Topalli: Kukësi, simbol i dashurisë vëllazërore të shqiptarëve

Bota sot (Tiranë)
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në turin e saj,
[img:8b8b]http://www.botasot.info/te_vogla/show_image[2].jpg[/img:8b8b]
Kukësi ka hyrë në historinë e mbarë botës me mikpritjen e jashtëzakonshme që i bëri vëllezërve nga Kosova të mbërritur gjatë luftës në Kosovë. Por Kukësi sërish do të hyjë në historinë e zhvillimit me një kryevepër të infrastrukturës, rrugën Durrës-Kukës.
Kukës-Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit theksoi se Kukësi ka hyrë në historinë e mbarë botës me mikpritjen e jashtëzakonshme që i bëri vëllezërve nga Kosova të mbërritur gjatë luftës në Kosovë. Por do të hyjë në historinë e zhvillimit me një kryevepër të infrastrukturës, rrugën Durrës-Kukës. “Unë jam shumë e lumtur që jam sot këtu në Kukës, që jam e rrethuar nga ju, nga nënat, nga vajzat, nga bashkëshortet, nga gjyshet më të mrekullueshme, më të dashura, më të dhimbshme. Më lejoni që prej këtu të përshëndes pasagjerët e avionit të parë, që sapo kaloi, avionit të parë që ulet këtu, në aeroportin tuaj të ri. Përshëndes pasagjerët e parë që vijnë nga Tirana dhe ulen në aeroportin e ri të Kukësit”, vlerëson Topalli, duke shtuar se ky qytet ka mbetur në mënyrë të veçantë në mendjen time. Por e veçanta e gjithë kësaj është mikpritja shqiptare e periudhës së luftës në Kosovë. “Në të vërtetë, edhe në mendjen e të gjithë botës. Kjo ka ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Në atë periudhë ju zbuluat zemërgjerësinë tuaj. Në atë periudhë ju i zbuluat botës mikpritjen e jashtëzakonshme të shtëpive tuaja. Ju nënat, ju vajzat e reja, ju bashkëshortet, ju gjyshet, hapët dyert e shtëpisë për çdo shqiptar që vinte nga Kosova. Ju ndatë me fëmijët e tyre çdo gjë që kishit për fëmijët tuaj. Ju i ushqyet ata sikur të ishin fëmijët tuaj”, vlerësoi Topalli. Ky ishte një model, i cili na bëri që të shiheshim nga të tjerët si një popull me zemër të madhe. Atë ditë Kukësi hyri në histori me imazhin më të bukur të dhembshurisë dhe dashurisë. “Atë ditë shqiptarët hynë në historinë e botës, si një popull me zemër të madhe, që nuk pyet për vështirësitë, që nuk pyet kur nuk ka, që nuk pyet se ndoshta nuk ka shumë para. Por, ndërsa në atë periudhë të vështirë Kukësi hyri në histori për zemërgjerësinë dhe mikpritjen e madhe, sot Kukësi hyn në histori në një moment të bukur”, vlerëson Topalli, duke shtuar se kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve. Ne shqiptarëve në Shqipëri, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan. Ajo shtoi se kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha. Këtë rrugë mund ta bënte vetëm Sali Berisha. “Dhe ne ndihemi krenarë. Rruga që bashkon vendin është rruga e të gjithë shqiptarëve, është rruga jonë, është e ardhmja jonë”, vlerëson Topalli.
Fjala e kryeparlamentares shqiptare
Unë kam shprehur mirënjohjen, në çdo takim që kam pasur, për kontributin e çdo gruaje, çdo nëne të re, të cilat i janë dedikuar vetëm familjes, në çdo gjë që ato kanë bërë. Sepse, duke bërë për fëmijët e tyre, ato kanë bërë për familjen e tyre. Duke bërë për familjen e tyre, ato kanë bërë për vendin e tyre. Duke bërë për vendin e tyre, ato kanë bërë për kombin e tyre.
Unë dua ta them këtu në Kukës, unë i respektoj gratë në karrierë, gratë e suksesshme, gratë që shkëlqejnë në profesionet e tyre; mjeket, infermieret, mësueset, ekonomistet, por, mbi të gjitha, admirimi im më i madh shkon për ato gra që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët, që i janë përkushtuar vetëm rritjes, edukimit, mësimit të fëmijëve të tyre, që i janë përkushtuar vetëm familjes së tyre. Punën e tyre asnjëherë në historinë e njerëzimit ekonomistët nuk kanë ditur ta vlerësojnë. Nënat e dinë se çfarë do të thotë të rrisësh fëmijët, e dinë çfarë do të thotë të përsërisësh netë të tëra pa gjumë, ndërsa rrinë mbi kokën e fëmijës, kur ai është i sëmurë, kur ai qan, kur ai kërkon të thotë diçka dhe nuk di se si ta thotë. Ne nënat që ecim duke na u dridhur shpirti, duke na u dridhur zemra, kur fëmija hedh hapin e parë. Më pas, ne vrapojmë pas tij kur ai bën hapin e dytë, të tretin. Dhe i tregojmë të gjitha shoqeve tona “Shiko e bëri hapin e parë”. Pastaj, “Shiko hyri në klasë të parë”. “Shkoi në gjimnaz.” “Shkoi në universitetet.” Ne vërtet mund t’i përkushtohemi vetëm familjes, apo vetëm një profesioni, por ne kërkojmë nga shoqëria që të na respektojë. Ne që dimë të bëjmë kaq mirë të parën, dimë të bëjmë po kaq mirë të dytën. Ndaj edhe në çdo takim i kërkojmë shoqërisë në përgjithësi, respekt për atë që jemi. Ne nuk pretendojmë që jemi më të mira se të tjerët. Por, ne kërkojmë atë dinjitet që na takon.
Gjatë kësaj periudhe kam të drejtë të them se Shqipëria ka ndryshuar vërtet. Ka ndryshuar me rrugën tuaj, me rrugën e shqiptarëve, me rrugë në jug. Ka ndryshuar në Vlorë, në Sarandë, në Shkodër, në Korçë, në Tiranë, në Durrës dhe kudo. Por, mbi të gjitha, ndryshimi më i madh ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Dhe kjo është e rëndësishme. Ky anëtarësim ka bërë të mundur që ne të shihemi si qytetarë të NATO-s. Që ne të shihemi si gra të kësaj aleance të madhe të lirisë. Ky anëtarësim ne si nëna, si familjare, si profesioniste, na jep më shumë dinjitet, më shumë respekt. Dhe ne këtë e meritojmë. Pak kohë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës. Erdhi në Kukës, por nuk shkoi te rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Baltë mbi atë që është krenaria jonë. Baltë mbi atë që është tuneli i shqiptarëve. Që është tuneli i bashkimit, që është rruga e bashkimit, që është rruga e afrimit.
Gjatë 8 viteve të kaluara ata asnjëherë nuk e morën seriozisht. Përkundrazi, në 8 vjet e nëpërkëmbën, e nënvlerësuan dhe pastaj e vodhën, e vodhën, e vodhën. E vodhën me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë. Kur rruga filloi, ata filluan të villnin vrer. Pastaj, helm. Pastaj, çdo ditë baltë, baltë, baltë pa fund.Në fund të qershorit, ju qytetarët e Kukësit, në fakt, kjo nuk është vetëm rruga juaj, kjo është rruga jonë, e të gjithë shqiptarëve, do të keni mundësinë të inaguroni përfundimin e kësaj rruge. Ajo do të jetë një ditë e mrekullueshme. Ajo do të jetë një ditë e bukur. Ajo do të jetë një ditë e qeshur. Atë ditë keni për të parë përsëri kryetarin e Bashkisë së Tiranës të nxirë në fytyrë, siç ka qenë që ditën e antarësimit të Shqipërisë në NATO.
Të nxirë siç ka qenë përherë, siç ishte kur ratifikohej MSA-ja apo protokolli i NATO-s. Të nxirë siç do ta shohim më 29 qershor. 29 qershori do të jetë një ditë e madhe. 29 qershori do të jetë dita kur të gjithë do të qeshin, të majtë dhe të djathtë. 29 qershori do të jetë dita kur do të vazhdojnë projektet e ndryshimit të Shqipërisë. 29 qershori do të jetë një ditë, në të cilën ne mund të besojmë se edhe më shumë mund të bëjmë për këta fëmijë.
Sepse edhe ndërtime më të mira do të bëjmë për këta fëmijë. Sepse edhe shkolla më të bukura do të bëjmë për këta fëmijë. Sepse edhe shanse më të mëdha do të kenë këta fëmijë. Unë jam e kënaqur që ne gjatë kësaj periudhe kemi bërë të mundur që vendi ynë, i vogël, me halle, me histori të vështirë, të rritet. Në mënyrë të tillë, ne ndonjëherë mund të ishim skeptikë, një rast që mund të bëhet, një rast që mund të ndodh, një rast që mund të arrihet, që vendi ynë, pra, që Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë që vazhdon ende me rritje pozitive ekonomike. Kjo është Shqipëria jonë, është e vetmja që ka bërë të mundur që në 4 vite të dyfishojë rrogat dhe pensionet. Nuk ka vend tjetër në botë që të ketë bërë të mundur dyfishimin e buxhetit. Asnjë qeveri, në asnjë periudhë, nuk ka mundur që në një periudhë kaq të shkurtër të dyfishojë të ardhurat. Asnjë qeveri, në asnjë periudhë nuk ka mundur t’i ndryshojë vendit të vet infrastrukturën dhe ta bëjë atë që të jetë një Shqipëri që ecën, një Shqipëri që po ndryshon, një Shqipëri që po rritet, një Shqipëri që po zhvillohet, që Shqipëri që po bëhet moderne.
E gjithë kjo vjen për një arsye të thjeshtë. Unë ia them vetes çdo ditë, njëqind herë në ditë. Në qoftë se këtë vend e do seriozisht, në qoftë se ke sensin e detyrës, sensin e përgjegjësisë që të tjerët të kanë dhënë, shumë gjëra mund të bëhen. Ky vend ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ne më tepër do të bëjmë. Në mandatin e ardhshëm do të rrisim edhe më shumë rrogat. Në mandatin e ardhshëm do të rrisim edhe më shumë pensionet. Shumë rrugë të tjera do të bëjmë. Më shumë rrugë, më shumë shkolla. Më shumë buxhet do të ketë për arsimin. Prioritet i veçantë do të jetë shëndetësia.
Do të bëjmë të mundur që nënat, baballarët, çdo burrë, çdo student, në vitin e parë të mandatit të dytë të lëvizë i lirë, pa viza, që të mos shkojë më në radhë përpara ambasadave. Që të respektohet. Që të mos ulet më përpara dyerve të tyre. Që të mos rri më në radhë për njëmijë kërkesa, njëmijë procedura, për të parë djalin, vajzën, fëmijët, në Gjermani, në Francë.
Ne themi në fakt se Shqipëria po ndryshon. Themi se Shqipëria po ndryshon, por unë besoj dhe të gjithë më thonë se Shqipëria ka ndryshuar.
Shqipëria ka ndryshuar. Përpara se të vija këtu një qytetar i juaj, duke folur për rrugën Durrës-Kukës, më tha se në shtëpinë e tij ka fotografi të rrugës Durrës-Kukës. Pastaj dikush tjetër më tha të njëjtën gjë.
Përpara Parlamentit unë kam vendosur të gjitha segmentet e rrugës Durrës-Kukës. A e dini ju që kjo rrugë është krenaria e çdo shqiptari, në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër?Ajo është diçka të cilën vetëm Kryeministri Sali Berisha mund ta bënte. Një rrugë kaq të madhe, në një kohë kaq të shkurtër ishte gati e pamundur të imagjinohej. Një gjë do t’i them këtyre vajzave, që këtë takim e hapëm më një kërcim dhe më një këngë që thoshte “We can win the race” . U them këtyre vajzave se ne do të fitojmë! Do të fitojmë, dhe përsëri do të fitojmë! Prapë, prapë dhe prapë. Ne kemi fituar garën e rritjes ekonomike. Kemi fituar garën e NATO-s. Ne kemi fituar garën e infrastrukturës. Kemi fituar garën e një Shqipërie që po bëhet më moderne. Kemi fituar garën e një vendi që vazhdon ende rritjen ekonomike, ndryshe nga vendet e tjera. Vendet e tjera i ulin rrogat, ne i shtojmë ato. I ulin pensionet, për shkak të krizës globale, ne i rrisim ato. Edhe më tej do t’i rrisim. Në mandatin e ardhshëm projekte të mëdha zhvillimi, në mënyrë të veçantë për ata që kanë më shumë nevojë, për ata që ende nuk i kanë rrogat e larta, për fëmijët, për vajzën, djalin, studentin do të ketë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi