Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-NGUSHLLIME PËR VAJZËN TIME

Shko poshtë

AGIM GASHI-NGUSHLLIME PËR VAJZËN TIME Empty AGIM GASHI-NGUSHLLIME PËR VAJZËN TIME

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 03, 2014 8:56 pm

AGIM GASHI

NGUSHLLIME PËR VAJZËN TIME

Të dashur njerz, familjarë e miqë të respektuar!


AGIM GASHI-NGUSHLLIME PËR VAJZËN TIME 10624860_10152355200339077_1466387211063939199_n

Vajza ime Shqipe Gashi-Hoxha më 02.08.2014-të, mori rrugën e pakthimit drejt qiellit dhe Perëndisë. Dhimbjen time e keni ndje edhe Ju shumica e familjarëve, miqëve e njerzëve nga të katër anët e globit. Ka pas edhe të tillë, bile edhe të afërm që edhe me këtë rast dhimbjeje u treguan aq indiferent saqë kur vdiq Shqipja ata dhe ato u shtrinë plazheve të detrave e nuk ju shkoi ndërmend ti shkruanin bile dy fjalë ngushllimi. Kishte edhe të tillë që jo fort larg, për baballarët e bashkëshortët thurja vargje e u këndoja këngë, shkoja në shtëpitë e tyre e tubime, ua lartësoja figurën e të afërmëve të tyre me shkrime e me lavdata, por që me vdekjen e vajzës sime nuk e panë të arsyeshme të vinë në ngushllime, ose sëpaku ta shkruajnë nga një sharje bile në fb ose telefon.
Te dy palët i arsyetoj plotsisht. Të parët janë ata që harruan se kush jemi, harruan gjakun e tyre dhe se largësia po e bënë të veten. Nuk thuhet kot fjala se sa më larg sysh aq më larg zemrës. Me këtë po na tregojnë vllëzërit tanë vendor se për ne mërgimtarët edhe vdekja u bë e rëndë,dhe se unë në disa poezi nuk kerkoja kot ndonjë vend për varrim që edhe atë sdo ta kemi një ditë.
Edhe të dytët i kamë arsyetuar sepse, gjithmonë te ne shqiptarët ka dominuar kthimi ndryshe nga ajo që i ke ofrue me zemër e dashuri.

Kjo letër nuk është kritikë e askujt, sepse sejcili ka me u lidhë për vendin e vetë, por letra ka karakter tejet falenderues për disa qindramijëra komente e ngushllime, si drejtëpërdrejtë në shtëpi, apo edhe në FB, telefon, letra e telgrame. Përndryshe Ju kasha lutë të mos merziteni për Shqipën time të dashur sepse rruga e qiellit ishte me dëshirën e Perëndisë. Kryesorja lamtumirën ia dhamë shqip familjarisht, atje nga toka e Suedisë mike. 
Ju them të mos merziteni duke e pasë parasysh vargjet dhe këngët e mia për bijën time,që ndoshta mund të ndjeheni edhe keq.

Me shumë respect
Agim Gashi
Düren- 03.09.2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi