SKËNDER BUÇPAPAJ:8 QERSHORI I TRYSNUAR-Shënimi ditor
Faqja 1 e 1

Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Presidentja i është kundërpërgjigjur dje menjëherë shumicës së re qeverisëse të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014 dhe i ka kërkuar asaj t'i ndalë trysnitë politike.
Koalicioni LDK-AAK-Nisma, pas takimit të djeshëm konsultativ bënte të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejt apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë. Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit e ka konsideruar të çuditshëm pozicionin dhe qasjen e Presidentes ndaj rrethanave aktuale politike dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese: "Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejt Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vet për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi.”
E djeshmja ishte kundërpërgjigja e tretë që lë shumë vend për t'u çuditur në zhvillimet e pas 8 qershorit. Lë shumë vend për t'u çuditur fakti që presidentja i kundërpërgjigjej menjëherë vendimit të tri partive garuese në zgjedhjet e 8 qershorit për të formuar koalicion paszgjedhor dhe i drejtohej Gjykatës Kushtetuese pikërisht në kundërvënie ndaj këtij zhvillimi, i cili ishte fryt plotësisht i shëndetshëm dhe plotësisht i ligjshëm i 8 qershorit.
Lë shumë vend për t'u çuditur fakti që u hesht ndaj maskaradës së kryer nga Hashim Thaçi dhe PDK në seancën konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës dhe merret nga presidentja menjëherë parasysh fakti që PDK paralajmëronte se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese rezultatin e dalë nga kjo seancë që konstituoi Kuvendin e Kosovës me të cilën ka nisur zyrtarisht Legjislatura V e këtij Kuvendi, me të cilën Kuvendi i ri ka tashmë plotësisht statusin e Sovranit.
Lë shumë vend për t'u çuditur kundërpërgjigja flakë për flakë e presidentes ndaj paralajmërimit të shumicës së re qeverisëse për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e veprimeve dhe mosveprimeve të presidentes pas 8 qershorit në lidhje me institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje.
Sot bëhen plot 45 ditë nga 8 qershori 2014, kur Kosova shkonte në zgjedhje dhe e jepte votën e saj, pra bëhet një muaj e gjysmë. Dhe askush nuk e ka ngutur deri tashti presidenten në veprimet dhe mosveprimet e saj. Këto 45 ditë kanë qenë plotësisht, madje tej mase të mjaftueshme që Hashim Thaçi të kishte pasë krijuar shumicën qeverisëse të mëtuar, por edhe sikur 450 ditë të tjera t'ia japin në dispozicion, ai nuk e krijon dot këtë shumicë qeverisëse, ndërsa Kosova vazhdon pas 8 qershorit të jetë zyrtarisht pa institucionin e qeverisë.
Kjo ndodh në një kohë kur institucioni i presidentes është bërë aneks i Gjykatës Kushtetuese, duke e pyetur për çdo gjë. Kjo ndodh në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është bërë aneks i PDK-së, duke bërë siç dëshiron kjo parti. Kjo ndodh kur institucioni i Kuvendit, Sovrani, është bllokuar menjëherë pas seancës konstituive.
I vetmi institucion ende në këmbë që i ka mbetur Kosovës sot është 8 qershori 2014.
Zvarritjet, vajtjet në Gjykatën Kushtetuese, bllokimi i Kuvendit, vonimi i krjimit të qeverisë së re synojnë realisht në tryesninë ndaj 8 qershorit, për ta lënë kështu Kosovën përfundimisht pa asnjë institucion. Kjo do të vinte para saj, pra para Kosovës sfidën e krijimit të institucioneve të reja nga e para.
Sepse, me rënien e 8 qershorit, do të binte edhe institucioni i votës. Qytetari i Kosovës me të drejtë vote do të humbë përfundimisht besimin tek vota. Kjo ka dhënë deri tashti abstenime masive. Tash e tutje mund të japë bojkotim masiv ndaj votës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ - KUR VJEN QERSHORI VRITET BARDHYL AJETI
» Skënder Buçpapaj:Uka dhe Isa
» Skënder Buçpapaj:Thaçizmi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi