Kush është Lavdrim Muhaxheri? (Foto)
Faqja 1 e 1
Kush është Lavdrim Muhaxheri? (Foto)
Kush është Lavdrim Muhaxheri? (Foto)
Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan.
Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë.
Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhazherin.
Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë në kampin “Bonsteel”, në Ferizaj.
Lavdrim Muhaxheri,apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.
Së paku një i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant. Ai tha që është vetëm garantues për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve.
Por lidhjet me të dikë e quan në burg.
Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.
Vitin e kaluar u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të dyshuar po ashtu për terrorizëm me bazë fetare-islamike dhe një i shtatë ka mbetur ende në arrati.
Mediat kishin raportuar se mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.
Ai punoi si krah pune në Kampin “Bonsteel” për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2010. Pas kësaj, tregojnë miqtë e tij, ai ruajti raporte dhe rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij-KFOR’i amerikan sa që me anë të një kompanie private, si shumë të rinj kosovarë, udhëtoi për të punuar në Afganistan, në kampet e NATO’së. Atje kishte punuar afro dy vite.
Miqtë e tij tregojnë se Lavdrim Muhaxheri është lidhur me rrymat ekstremiste vetëm kah fundi i viti 2012, fillimisht në shoqatën lokale “Parimi”, nga e cila me vonë u krijua shoqata “Rinia Islame - Kaçanik”, ku Lavdrim Muhaxheri ka pozitën e “Emirit”- udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.
Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer një vit më vonë. Ai deri në gjysmën e Ramazanit të viti 2013 ishte në Kosovë, ku më pastaj iu ri-bashkua luftëtarëve në Siri, ku edhe mori pozita udhëheqje.
Ai më vonë mori rolin kryesor në sqarimin e përplasjeve të brendshme në kampin e rezistencës kundër Bashar Al Asadit, ku ishte edhe i pari nga shqiptarët që haptas konfirmoi që ekzistonin përçarje të thella në mesin e revolucionarëve, përçarje deri në ndjekje të njëri-tjetrit për vrasje.
Këto grupe janë pajtuar me marrëveshje.
Tash Lavdrim Muhaxheri udhëheqë togën e shqiptarëve, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedoni, në strukturën brenda ISIS’it e përbërë nga të huajt, që janë me mijëra. Nga mbi 10 mijë ushtarë sa i ka ISIS, llogaritet që mbi 2 mijë janë të huaj nga Europa.
Lavdrim Muhaxheri i raporton drejt për së drejti komandant “Ebu El-Bagdadit”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
» KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI?
» A është ky Lavdrim Muhaxheri i vrarë ?
» Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum
» Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar nga BIA serbe (Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi