Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE

Shko poshtë

Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE Empty Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 25, 2014 11:10 am

Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE 1150312_1374634646099808_700271303_n
Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE



Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE 1-Cakolli
*Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!/

sha në vlugun e punëve të përditshme i molisur nga një vapë e asaj dite kur mësova për vdekjen e bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova humbjen e kësaj pene që vargësi shumë vargje poetike ,portrete dhe artikuj publicistik për atdheun , kulturën artin dhe sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë i kishte në shënjestër kritike të metaltat në shoqërinë kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura ,bujaria dhe ndërtimi njerëzor i tij ishte i një rangu të lart.Vdekja e tij me theu shpirtërisht mua dhe krijuesit tjerë familjen dhe farefisin .Nga kjo humbje e mikut tim pa prit masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e së kaluarës edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë e mëtutjeshme.
Nga kjo humbje dhe mungesë të tij nuk munda ndryshe ta ngushëlloj veten, pos ta përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit Shanan Cakollin . Kujtimet do t’i filloj nga dita që u njohëm me rastin e themelimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” . Mik i dashur Shaban do të mbetesh përherë në zemrat tona , duke i kujtuar gjithmonë rrezet e dielli të mëngjesit në Gollakun tonë të shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje i kujtoj krojet , rrugët me kalldrëme .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:



VENDI IM


Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve



Përmes këtyre vargjeve tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin shume ngjyrësh , që i zbukuronte fushat dhe malet tona. I kujtoj bisedat për kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj edhe vuajtjet e asaj ane nga barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t’i vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj kam obligim instiktiv të përkujtoj për lexuesit edhe Malësinë e Gollakut, që linde edhe ti i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe instrumentistë popullor.
Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati Krilevë që i rezistoj deri e fundit shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë) dhe Prishtinë me pamje piktoreske dhe të bukura me rrugën gjarpërore që lidh fshatrat Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.
- Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha fëmijërore e gjeti të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë kudo që ishte.
Shkrimet nga Shaban Cakolli
Me shkrime vazhdoj të merret qysh në moshës fëmijërore duke shkruar për mësuesit ,nënën , bukuritë e natyrës , heronjtë dhe e mundonte gjithnjë pozicioni i shqiptarëve nën pushtimin serbo-sllav .Nga kjo gjendja jo e favorshme për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .
Në Gjermani edhe se u përpoq të ambientohet në një vend të zhvilluar kurrë se gjeti qetësinë e shpirtit , po gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet qe i kishte pasion te përhershëm i ndërlidhte me aktualitetin e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe reportazhe . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista periodike dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “[Rilindja (gazetë)|Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re” si dhe revistat “Zëri “, “Republika”, “Fjala e lirë”, “Rruga e jonë”, “Doruntina”, etj. Portalet në bashkëpunim ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.


Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE 10390538_1525032957726642_5773069405504110390_n



Një poezi nga Shaban Cakolli për poetin:

POETI


Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!…


(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )


U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.


O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.


II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!


Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.


III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.


Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.


IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.


Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.


30.07.2014
Düren
a


Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE 10632716_1525032991059972_4689976169651743579_n


Diskutim   i Shaban  Cakollit nga tubimi i "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve  dhe krijuesve shqiptarë  në  Gjermani" me rastin e mbajtjes së orës letrare  kushtuar  përkujtimit  për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Heidelberg.


Heshta dhe qava për ty!Poezi kushtuar Shaban Cakollit nga Asllan Dibrani
 
Heshtjen kisha si ngushëllim
Kurrë nuk desha të lotoj

Për ty rrodhi  loti
Qava shumë qava
Në vetmi të kujtova
Nga dridhja belbëzova
U lava  sa herë u lava
Lotët  me uji i përzjeva
Kërkoja,  e s'di çka kërkoja
Si vdiq Shaban Cakolli u shokova
Aq i ri  na ike  në amshim
Për gjithmonë e pa kthim
Po qaj dhe tani po qaj
Lapsin në dorë   unë e  kam

Veten dot se  mbajë...






Asllan Dibrani:IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE 10580151_1525033037726634_4755425775018190246_n
Pamje nga anëtaret e Lidhjes  se Shkrimtareve  ne Gjermani  me rastin e orës letrare kushtuar Azem Shkrelit ne Eneppetal me Muharrem Sfarqa,Shaban Cakolli,Ali Berisha , Martin Çuni,Liman Zogaj,Dibran Demaku, Agim Gashi,Pal Solkoli,Asllan Dibrani,Sadik Krasniqi etj.


Ai ka botuar në  gazetat e Kosovës dhe Diasporës, atyre në Maqedoni dhe në Shqipëri. Jetoj dhe krijoj  në Gladbek të Gjermanisë, që nga ardhja e tij  nga  Kosova. Shkrimet  e  tij  i ka botuar në  këto përmbledhje poetike si më poshtë:"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" dhe "Krisma e Fjalës"
Shabani la  në dorëshkrim  të  përgatitje edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani ,aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.



-Disa shkrime të tij janë përkthye në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe Diasporë. Ai ishte   aktiv  në  "Lidhjen e  Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani"(LSHAKSH), po edhe  si anëtar  i kryesisë   në cilësinë e sekretarit me të cilin rast  përfitoj t'i ngushëlloj  familjen e të ndjerit  Shaban Cakollit  dhe farefisin  e tij  .Po  ashtu edhe anëtarëve e Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani. Shaban ty të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Le të mbes   ky shkrim si mesazh që  edhe  se ike  Shaban  i ri    për atë botë, pa na  thënë lamtumirë,me  mall  e vaj  do  të kujtojmë  përmes veprave   dhe  modestisë tuaj të një burri  me virtyte  të larta që nuk do të harrojmë  asnjëherë në jet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi