryeneçësinë e maleve dhe ngjyrën e gjakut
Pena jonë sot e ka t’vështirë të shkruaj
Si vigan i mendimit,të nusëron bajraku.
E gdhendje bukur melodinë e fjalëve
Sa shpirtrat tanë na i çoje peshë
Fjala rritej me krenarinë e maleve
E skalisje në qiell,t’mos humbëte asnjëherë.
E,sot i pikëlluar prej hidhërimit
Fjalët i kam vështirë që ti gjej
Ata do t’çelin petale nga toka
Ëngjëjt përkulen duke u marrë erë…
Musa Jupolli & Mentor Thaqi
( mision linguistik )
Poetë
Azem Shkreli & Ali Podrimja
ligj hyjnor
ligj etik
. metafizika jonë
. n´ligjësi dardane
. pavdekësi
.Alfabetare
. art e poetikë
A Azem Shkreli
A Ali Podrimja
. B bukuri e fjalës
. B Besëlidhje Hyjnore …
zemra ime në rektim
vargu juaj banon shpirtin tim
n´énciklopedinë dardane
maturi e urti n´fjalë
.Binomi n´Linguistikën Thotjane
Poetë !
n’ ideal të flakëruar
veshur me vargje të diturisë
“Engjujt e rrugëve”
“Kosova është gjaku që nuk falet”
semantika e Ali Podrimjes
“Pagëzimi i fjalës”
morfologjia e Azem Shkrelit
. Vdekja nga sy të tillë (s) më vjen
. as n´Përdrin,
. as n´Rugovë,
. as Lumit të Lumit,
. shqipërisht, mbi krahët e Shkrepave
. Ora Jonë e Trollit,
. Orë dyakrepash, antike
. n´Épokën Ilirike
. Lyrë Ilire me bazament shkrimi,
. po Legjenda, jo mite!
Vetë na thanë :
LIRIA erdh me POEZI
musa jupolli & mentor thaqi, paris,v.s.,2207/2012
LAMTUMIRE,GJENERAL
N’perlotje,
syri,
n’rezonance me driten,
driten m’mungon,
lotet,
dalkan prej shpirtit.
Femije,
kisha degjuar,
per djerset e gurit,
sot,
po kuptoj,
dhimbe mbi dhimebe,
qe don te dal
e s’del………….!
Lot i burrit.
Ta fal Gjeneral,
as fjalet,
Varg
s’behen pa Komande….
O zemer luan,
Vigan i shtrime….
(apo pabesisht,
i vrame)
O Mjeshter,
Poet.
Cohu o Burr’
duke “rene”
ngrihesh,
per te mos rene KURR’.
Lamtumire.
Abdi Pergjegja,
shkoder me 22.07.2012
Gjeneralit te fjales,
Mjeshtrit te vargut.
ALI PODRIMJA.
muzg…!
Muzgu,
jo si zakonisht,
erdhi ma shpejt.
Dielli,
edhe pse s’leviz
nxitoj,
u zhyt ne dete.
Sot
kish pak drite,…!
Ja mori Ylli
qe u fik ne Toke,
per t’ndricuar ne qiell…!
Sonte,
Qiellit ju shtua nje Yll.
Tokes,
Nje brenge..
Sonte,
Fjala
Varg behet Vete.
POET.
A.Pergjegja.21.07.2012.
Musa Jupolli
Ali Podrimja
POET
Lirizëm
filozofi e moral
përsonazh i përjetësisë
Freskia ! N’ bisedë poezia
Shiko ! Erërat shkmëzuese
n’ aurorë nata e pa fundme
ruajeni natyrën
ruajeni këtë natyrë të bukur
n’ stil
metaforë
realitet i ri
si jeta e tij ! Poezi
Lis ( LYS ) në lulëzim për gjithëmonë
në pamje simbol aristokrat
Mjeshtër !
Silable n’ varg
zanoret n’ frymëzim
ndarja e një fjale
Ali Podrimja AB
*
Ali Podrimja
n’ figurë t’ stilit
A postrof – Amshim
L irizëm – Laurëat
B abaxhan – Bekim
A natomi – Apostull -Arbëror
E lipsë – Etikë
unë poeti ju dhuroj një yll
etje n’ dëshirë
Zilja bie n’ Hymnin e poetit
për një jetë tjetër
n’ lirinë e të menduarit
Hec poet n’ takim
me laps n’ dorë
një poemë e re
kafen e premtuar
2012
me një varg të ri do ta pi
për Antologji
musa jupolli,
paris,21/07/2012
KOMBIN TONË E LARTËSOI
Makfire Canolli
Lajmi i hidhur në shpirtë na preki
kur u tha se vdiq poeti,
dhembja rritet sa një malë
lotët rrjedhin pa u ndalë.
Sa e madhe ishte dhimbja
kur u tha na la Podrimja!
Jo jo nuk vdes poeti
vepra e tij kujtim na mbeti!
Ai është gjithmonë i gjallë
në çdo vargë e në çdo fjalë,
gjakun e tij e mbanë në damarë
mu në zemër Kosova nënë!
Fjala e tij si shtizë flamuri
vargu i tij më i fortë se guri,
shumë thesare na ka lënë
ndër breza do ta kujtojmë!
Ishte një bilbil i rrallë
kënga e ti s’ka për t’u ndalë,
ua la zogjëve për cicërima
jo nuk vdes Ali Podrimja!
Ngarendi si marathonomak
pas poezisë gjer në Francë,
mu atje te “Lum - lumi”
me vargje e zuri gjumi!
Të lindi e bukura Gjakova
të burrëroi nënë Kosova,
në Festival të ftoi Franca
nga atje u nise te Parajsa!
Pusho i qetë i dashur poet
vargjet le të rrjedhin vetë,
pena jote në maja fluturoi
kombin tonë e lartësoi!
Poezi nga Fahrie Pllaqa
POETIT ALI PODRIMJA
Njeriun e madh vdekja e shenjon
Kosoven e sotme mbushur me sherr,
ngjarja e ndodhur e paralajmeron
ikona driten me veti e merr.
Sakrifica e poetit do respekt
frutin e punes ta shijoj,
kjo kohe e pakohe do gjykohet si e vdekt
fjalen e poetit koha tjeter do ta kerkoj.
Poeti kur vdes, me dhimbsen;
sarajet, kopshtet, universet… unikate,
ku ka mbledhur nektare, do shuhen
zhduken, treten pas kesaj shtrengate.
Me duket poetin vdekja ne gosti e ftoi
ne shtetin e artit plot madheshti,
kenaqesia shpirtin t’ia pushtoj
i lumtur te niset ne shtegti.
Duke e pire nga nje qaj
I dashur vlla Ali!
I dashur Poeti i Kombit!
Po t’i shkruaj këto rrjeshta në Parkun e Rurit, në Düren. Ti e di se kur mbushem me mallin e atdheut dhe nënës sime, unë ia msy parkut ku shfryhem duke folë me Lumin Rur.
Sa here të kemi përmend edhe Ty, nuk mundem t’i numuroj.
Edhe Ruri sot është i shqetësuar, buçet nga valët dhe më duket se tërë rrjedhën e ka shndërruar në lot. Unë dhe Ruri nuk e kemi të lehtë të kontrollojmë dhimbjen, këtë dhimbje që solli largimi yt prej nesh, këtë dhimbje që ndiejmë, kur kufoma jote akoma nuk është shtrirë të pushojë në tokën e Arbërit, në atë tokë, për të cilën u shkrumove për së gjalli mbi shtatë dekada.
Këtu në brigjet e Rurit të shqetësuar, unë miku yt derdh lot, ndërsa mijëra kujtime më vërtiten në kokë.
Sa vjet kishim pa u takuar? Shumë! Që nga koha e pajtimit të gjaqeve. Jemi takuar në atë kohë me bindjen se edhe kështu ndihmonim atdheun dhe popullin e robëruar. Më kujtohen fjalët e tua: Pajtimi është gjëja më sublime e njeriut!
Fatkeqësisht unë u detyrova të ndahem nga atdheu, nga nëna, nga më të dashurit…
U ndava edhe nga Ti, i dashur Ali, por me shpresat se do të shifemi prap.
Kurbetin e shijoje edhe ti shpesh. Ishe si zogu në fluturim të hapësirave. E dije se në Evropë ke shumë miq.
Dhe një ditë, me një çantë të mbushur plot, me vargje me aromë atdheu, ia mbërrine Ti.
Erdhe aty ku isha unë, në rrugën Ellener nr.25 të Arnoldsweilerit ku ishte shtëpia ime e azilantëve. U përqafuam fort, lotuam pak e unë në shpirtin tënd lexoja brengën se ku ishte katandisur miku yt.
Ty pastaj të ofruan hotele me yje, banesa luksoze, por ti nuk ike nga unë.
Aty në shtëpinë e azilantëve, në një dhomë të vogël ta solla një shtrat, një tavolinë dhe një makinë shkrimi. Aty u ndjeve si në shtëpinë tënde. Aty, në atë varfëti, ishte zemra e mikut, e pasur në dashuri e mikpritje, isha unë, miku yt! Sytë e tu e shprehnin këtë!
Shkruaje pa ndal. Shkruaje për çdo gjë që duhej shkruar dhe ua përcillnim gazetave të ndryshme. Jo rrallë në shkrimet e tua, më bëre personazh, mua, mikun tënd, mikun e mallit dhe të brengës së përbashkët për atdheun. Uleshim në dhomën “tënde”, bisedonim e nganjëherë edhe qanim. Ti qaje për Lumin e unë për Nelin. Vajin, brengën dhe kafshatën i ndamë sëbashku., si miq, si vëllezër, edhe më shumë!
Me muaj nga aty brodhëm qyteteve të Evropës plakë për ‘u takuar me shqiptarët tanë, për t’i mbajtur gjallë në atë kohë të rëndë e të turbullt. Ti me vargjet e tua, e unë me këngët e mia, mbushnim sallat me dëgjues. Nuk ishin të rralla çastet kur mbusheshin me lot, mbusheshim edhe ne. Rëndë ishte kur qanin qindra njerëz përnjëherë.
Më thoshe: Po e zgjojmë mendjen e fjetur, po vjen dita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku ata frymojnë.
Ne ore letraro-muzikore 1998
I dashur Ali!
Të kujtohet Brukseli, Boni, Viena, Kölni, Düseldorfi…?
Po Duisburgu të kujtohet? Atë natë ishim tre. Azem Shkreli që iku kaherë, Ti që ike tani dhe unë që do të vi pas jush. A e mban mend çfarë jehone pati ajo mbrëmje? Klubi nuk i zinte të gjithë. Ju dy poetët e mëdhenj lexonit nga një poezi, ndërsa unë ia thosha një kënge. Kështu deri në zbardhjen e mëngjesit kur ti the: „Kështu do të zbardhë së shpejti edhe Liria“! Azemi dhe unë ta pohuam këtë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato orë!
Po Bonni a të kujtohet? Aty na e ndërprenë mbrëmjen, miku im. Ndjemë dhimbje për masën e shumtë që kishin ardhur për Ty e për mua. Ti u trondite nga kjo situatë, po nuk ishte në dorën tonë që ta ndryshonim. Më the mua e Selajdinit: „Ja si jemi ne shqiptarët. Del një karagjoz e prish çdo gjë“!
I dashur VLLA!
Unë kujtoj tani Farukun, Abedinin, Ilirin e shumë të tjerë që të nderonin, të donin e të respektonin! Kujtoj Veliun, që na ndihmoi me veturën e tij pa përtesë. I miri Veli, iku para teje.
Ti tani, miku im i shtrenjtë, je nisur për t’i takuar….. Veliun, Azemin, Rugovën, Abedinin….!
Çmallu me Lumin tënd, vëllai im! Ma tako dhe Nelin e dashur!…
I dashur Ali!
Të shoh të shtrirë në atë akivol francez e zemra më ngushtohet. Ti je shtrirë aty i heshtur e kurrë nuk do të flasësh më me njeri! Dhe nuk do ta dimë mendimin tënd të fundit, fjalën tënde të fundit, amanetin tënd të fundit.
Por dimë që të pat marrë malli për Lumin. Për këtë ti vdiqe në Francë. E dimë edhe pse vdiqe atje!
Aty pranë atij lumi të doli Lumi yt para e të tha:
-Babi, eja ikim. Nga këtu parajsën e kemi më afër! -
Lumi i dinte rrugët më të shkurtëra!
I dashur Vlla!
Desha të vij në varrimin tënd me gjithë sharkinë time. Planifikova që buzë varrit teënd të njomë të ta këndoj këngën për Ty. Por, më beso, o vlla i dashur, se nga ikja yte, më është zgjuar kanceri im í cili i ka shtue dhimbjet. Po do që sa më parë të ikim edhe ne: kanceri bashkë me mua.
Të qoftë i lehtë dheu amë!
I yti Agim Gashi!
24.07.1954-Pranë brigjeve të lumit RUR.
Poezi
Agim Gashi
ALI PODRIMJES
(Me rastin e marrjes së lajmit mbi shuarjen e Ali Podrimës)
Ah, ah, ah….
Ooooooiiiiiiiiiiiiiiii,
Lajmi mori dhenë
Lajmi mori dhenë
Na ra si rrufe
U gjet i vdekur poeti
Ai nuk vdiq n´atdhe.
Pse o Ali Podrimja, pse,
Pse o shpirt i shqiptarisë,
Pse oj zemra e poezisë,
Pse na le?
Skam fjalë,
Trupi më dridhet,
Dhimbja e madhe
Shpirti don me dal
Për Ty i dashur Ali
Ali-Shqiptari,
Ali Poeti,
Ali Miku,
Ali Kosova,
Ali Njeriu,
E “Kosova është
gjaku im që nuk falet “!
Ike pa zhurmë,
Ike ashtu si ishe,
Shkove te Lumi
E di që të pat marrë malli shumë,
Lumin me e pa
O i imi vlla!
Asnjëherë vedit nuk ia fali
Që kësaj radhe,
Në Kosovë stë pashë.
Më pate thënë
Se i ruaje edhe dy libra për mu
Me mi dhuru
Haj i mjeri unë
Për mikun që humba
Të humbi Kosova,
Shqipëria,
Njerëzia,
Ti ishte i të gjithëve.
Shkove te Lumi
Atje ku parajsa të pret
Te miku Yt Poradeci
Te Ibrahim Rugova
Jo, jo stë harron Shqipëria
Stë harron Kosova.
Lamtumirë miku im
Të gjithë atje do të vimë,
Sa të jemë i gjall´
Për Ty lotin se ndal!
21.07.2012
Düren
AGIM GASHI
PSE NA IKE MIKU I KOMBITNga sot kombi u varfërua
Nga sot kultura ra në zero
Nga sot metafora ngriu
Na iku përgjithmonë Aliu
Sytë e kombit po lotojnë
Lotojnë e nuk pushojnë
Vargjet ngrinë n´libra t´Aliut
Autori vdiq e u shkoj
Ulpiana ka ra në zi
Ato rrugë ku ecte poeti
I ka ngritë valet Drini
Gjëmim dhimbjeje vjen nga deti
Ata blina t´Radio Prishtinës
Ku nën hije gjithë pushonte
Mbeti zbrazët karrika e tij
Ku shoqërinë ai e takonte
Miqë e shokë më nuk e kanë
Mikun e zemrës Ali Podrimen
E ka mbulue zija e madhe
Ulpianën dhe Prishtinën
N´amshim takohen sot dy gjigant
Që kombit tonë i ngriten nderin
Dy poet dy miq të vjetër
Ali Podrimja me Azem Shkrelin
Nga mërgimi unë i mjeri
Nuk i ndal këta lot´ e mi
Po merzitem për ikjen tënde
E shumë shpejt tek Ti do t´vi
Nëse pak vonoj i dashur
Mos më mërr Ti inat mua
Të kam çmu e dashtë pa hile
Sa të jem gjallë unë prap të dua
21.07.2012
Düren
Agim Mato
ALI PODRIMJA
Bard i lashtë, që shtegtoje në kuvende poetësh,
i zbehtë e i shkujdesur nga kujtesa
dhe përplasja e meteorëve. Ditë më parë ishim
dhe përplasja e meteorëve. Ditë më parë ishim
të shushatur
para teje
kur mbërrite në netët tona jonike,
duke hequr zvarrë hatanë e një dhimbjeje të shurdhët.
Ngatërroje linjat, stacionet,
ngjiteshe në një epokë tjetër,
shetisje kuturu nëpër pavione galaktikash, spitalesh.
Mu kujtua profecia jote:
“Do të hyjmë në Paris” – pate thënë.
Nuk e patëm kuptuar atëhere këmbënguljen tënde
Nuk e patëm kuptuar atëhere këmbënguljen tënde
që ëndërrat e Lumit t’i varje në krahët e lejlekëve,
nuk e patën kuptuar pse nxitoje marramenthi metrove,
duke i marrë erë ftoit të vendlindjes
dhe përsërisje:
“nuk do të shkelim asnjë mizë
nuk do të trembim asnjë zog
nuk do të derdhim zjarr vrer
mbi kokë të njeriut”
Qysh atëhere
ne, poetët,
as një fije floku nuk deshëm t’i prekej këtij dheu,
asnjë shpese e shprese nuk deshëm t’u këputej fluturimi.
Qysh atëhere,
përkrah teje,
natë e ditë patëm zgjeruar shpirtrat tanë
të gatshëm që të nxenin lumenjtë e fatkeqësive
që shkaktonin tiranët.
Bard i lashtë që shtegtoje në kuvende poetësh,
nuk e kuptuam si na ike sërish drejt Francës
dhe le pas shpine, siç e pate profetizuar,
netët ballkanike, vallet, këngët, baladat, përrallat.
Vetëm fyellin ta gjetën të ngrohtë ende
nga malli i pashuar i tët biri,
kur paskëshe humbur në rrethinat e Lodeve.
U SHUA NJË YLL
U shua një yll,Por dritën e tij,
Pas e ka lënë,
O yje mbani zi,
Për Ali Podrimjen,
Më të madhin poet…
Ai është meteor,
Që vallëzon me ëngjët….
Xhavit Gasa
LONDON,
21 Korrik 2012
Gëzim MUÇOLLI
MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES
Prap u takuam në Patavium
të zbritur nga e ardhmja
të ikur nga e djeshmja
për të ngrohur muhabetin
te ish furra antike La Fornace
dikur aty priteshin
tulla e tjegulla argjile
për shtëpitë e republikës
mijëvjeçare
sot aty nuk piqet dheu
po ngrohen projekte
të tjerrura
kohësh moderne
vend konferencash
ku të ftuarit
nga ish perandoria
nga ish tokat e pushtuara
nga tokat e prera
flasin me fjalë
gjysmë të heshtura
për të mbajtur gjallë
memorien
kërkojnë drejtësinë
për shtigje të rralla
të pajtimit
në fund të janarit
ngrohin fjalët në shfletim
faqesh historie
të tokës së Ballkanit
lexojnë kujtime
trishtuese
dhe emra qytetesh
njerëzve të djeshmes
u janë vënë
numra në vend të emrit
aty dallojnë pastaj
për mbiemër quhen viktima
-civile
-të luftës
-të dhunimit
-të pushkatimit
-të djegies për së gjalli
prap me numra
përmenden emra të humbur
njerëzish të zhdukur
në pritje të gjetjes të
atyre që na mësuan të quajmë
mbetje mortore
Në Pataviumin e kronikave antike
ku laureoheshin dikur
me kurora dafine
doktorët e Venedikut
ku ligjëronte retorikë
Marin Beçikemi
e matematikën e yjësive qiellore
arbëri Gjon Gazulli
ua fuste në kokë
“bijve të atëve” të
ardhur nga principata e mbretëri
të mesjetës evropiane
sot erdhën kronistët,
drejtor agjensish gazetare
të ish perandorisë
të dëshmojnë për luftën
e parë aqë shpesh “live”
në “mondovisione”
erdhën “gratë në të zeza”
të flasin për ngjyrën
që zgjodhën përjetë
në kujtim për ata që
s’do të kthehen më kurrë
erdhën edhe
drejtorë agjensish O.K.B.
dhe idealistë lëvizjesh
pacifiste
shërbyes solidariteti
Në ish fabrikën e tullave
në kërkim projektesh
rekonstruktim i paqes
bashkëjetuese
takoj atë që jetën
e palosi mes faqesh
të 150 librave
e punën e vet e quajti ylber
brigjesh
njeriu i madh i vogël
Giacomo Scotti
i përndjekur kohësh nga ideali
desha të flisja me të
për vendlindjen afër Napolit
emigrimin në Istrën italiane
të “çliruar” nga partizanët
zhveshjen ishullore të Goli Otok-ut
ekzodin dhe foibet e heshtura
histori hakmarrjesh të “çlimtarëve”
hije të zhdukurish të historisë
moderne
në bregun e njëjtë të Adriatikut
Istra,Delmecia,Tivari
kronika fituesish mbi civilë
Xhakomo më flet për Kosovën
Prishtinën
për miqtë e tij poetë
për shkrimtarin dhe presidentin
Rugova
që kishte javën e amshimit
unë Kosovën e njoha moti
e perqafova dhe përktheva
në vargjet e Podrimjes
gjeta një pjesë të dinjitetit
te kufiri i lirisë
aty ku fillon ëndërra
e njeriut skomod
dhe drita zhduk hijet
e atdheu është dhimbje
në token e Ballkanit
të quajtur
zemër evrope
Mos harro
kur të shkosh në Prishtinë
i thuaj mikut
Saluti da Giacomo Scotti
Mi bëj të fala Ali Podrimjes.
Padova,28 janar 2006.
Pilo Zyba
KU TA DINIM
- Poetit Ali Podrimja -
Ku ta dinim se poeti me nga nje liber ate dite,
Kur Drini gjarperonte duke kenduar neper Peje,
Do na dhuronte vete me dore te tijat, dashurite,
Qe kishte neper vargje, por dhe thelle ne dej…
Me pas nje buzeqeshje e lire, dhe e vogel,
Si nje trendafil, kur ne mengjes ngjyra agon.
Vepra e tij nje piramide, nga e Kosoves LODER,
Qe me drite duke zbritur, dhimbjet ti largon.
Nje liber te Enxhi, ne zemren e saj te bukur,
Nje liber tjeter me pas e dhurove te une.
Mes meje, dhe Enxhit, Aliu po shtronte
Nje ure arti, ku poshte figurat te buronin lume…
Poeti iku prej nesh pa pershendetur, pa pritur,
Pa e mbajtur ate premtim qe te dyve na dha…
Thjeshte iku, artin e kombit te tij duke vaditur, rritur,
Fluturimet e mepastajme pasardhsve dhe na na i la…
Ne driten e tij shikojme tani e tutje, qe shume larg
Si drite te bukur neper male, neper fusha, qiej, ara,
Ate do ta mbledhim, ta puthim, do ta bejme varg,
Duke e cuar premtimin e asj dite qe te dy perpara…
Kujtim Stojku
ALI PODRIMJA
Ti u shfaqe duke fluturuar si pëllumb n’horizont
N’ qiell e ngjyeje penën,fjalën shqipe duke mbjellë
Shkulmat e lumit n’shpirt na ushtojnë
Jemi shkrirë njësh me ta
vargjet e tua do t’na ushqejnë përherë.
Tash,këto vargje janë rritur e burrëruar
Me kryeneçësinë e maleve dhe ngjyrën e gjakut
Pena jonë sot e ka t’vështirë të shkruaj
Si vigan i mendimit,të nusëron bajraku.
E gdhendje bukur melodinë e fjalëve
Sa shpirtrat tanë na i çoje peshë
Fjala rritej me krenarinë e maleve
E skalisje në qiell,t’mos humbëte asnjëherë.
E,sot i pikëlluar prej hidhërimit
Fjalët i kam vështirë që ti gjej
Ata do t’çelin petale nga toka
Ëngjëjt përkulen duke u marrë erë…
Musa Jupolli & Mentor Thaqi
( mision linguistik )
Poetë
Azem Shkreli & Ali Podrimja
ligj hyjnor
ligj etik
. metafizika jonë
. n´ligjësi dardane
. pavdekësi
.Alfabetare
. art e poetikë
A Azem Shkreli
A Ali Podrimja
. B bukuri e fjalës
. B Besëlidhje Hyjnore …
zemra ime në rektim
vargu juaj banon shpirtin tim
n´énciklopedinë dardane
maturi e urti n´fjalë
.Binomi n´Linguistikën Thotjane
Poetë !
n’ ideal të flakëruar
veshur me vargje të diturisë
“Engjujt e rrugëve”
“Kosova është gjaku që nuk falet”
semantika e Ali Podrimjes
“Pagëzimi i fjalës”
morfologjia e Azem Shkrelit
. Vdekja nga sy të tillë (s) më vjen
. as n´Përdrin,
. as n´Rugovë,
. as Lumit të Lumit,
. shqipërisht, mbi krahët e Shkrepave
. Ora Jonë e Trollit,
. Orë dyakrepash, antike
. n´Épokën Ilirike
. Lyrë Ilire me bazament shkrimi,
. po Legjenda, jo mite!
Vetë na thanë :
LIRIA erdh me POEZI
musa jupolli & mentor thaqi, paris,v.s.,2207/2012
LAMTUMIRE,GJENERAL
N’perlotje,
syri,
n’rezonance me driten,
driten m’mungon,
lotet,
dalkan prej shpirtit.
Femije,
kisha degjuar,
per djerset e gurit,
sot,
po kuptoj,
dhimbe mbi dhimebe,
qe don te dal
e s’del………….!
Lot i burrit.
Ta fal Gjeneral,
as fjalet,
Varg
s’behen pa Komande….
O zemer luan,
Vigan i shtrime….
(apo pabesisht,
i vrame)
O Mjeshter,
Poet.
Cohu o Burr’
duke “rene”
ngrihesh,
per te mos rene KURR’.
Lamtumire.
Abdi Pergjegja,
shkoder me 22.07.2012
Gjeneralit te fjales,
Mjeshtrit te vargut.
ALI PODRIMJA.
muzg…!
Muzgu,
jo si zakonisht,
erdhi ma shpejt.
Dielli,
edhe pse s’leviz
nxitoj,
u zhyt ne dete.
Sot
kish pak drite,…!
Ja mori Ylli
qe u fik ne Toke,
per t’ndricuar ne qiell…!
Sonte,
Qiellit ju shtua nje Yll.
Tokes,
Nje brenge..
Sonte,
Fjala
Varg behet Vete.
POET.
A.Pergjegja.21.07.2012.
Musa Jupolli
Ali Podrimja
POET
Lirizëm
filozofi e moral
përsonazh i përjetësisë
Freskia ! N’ bisedë poezia
Shiko ! Erërat shkmëzuese
n’ aurorë nata e pa fundme
ruajeni natyrën
ruajeni këtë natyrë të bukur
n’ stil
metaforë
realitet i ri
si jeta e tij ! Poezi
Lis ( LYS ) në lulëzim për gjithëmonë
në pamje simbol aristokrat
Mjeshtër !
Silable n’ varg
zanoret n’ frymëzim
ndarja e një fjale
Ali Podrimja AB
*
Ali Podrimja
n’ figurë t’ stilit
A postrof – Amshim
L irizëm – Laurëat
B abaxhan – Bekim
A natomi – Apostull -Arbëror
E lipsë – Etikë
unë poeti ju dhuroj një yll
etje n’ dëshirë
Zilja bie n’ Hymnin e poetit
për një jetë tjetër
n’ lirinë e të menduarit
Hec poet n’ takim
me laps n’ dorë
një poemë e re
kafen e premtuar
2012
me një varg të ri do ta pi
për Antologji
musa jupolli,
paris,21/07/2012
KOMBIN TONË E LARTËSOI
Makfire Canolli
Lajmi i hidhur në shpirtë na preki
kur u tha se vdiq poeti,
dhembja rritet sa një malë
lotët rrjedhin pa u ndalë.
Sa e madhe ishte dhimbja
kur u tha na la Podrimja!
Jo jo nuk vdes poeti
vepra e tij kujtim na mbeti!
Ai është gjithmonë i gjallë
në çdo vargë e në çdo fjalë,
gjakun e tij e mbanë në damarë
mu në zemër Kosova nënë!
Fjala e tij si shtizë flamuri
vargu i tij më i fortë se guri,
shumë thesare na ka lënë
ndër breza do ta kujtojmë!
Ishte një bilbil i rrallë
kënga e ti s’ka për t’u ndalë,
ua la zogjëve për cicërima
jo nuk vdes Ali Podrimja!
Ngarendi si marathonomak
pas poezisë gjer në Francë,
mu atje te “Lum - lumi”
me vargje e zuri gjumi!
Të lindi e bukura Gjakova
të burrëroi nënë Kosova,
në Festival të ftoi Franca
nga atje u nise te Parajsa!
Pusho i qetë i dashur poet
vargjet le të rrjedhin vetë,
pena jote në maja fluturoi
kombin tonë e lartësoi!
Poezi nga Fahrie Pllaqa
POETIT ALI PODRIMJA
Njeriun e madh vdekja e shenjon
Kosoven e sotme mbushur me sherr,
ngjarja e ndodhur e paralajmeron
ikona driten me veti e merr.
Sakrifica e poetit do respekt
frutin e punes ta shijoj,
kjo kohe e pakohe do gjykohet si e vdekt
fjalen e poetit koha tjeter do ta kerkoj.
Poeti kur vdes, me dhimbsen;
sarajet, kopshtet, universet… unikate,
ku ka mbledhur nektare, do shuhen
zhduken, treten pas kesaj shtrengate.
Me duket poetin vdekja ne gosti e ftoi
ne shtetin e artit plot madheshti,
kenaqesia shpirtin t’ia pushtoj
i lumtur te niset ne shtegti.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi