Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje

Shko poshtë

Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje Empty Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 24, 2014 5:11 pm

Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasjePolicia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje Largea_police1406196503
Nënkoloneli, Jakup Nura


(I plotësuar) - Policia e konfirmon se ka arrestuar J.N. (Nënkoloneli i FSK-së, Jakup Nura) si dhe ka konfiskuar pistoletën me të cilën plagosi një person, në tentim për ta vrarë.
Policia bënë të ditur se rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: Z. T, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
I arrestuari sipas Policisë është J. N. mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Në vend të ngjarjes ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë: një gëzhojë si dhe një pistoletë Beretta (cal. 7.65).
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.


Arrestohet Nënkoloneli i FSK-së, Jakup Nura, plagosi një person

Raportohet se është arrestuar Jakup Nura, nënkolonel i FSK-së. Nura, sot rreth orës 09:30, afër Fakultetit Filologjik, plagosi një person.

Lidhur me këtë rast policia e Kosovës, ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Ndërkohë që i plagosuri po vazhdon kurohet në QKUK.
Mësohet se Nura, vjen nga fshati Prollovc i Skënderajt.
Jakup Nura, nënkoloneli i FSK-së, ka plagosur sot një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës nëntë e tridhjetë minuta, afër Fakultetit Filologjik në Prishtinë, më konkretisht afër ëmbëltores “Edi 2”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ende nuk ka hollësi më shumë për pjesëmarrësit e tjerë të kësaj ngjarjeje, e as për motivet.

Policia e Kosovës, duke konfirmuar ngjarjen te “Edi2”, përballë Fakultetit Filologjik të UP-së, tha K se me këtë rast një person është plagosur, ndërsa tre janë shoqëruar në polici, njëri nga të cilët në cilësinë e të dyshuarit, kurse dy si dëshmitarë. Flora Ahmeti, zyrtare për informim e policisë nuk ka përmendur emra e as motive të kësaj ngjarjeje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi