Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !-Baces, Shaban Cakolli !

Shko poshtë

Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !-Baces, Shaban Cakolli ! Empty Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !-Baces, Shaban Cakolli !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 30, 2014 11:11 am

Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !-Baces, Shaban Cakolli ! 994440_10201421757184699_3123346543547145483_n

Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !

Agron Adem Berisha:Trungu i lodhur !-Baces, Shaban Cakolli ! 10537445_10201524632396515_4460137116848773891_n



Baces, Shaban Cakolli !

Nje peme e bukur dhe e shijshme te cilen dikush kishte mbjellur qe moti, ne nje toke qe kishte degjuar dhe perjetuar kohera te veshtira, ne kete toke qe i perjetoi dhe mbijetoi thatesira dhe vershime , kjo peme kishte ngulur rrenjet e saja aq thelle sa qe ishte bere nje me token.
Kjo peme qe me frutat e saje te cilet me mund i kishte rritur dhe pjekur ne kohe te veshtira per dekada me radhe kishte ushqyer shume goja te uritura ne shprese se ato nje dite do te benin te njejten gje per te tjeret ngase goja te uritura do te kete gjithmone.
Shpesh neper deget e saja jane kacavjerrur femije te lazdruar dhe nga ajo kane shkeputur dege qe kane ditur te jene mjaft te medha, por kjo peme ka mbijetuar dhe ka vazhduar misionin e saje .
E tani si duket kjo peme eshte lodhur dhe e ka te veshtire te mbahet, athua mosha e ka bere te veten apo jane plaget e marra nga deget e thyera neper mote, mos valle jane thatesirat apo stuhite dhe vershimet qe shpesh i kane lekundur rrenjet e saja te forta por qe asnjehere nuk arriten ta qrrenjosin ate.
E di mire se eshte e veshtire tu besh balle gjithe ketyre sfidave por ,...
Oj peme e mire dhe e embel , do te doja qe edhe per nje kohe te gjate te ushqehesha nga ti me ata fruta te embel dhe te shendoshe ne vend se te pajtohem me faktin se ti nuk je me dhe se ata fruta "na ishin njehere" , ti kujtoje me mall, me nostalgji dhe te krenohem per pemen te cilen patem dhe e cila po vjen duke u thare, asaj dalngadale kane filluar ti thahen deget e medha dhe gjethet po i bien.
Sido qe te jete, ashtu i thare ai trung do te qendroje edhe per kohe te gjate, e ne do te vazhdojme te flasim me te kohe pas kohe duke i kujtuar koherat e mira, frutat e shijshem dhe te shendoshe nga te cilet jemi rritur dhe frymezuar qe te vazhdojme te mbjellim dhe asnjehere te mos ndalemi se ushqyeri te tjeret...


I perjetshem qofte kujtimi per ty, bace i nderuar dhe i paharruar Shaban Cakolli !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi