Durrës, mbyten me qese e litar
Durrës, mbyten me qese e litar
Aktualitet
03 Shtator 2014 - 07:15
Durrës, mbyten me qese e litar 2 të moshuara për 200 mijë lekë
DURRES - Qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar i shokuar këtë mëngjes nga një krim i pazakontë. Dy të moshuara, kunata me njëra-tjetrën, janë vrarë në mënyrë mizore në banesën e tyre: të mbytura me qese plastmasi dhe me duart e lidhura me litar.
Krimi tronditës ndodhi pas mesnate në lagjen numër 11, teksa Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç janë gjetur të pajeta në banesën 2-katëshe mëngjesin e kësaj të Marte. Autorët e vrasjes së dyfishtë, të cilët dyshohet se kanë hyrë në banesë duke kapërcyer murin rrethues ende nuk janë zbuluar, ashtu sikurse rrethanat e krimit mbeten ende të paqarta.
(Në foto: Dy viktimat, Elsa Vava (majtas) dhe Gjinovefa Vava (djathtas)
Një nga pistat e policisë së Durrësit është ajo e grabitjes, pasi nga kontrolli i bluve, shtëpia është gjetur e shkatërruar dhe gjithcka e përmbysur. Duket sikur autorët e ketij krimi te rende kane kerkuar me ngulmim sende me vlere, ndersa gjatë pasdites është mësuar se në banesë mungonin 200 mijë lekë, që ishin kursimet e dy të moshuarave. Pista tjetër është ajo e konflikteve për pronësinë, pasi ka pasur gjyqe pronash mes kushërinjsh.
Grupi i xhirimit të televizionit A1 Report në qytetin bregdetar solli i pari për publikun pamjet e banesës ku ndodhi krimi tragjik. Shtëpia ku jetonin të moshuarat është një banesë e vjetër 2-katëshe, me orendi të vjetra brenda saj.
(Në foto: Banesa e dy të moshuarave që u vranë mizorisht)
Sakaq, në shtëpinë e dy të moshuarave që humbën jetën, ndodhej dhe një tjetër e moshuar e cila fatmirësisht nuk është dhunuar nga grabitësit, ndërsa mësohet se ishte e paralizuar. Ajo është motra e një prej të moshuarave që mbeti e vrarë, ndërsa mësohet se nuk është në gjendje për të folur në lidhje me cfarë ndodhi në banesë.
I afermi i viktimave: Ishin familje e respektuar, te moshuarat ndihmoheshin financiarisht nga femijet
Kiço Simaku, krushku i 77-vjeçares Gjinofeva Vava tregon për mikrofonin e A1 REPORT se si i njihte të ndjerat. Zonjat i përksinin dy prej familjeve më të njohura dhe të respektuara në qytetin bregdetar të Durrësit, thotë ai, ndërsa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme.
Ato jetonin të vetme prej vitesh, por kishin mbështetjen financiare të fëmijëve që jetonin shumë pranë banesës së tyre. Madje kishin pajtuar edhe një punëtore për të moshuarën e cila ishte e paralizuar.
“Këto janë tre gra të trija të moshuara. Njëra prej tyre është e shoqja e ish-arsimtarit të dalluar të Durrësit Jani Vava. Ka punuar si llogaritare në Uzinën mekanike, ka qenë një grua e nderuar. Tjetra, Gjenovefi është motra e Janit e cila edhe ajo ka qenë punëtore. Kanë edhe një motër që e kanë të sëmurë dhe banon bashkë me to, të trija janë me pension. Gjithmonë kanë parë punën e tyre dhe nuk i kanë rënë kurrkujt në qafë. Kanë një vajzë dhe një djalë të martuar. Fëmijët jetonin më vete në një shtëpi më poshtë. Kanë pasur një grua që i ndihmonte për motrën që është sëmurë dhe që e paguanin. Është ajo proverba e vjetër që paratë dhe gjynahet nuk tregohen, kështu që nuk kam ditur të kenë para të tjera mënjanë përveç lekëve që i mbeteshin nga pensionet”, shprehet për A1 REPORT, i afërmi i viktimave Kiço Simaku.
Flasim komshinjtë: Ngjarje makabre, autorët të vihen para drejtësisë
Komshinj të të moshuarave janë shprehur të shokuar për krimin e rëndë. Për mikrofonin e A1 REPORT ata bëjnë apel që autorët e masakrës të vihen para drejtësisë.
“Të gjithë i njihnim për gra të nderuara në lagje, ato ishin në pension dhe ishin shumë të sjellshme, thotë një fqinj i tyre.
Sakaq, një tjetër shprehet: “Jemi të shokuar nga kjo tragjedi e rëndë, pasi ato zonja nuk e meritonin kurrsesi një fat të tillë”.
“Uroj që autorët e kësaj masakre të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimin maksimal”, thotë një tjetër komshi i të moshuarave.
(Në foto: Nxjerrja e trupave të pajetë nga banesa)
Të moshuarat jetonin shumë pranë të afërmve të tyre. Ishte djali i 72-vjeçares Elsa Vava ai që ka shkuar në banesë dhe ka parë të pajeta nënën e tij dhe nusen e vëllait të të moshuarës.
Hetimet e policisë
Grabitja me pasojë vdekjen është pista kryesore e policisë, pasi nga shtëpia është gjetur e shkatërruar dhe gjithçka e përmbysur. Pas verifikimeve të tjera është vënë re edhe mungesa e parave. Pista tjetër është ajo e konflikteve për pronësinë, pasi ka pasur gjyqe pronash mes kushërinjsh. Por kjo pistë duket se do të bjerë për shkak të fakteve të reja. Dy viktimat kishin pasur rreth 5 gjyqe kohët e fundit, pikërisht për pronat. Në shtëpinë e dy të moshuarave që humbën jetën, ndodhej dhe një tjetër e moshuar e cila fatmirësisht nuk është dhunuar nga grabitësit, ndërsa mësohet se ishte e paralizuar. Ajo është motra e një prej të moshuarave që mbeti e vrarë, ndërsa mësohet se nuk është në gjendje për të folur në lidhje me atë që ndodhi në banesën e tyre.
Policia e Durrësit: Janë shoqëruar 16 persona
Ora 11:10 Policia e Durrësit ka dhënë përmes një njoftimi zyrtar informacionet paraprake për vrasjen e të moshuarave. Deri pak para mesditës janë shoqëruar 16 persona, të cilët dyshohet të kenë dijeni mbi rrethanat e krimit, si komshinj, të afërm apo edhe persona me precedentë në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.
“Veprimet hetimore po drejtohen nga Prokurori i Rrethit. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit janë dërguar specialistë të hetimit të krimeve të rënda dhe veprimet po ndiqen nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut në funksion të zbardhjes së ngjarjes dhe motiveve e rrethanave të saj”, njofton Policia e Durrësit.
*Shkrimi u publikua fillimisht më 2 Shtator ora 07:15 dhe u perditesua sot (3 Shtator)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/krim-i-r-nd--n--durr-s-mbyten-me-qese-dhe-litar-2-t--moshuara-236454.html#sthash.5JVfgpmS.dpuf
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi