Luan Çipi: Vjershëtori optimist
Faqja 1 e 1
Luan Çipi: Vjershëtori optimist
Suksesi sjell miq, dështimi i vë ata në provë
Latine
VJERSHËTORI OPTIMIST
Latine
VJERSHËTORI OPTIMIST
Rrëfenjë nga Luan Çipi
Nuri Drassa formon një karakter fort të veçantë, që të bën për vete dhe, po e ke njohur nga afër, nuk mund ta harrosh kurrë. Gjithnjë i gëzuar dhe optimist; i shëndetshëm, energjik dhe në lëvizje të përhershme; i veshur pastër dhe me shije; i bukur dhe simpatik deri në moshë të madhe; i shoqërueshëm me të gjithë; gojëmbël, syqeshur dhe në humor krijues shumëformësh; me prirje artistike në këngë dhe dramaturgji; poet i pasionuar me ndjenja atdhetare e mistiko fetare.
Nuri Drassa lindi në qytetin e Gjirokastrës, në vitin fatlumë 1908, duke qenë kështu, bashkëmoshatar dhe shokë fëmijërie me… nënën time. Po aty u arsimua dhe mbaroi shkollën e mesme.
Ne, me familjen Drassa, që rridhte nga një fis me tradita të hershme qytetarie, nga Gjirokastra, ishim shumë të lidhur në miqësi e krushqi. Xhaxhesha ime, Ruhua, ishte motër me teto Nefisenë, nënën e mençur të Nuriut. Vetë Nuriu, që ishte si vëlla i madh në shtëpinë tonë në Gjirokastër e aq me shumë në Vlorë, pas viteve 1920, e nderonte shumë Kamanin, babain tim, me të cilin lidheshin, në vazhdimësi edhe për punë tregtie. Shpesh hanin, pinin dhe këndonin bashkërisht. Nuriu të tërhiqte, si me magnet, me ato tregimet e bukura, që i përshtaste për çdo lloj moshe dhe që i paraqiste me aftësi të rrallë artistike, duke përdorur disa lloji zërash, në imitim të burrave, grave dhe deri kafshëve. Tregimet i vinte në mjedisin e duhur dhe i dilnin të natyrshme, por gjithnjë me qëllim edukativ, atdhetar dhe që të zgjonin gëzim dhe besim.
Më kujtohet, njëherë, kur qortonte djemtë, që në të shkuarën emigronin së koti jashtë shtetit dhe as që rrinin, për të plotësuar objektivin e tyre ekonomik, kulturor, apo për arsimim, po ktheheshin më budallenj nga ç’iknin. Për këta ai thoshte:
Vajti djali në Martalloz,
Doli shul e erdhi lloz...
Ç’pruri, ç’mësoi dhe ç’thotë
Gadra-budra nëpër botë.
Nuriu bënte shaka të bukura dhe linte gjurmë të thella kritike, sidomos për ata që hiqeshin me të madh dhe për ata që lakmonin e kërkonin të merrnin e të bënin të tyre edhe atë që nuk u takonte.
Një të tille ai trajtonte dhe gjirokastritin Mitat , në të vërtetë një burrë i urtë, që për ne kishte emër të mirë, po që Nuros i kishin folur keq, se gjoja kishte shpifur për të, gjoja për një marrëdhënie dashurore të Nuros dhe nuk duronte, derisa t’ia lante borxhin. Mitati, në kohën e këtij tregimi, ishte shitës në një dyqan shtetëror, që regëtonte pjesë këmbimi automjetesh. Dyqani ishte te blloku tregtar afër Merkatos së Sahatit, në qendër të Vlorës së vjetër. Ai ishte një burrë i moshuar, i gjatë, po çalonte në një këmbë, prandaj mbante gjithnjë pranë bastunin, për t’u mbështetur, që do të thotë se pengohej edhe ne ecjen e zakonshme, pa le, po të ish nevoja, për të ndjekur njeri me vrap.
Një ditë, që në mëngjes herët, sapo Mitati hapi qepenin e dyqanit, kur pas tij sheh Nuriun. Ku ta dinte ai se kishte radhën për t’u ballafaquar me një ngjarje të çuditshme , me një rëngë të përgatitur nga Nuriu me kujdes, që do të bënte bujë dhe do të mbahej mend për shumë kohë , duke u quajtur si ngjarja e vitit.
-Mirëmëngjesi, Tate! Si m’u gdhive sot? Përshëndeti me afinitet, duke shpënë buzën në gaz, Nuriu.
-Mirë, faleminderit! Po, ti? Përse e ke prishur gjumin?
-Ç’gjumë ziu, mo? Unë, s’kam fjetur fare, gjithë natën. Sa rashë, më zgjoi një ëndërr e llahtarshme: M,u shfaq, si lugat, qoftë larg, babai im, ndjesë pastë dhe i shpërfytyruar, me zë të lart, gjithë inat, më tha:
-Nuro, more bir! Nuk po më tret dheu. Si, more djalë, ende nuk ja ke kthyer borxhin zotit Mitat ?
-Cilin borxh, more baba, e pyes unë i çuditur.
-Pse bën të pa diturin, ma ktheu me më shumë inat. Nuk e ke hapur fare sundukopollon time të seneteve? Dhe, pasi unë heshtja i habitur, ai vazhdon me një ton urdhërues: Hape që tani dhe nesër, që në mëngjes, të më lashë borxhin, ndryshe të bëra lanet. Çelësin e ke te kamarja në avlli. Paratë jepja një për një Mitat Agait. Dëgjove- M I T A T I T…
U zgjova i lebetitur, po jehona e zërit vazhdonte … M I T A T I T. Hapa shpejt e shpejt sundukopollon dhe e gjeta senetin, të mbështjellë me një letër të vjetër pergamenë. Ja ku e kam.
Mitati e kishte humbur fare dhe dëgjonte, i habitur, duke u futur në temë me vështirësi. Kur Nurua nxori nga xhepi “senetin” Mitati, megjithëse i zgurdulloi sytë, nden syzat me xhamat optik plus pesë, ca nga që nuk shihte mirë, ca se ende nuk i kish dalë mamullëku i gjumit, ca se u befasua nga ky lajm i pa besuar, që po i pëlqente gjithnjë e më shumë, i hoqi, instinktivisht syzet, i fshiu disa herë, i emocionuar e i gëzuar, se parashikoi një si dhuratë nga Zoti. Meazallah, nuk e dallonte dot se ç’shkruhej në atë letër të zhubrosur, që Nuriu, me qëllim, po ia tundte nën hundë, duke qeshur.
-Po, ç’thotë, mo gaz, ç’thotë ajo kartë e bekuar, ai senet perëndie?
-Seneti, me firmë dhe me dëshmi e vulë noteri, thotë që babai yt, ndjesë pastë, i ka dhënë babait tim të ndjerë, plotë 100 lira flori.
Mitatit, që kuptoi se këtu ishte një punë borxhi, në fillim i shkoi mendja për një shumë të vogël, por kur mori vesh për këtë vleftë marramendëse, si thesari i Ali Babait dhe që po ta kishte atë, familjarisht, automatikisht e shpëtonte nga fukarallëku, nisi të thurte me mend plane të mëdha se si do t’i harxhonte dhe… thuajse po çmendej fare. Aty për aty mendoi dhe vendosi, që mos t’i pranonte të gjitha, kinse për zemërgjerësi. Ky veprim, në të njëjtën kohë, bëhej për të hequr, në sytë e botës, namin. që i kishin nxjerr të tjerët, si kurnac Gjirokastre. Tha: Do t’i lë ndonjë pjesë Nuriut. Kështu që, pasi u plas e zuri vend në nje karrige, gjithnjë me bastunin pranë, i djersitur, mendoi t’i bjeri anës e anës, si dinak që qe dhe i thotë, kinse indiferent, Nuriut:
-Po, pastaj …, ç’ke ti me këtë borxh të baballarëve tanë? Ku ka borxhe të vjetra tani. Qeveria komuniste nuk i njeh më këto farë borxhesh.
-More, tuhaf! Ç’punë ka Qeveria me borxhet tona. E merr vesh ti që për këtë punë babait tim nuk po i treten kockat në varr, po ka dalë e bredh nëpër botë, si lugat dhe që, pikërisht, për këto teneqera mua do të më bëjë lanet? Ndërkohë, për t’u bërë më i besueshëm, sipas planit të parapërgatitur, Nuriu fut dorën në xhep dhe trazon e nxjerr tingëllima monedhash metalike.
-Po, ti, o Nuro vëllai, si e mendon këtë punë? Unë them se 100 napolona flori, janë ca si shumë. Të merremi vesh. Unë them t’i ndajmë në mes, gjysmat unë dhe gjysmat ti. Unë edhe kaq i kam shumë, qelepir i kam, se sikur po m’i dërgon Zoti, nga qielli. As kam ditur dhe as që kam dëgjuar për këtë borxh. Pastaj, ato, të shkretat flori janë me rrezik, se i kërkon dhe i mbledh shteti. Edhe për t’i thyer, me ato të miat, ti do merresh.
-Jo, jo ! Të gjitha ! Të njëqinda !
Pas kësaj ujdie i madhi Nuro, aktori, humoristi i përjetshëm, e fut prapë dorën ne xhepin e pantallonave, kthehet nëntëdhjetë gradë, e ngre pak lart, të thyer në gju, këmbën e majtë dhe thotë, duke u shtrënguar pak : Merri…bër, …bër…,bër. ..,bër…bërr. Nuroja kish marifet që i nxirrte gazrat me lehtësi, sa herë të donte dhe si të donte tek e tek dhe me breshëri, me timbër tenori, apo me timbër basi. Si e dha breshërinë e parë pesçe bas, ia dha vrapit. Mitati i shokuar, në fillim u step, se goditja qe e papritur dhe e rëndë, pastaj u ngrit me bastunin, çalë, çalë, po hajt ta zije Nuron e shpejt. Ai vazhdonte programin duke i numëruar goditjet zë holla. Te cepi i Merkatos, ndenë Sahatin e Madh, pasi kishte shmangur, me një kërcim akrobatik, bastunin e Mitatit, që ia kishte hedhur së largu, cingëlthi, i thotë atij :
-Tani, merre, prite të njëqindtën. Dhe i këput një bas, si top… që sa s’theu xhamat e shumta të Merkatos Publike dhe duket sikur këputi zemberekun e Sahatit, që prej atij çasti ngeli dhe nuk punon edhe sot e kësaj dite.
- Borxhin unë e lava. Kjo ka lidhje me ato llafet e pavërteta që, më kanë thënë se ti ke shpifur për mua. Mirë mbetsh e mos u ngopsh! Ta kesh porcion dhe mësim për gjithë jetën!
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luan Çipi: Vjershëtori optimist
***
Në kohën e okupacionit italian Nuriu kreu gjithfarë punësh të suksesshme tregtare. Një tregti me leverdi doli për të shitblerja e medikamenteve farmaceutike. Së bashku me disa mjekë dhe specialistë të mesëm çeli farmaci me medikamente të sjella nga Italia në Vlorë dhe në Gjirokastër. Me që në këtë kohë u përhapën shumë disa sëmundje masive e infektive si dizenteria, gripi dhe malaria, ilaçet kundër tyre kërkoheshin shumë. Edhe vetë ushtarët e shumtë italianë, që erdhën për të përballuar luftën në frontin italo-grek, kishin kërkesa për gjithfarë ilaçesh, bandash, dizinfektantësh, pomadash e kremrash. Italianët, të pamësuar me ushqimet e këtushme, me mishrat e pakontrolluar e të pa ruajtur nga një mori mizash e insektesh, i zuri në masë dizenteria. Atëherë, u porosit në sasi të mëdha një ilaç efektiv kundër cermës masive. Nurua përgatiti parulla të shkruara në dy gjuhë :“Blini sa më shumë ilaçin çudibërës KASKARASAGRADA”
Porositë e tij për ushtarët që vinin e blinin ishte : E pini, pa merak. Vërtet me të të heq më shumë barku, po ama jashtëqitja është e plotë dhe përfundimtare. Pas kësaj, nuk të ngelet tjetër gjë në bark dhe s’ke se ç’nxjerr- veç ujë, të padëmshëm. Qëllimi i tij ishte të merrnin sa më shumë kaskarasagrada, që bënte veprim të kundërt, po të parrezikshëm, se kështu edhe fronti i kësaj lufte të mallkuar do të boshatisej më shpejt edhe toka shterpë e kësaj zone do bëhej më pjellore dhe e pasur në azot e fosfor. Ekspertët e mirëfilltë ushtarakë, që kanë shqyrtuar shkaqet e dështimit të frontit të madh të luftës ndërmjet Italisë dhe Greqisë, duan të thonë, se, veç dezertimit masiv të rekrutëve shqiptarë, të mobilizuar në dy batalionet nga italianët dhe faktit që kjo ishte një luftë e pa drejtë, një nga shkaqet vendimtare të dështimit të ushtrisë italiane ishte, padyshim,
përdorimi i kaskarasagradave të furnizuara, enkas, nga Nuri Drassa.. Edhe unë jam i bindur për këtë, ndryshe do kish fituar Italia e Madhe, se raporti i forcave të hedhura në front dhe armatimi, që janë vendimtare për fitoren, ishte një me dhjetë, në favor të italianëve.
Veç kësaj, ekspertët politikë kanë nxjerrë në pah rëndësinë atdhetare, nacionaliste, hakmarrëse të këtij veprimi të guximshëm të një të riu shqiptar. Kjo edhe për hakmarrje: Vite më parë, pikërisht në pranverën e vitit 1920, italianët, të dëshpëruar nga qëndresa popullore shqiptare në Vlorë, përdorën në masë me detyrim në burrat vlonjatë, vajin e ricinit. Ndihej një turp masiv, kur këta burra trima, në vend që të përdornin dyfekun kundër italianëve, i kishin bllokuar duart te ushkuri i brekëve. Këtë poshtërsi një shqiptar patriot nuk mund ta harronte! Dhe e pruri rasti, që në emër të tyre, të hakmerrej Nurua, duke e larë borxhin me të njëjtën monedhë.
***
Nuri Drassa ishte myhib i besimit bektashi. Për disa vite ishte Sekretar i Kryegjyshatës Botërore të Bekatshinjëve, në Tiranë. Ai nderonte në mënyrë të veçantë dhe ishte besnik deri në vdekje i kryegjyshit, hirësisë së tij Dede Ahmetit, miqësinë me të cilin e kishte që kur dervish Metja shërbente, në një pozicion modest, në Teqenë e Kuzbabait, në qytetin e Vlorës. Pas vdekjes së babës tim, Kamanit, që ishte Sekretar dhe Dervish nderi në teqenë e bektashinjve të Kuzbabasë, në Vlorë, vendin e tij e zuri Nuriu.
Ishte, pikërisht kjo periudhë, disa muaj pas vdekjes së Kamanit, kur, në shtëpinë tonë, në lagjen Muradie të Vlorës, erdhi Nuriu civil, i shoqëruar me dy prelatë bektashinj, të diferencuar në grada, siç merrej vesh nga shenjat përkatëse në uniformat e tyre. Nëna ime, Kekea, bashkënxënëse e hershme dhe shoqe fëmijërie me Nuriun, i priti me respekt të veçantë dhe i drejtoi për në dhomën e miqve, ku ata u rehatuan, sipas pozitave jerarqike. Në krye qëndroi, më i riu, që ishte një person i njohur nga ne të gjithë. Ai ishte gjysh Abedini, një mesoburrë me pamje të hijshme, pushtuar nga misticizmi, dhe me ato sy aq të bukur, që gjithnjë qeshnin me dashamirësi. Prelati tjetër, më i moshuar, i plakur, i vuajtur dhe i dëshpëruar me një mjekër krejt të bardhë e të gjatë, po, më i ulët në gradë, nuk njihej nga ne, ndaj Kekea, nëna ime, pyeti, me kureshtje dhe kërkoi, mundësisht, t’u prezantohej.
-Është dervish Qebiri, një mik i vjetër dhe koleg i denjë i të ndjerit, burrit tuaj, shpjegon, me respekt dhe përulje, siç e kërkonte etika fetare, Nuroja. Ka ardhur për të ngushëlluar, pak me vonesë, por tani iu bë mbarë nga Zoti, se banon larg, në teqenë e Turanit. Ka qenë dhe vazhdon të jetë ca si i sëmurë.
-Ç’e mundon? Nga se është i sëmurë, hirësia, pyeti me keqardhje të dukshme, nëna ime.
-Si të ta shpjegoj. Nuriu nuk mund t’ia jepte haptazi diagnozën, duket, për mos ta shqetësuar pacientin, ndaj, në një gjuhë që mund ta merrte vesh mirë Kekea, si bashkënjohëse e vjetër e gjendjes në Gjirokastër, Nurua vazhdon shpjegimin: Në gjuhë shkencore, me që ti e merr vesh, moj zonja Keke, kjo lloj sëmundje quhet metobilica… Do ta shpiem në spitalin “special” të Vlorës për ta diagnostikuar dhe kuruar.
Nuk kish nevojë për shpjegime të tjera. Nëna ime nga sa dëgjoi dhe nga buzëqeshja e Nuros e mori vesh. Në moshën e tyre të fëmijërisë në Gjirokastër ishte i njohur nga të gjithë maroku Meto Bilica, një i sëmurë psikik, që bridhte ditë e natë sokakëve të qytetit, pa shpresë shpëtimi. Edhe nëna ime, duke uruar dervishin për shërim të shpejt, padashur, duke menduar për zgjuarsinë dhe shkathtësinë e Nuriut, vuri buzën në gaz, duke harruar për një çast se miqtë e nderuar kishin ardhur për kortezi, me rastin e një ngjarjeje mortore.
***
Me kalimin e viteve Nuriun, gjithnjë gazmor, të çiltër e të pafajshëm e përndoqën dhe e përfolën në lagje disa ekstremistë bashkëvuajtës. Kur u shkatërruan kishat, xhamitë dhe teqetë, në letrat e shkruara të gjetura në teqenë e Vlorës, gjoja, u zbuluan dhe disa poezi të Nuri Drassës me metafora sfiduese për gjemba e ferra rreth flamurit shqiptar, që, kinse, simbolizonin komunizmin dhe komunistët, paçka se Nuroja, ishte krejt indiferent për politikën e aq me shumë për komunistët Kjo dukej nga që në reliktet e tij të ruajtura me kujdes kishte dhe një dokument kur kish qenë bashkënxënës e bashkëmoshatar me udhëheqësin kryesor të tyre dhe kur kishin dalë në fotografi, pasi shfaqën me sukses një pjesë teatrale, që e loznin së bashku. Ata kishin pozuar në pozicione kur atë, pa e ditur se do të bëhej, në të ardhmen gjysmë perëndi, e kishin vendosur bash te këmbët e Nuros, madje, sipas rolit që luante, të veshur si grua.
Ishin të vështira dhe të pamerituara ditët e fundit të jetës se tij aktive, kur Nuri Drassa i sëmurë, në skamje dhe në izolim të plotë, përjashtuar disa miq të pandarë, ndërroi jetë, pa e humbur asnjëherë besimin se fëmijët e tij do të bëheshin të mirë, do ruanin traditat e tij të shoqërisë, miqësisë së vërtetë dhe të mirëkuptimit, do të gëzonin një jetë më të lumtur, siç e ëndërronte Ai, në liri e demokraci.

Similar topics
» Dy tregime nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Luan Çipi:Arlinda
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Luan Çipi:Arlinda
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi