Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat serbe: Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt

Shko poshtë

Mediat serbe: Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt Empty Mediat serbe: Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 24, 2014 12:36 pm

Mediat serbe: Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt
Mediat serbe: Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt Foto-kushtrim-ternava-qku3
Gazetat serbe vazhdojnë edhe sot me spekulime rreth përmbajtjes së raportit të Prokurorit Special Clint Williamson.


Gazetat “Danas” dhe “Kurir” citojnë burime diplomatike në Bruksel që kanë pohuar se është e mundur ngritja e aktakuzave për krime lufte kundër komandantëve të zonave operative të UÇK-së në bazë të dëshmive që do të botohen në raportin e Prokurorit kryesor të Ekipit Special për hetimin e tregtisë me organe njerëzore në Kosovë më 1999.
Sipas gazetës “Danas”, më i dalluari nga ata që mund të akuzohen është Ramush Haradinaj që ka udhëhequr në zonën e Dukagjinit, me bazë në fshatin Jabllanicë.
Tribunali i Hagës vite më parë e ka liruar Haradinajn, ish-kryeministrin e Kosovës, nga aktakuza për krime lufte kundër civilëve më 1998. Komandantë të zonave tjera ishin Rrustem Mustafa-Remi, Rrahman Rama, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Ekrem Rexha dhe Ahmet Nesufi.
“Danas” përkujton se informatat nga Brukseli thonë se janë gjetur dëshmi për krime lufte të kryera në zonat e liqenit Radoniq, Kleçkë, Zoçishtë dhe Bellaqevc.
Por, gjithnjë sipas medias serbe, nuk janë gjetur dëshmi të mjaftueshme për tregti me organe në Kosovë, krim të organizuar dhe për përgjegjësinë komanduese të shtabit qendror të UÇK-së. Ky fakt sipas gazetës serbe nënkupton se lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk do të jetë i përfshirë në aktakuza.
Joao Sousa, zëdhënësi i Kryeprokurorit Clint Williamson pohon se nuk do të bien në ndikim të presioneve politike dhe se këto që paraqiten në mediat e Kosovës dhe Serbisë janë spekulime.
Në një deklaratë dhënë “Danas”, Sousa ka shtuar se do të flasë më gjerësisht për raportin e Kryeprokurorit pas botimit të tij dhe se deri atëherë nuk do të komentojë spekulimet.
Zëdhënësi i ekipit special të EULEX, Sousa, gjithashtu ka deklaruar se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Serbisë dhe me institucionet përgjegjëse në Kosovë, si dhe u janë falënderuar të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi