Shtohen vehabistët në Luginë, pritet goditja e tyre

Në Luginën e Preshevës së fundi është shtuar numri i ithtarëve të sekti selefistë apo përkrahës edhe të vehabizmit.
Prania e tyre dita ditës po bëhet më e shtuar dhe se njerëzit e këtij sekti që pretendojnë se janë ithtarët e drejtë të fesë po pushtojnë edhe xhamitë në Preshevë, Bujanoc dhe në fshatrat e këtyre dy vendbanimeve.
Dita ditës po shtohet edhe përfshirja e numrit më të madh të të rinjve dhe se prijësit e këtij sekti tashmë kanë strategjinë se si të manipulojnë me rininë e papunë dhe dëshpëruar të këtij rajoni më të varfër shqiptar, të lënë pas dore nga institucionet shtetërore.
Edhe drejtuesit e disa xhamive, por edhe përfaqësues legal fetar që thirren si institucione që përfaqësojnë komunitetin mysliman janë përkrahës dhe financues të këtyre fushatave.
Burime për agjencinë e lajmeve INA theksojnë se në këtë skenarë janë të përfshirë hoxhallarë të mirënjohur, që kanë një mburojë edhe nga qarqe të larta të sigurisë të shtetit serb.
Në Preshevë sidomos rinia ofrohet dhe joshet për t`u përfshirë në këtë sekt, duke kundërshtuar më pas islamin tradicional të kultivuar brez pas brezi në këto treva.
“Kemi një strategji të këtyre grupimeve të organizuara që funksionojnë në mënyrë të përkryer. Ata kanë shtabet apo çerdhet e tyre, nofkat e tyre dhe tërë strategjinë e implikimit dhe infektimit të të rinjve. Baza e tyre dihet se është e përkrahur edhe në Beograd nga një fuqi e madhe, që lehtë edhe mund të zbulohet, nëse do të kishte një transparencë”, thekson një bashkëbisedues dhe predikues i islamit tradicional shqiptar.
Bashkëbisedues dhe qytetarë të Luginës theksojnë se njerëzit që janë kyçur në këto rryma janë me të kaluar të keqe, devijuese, pa traditë familjare dhe me pisllëqe të ndryshme. Por ka edhe nga ata që për shkaqe interesi, varfërie e skamje, por edhe joshje janë përfshirë në këtë sekt.
Përhapja më e madhe po ndodhë nëpër fshatra, ku individë të ndryshëm me stilin e zakonshëm të pantallonave të shkurtra dhe mjekrave po pushtojnë edhe xhamitë. Një përhapje e tillë më masive është në disa fshatra, ku fshatarët janë të shqetësuar nga përhapja e tyre dhe strategjia për të pushtuar xhamitë.
“Ata shtohen si kërpudha dhe bëjnë fushatë të fuqishme për të bindur shumë të rinj që ti bashkëngjiten. Imamët janë të paaftë dhe po heshtin dhe nuk po gjejnë fuqinë që së bashku me këshillat e xhamisë, shkollat dhe institucionet e tjera për të goditur dhe anashkaluar këto individë destruktiv që kanë mision të keq për shqiptarët. Ata përmes interesit po joshin të rinjtë. Ndërsa drejtuesit e këtyre strategjive kanë plane se si të përfitojnë sa më shumë përkrahës. Ata bëjnë jetë koti duke ndenjur, duke mos punuar dhe duke përfituar fonde nga jashtë. Kjo është mëse e qartë”, thekson Iliri, një preshevar i ri.
Por, banorët e kanë rrezik dhe bezdi të flasin publikisht kundër tyre, me frikën se mund të pësojnë ndonjë sulm apo hakmarrje siç thonë ata nga ‘mjekrat’.
Edhe politikanët gjithashtu nuk dëshirojnë të flasin publikisht kundër tyre, por ata pajtohen me mendimin se këto individë duhet të pendohen dhe ti rikthehen jetës dhe fesë tradicionale, duke mos dëmtuar imazhin e shqiptarisë në këto troje.
Në Luginë pretendohet se ka shumë shoqata që kanë depërtuar dhe japin para për gjithë ithtarët e tyre. Por shteti serb asnjëherë nuk ka bërë transparencë se sa para të këtyre shoqatave shpërndahen për këtë mision.
Kohëve të fundit disa media serbe kanë folur mbi përhapjen e siç kanë shkruar ato ‘xhihadistëve’ në Luginë, por duke thënë se dihen edhe emrat e udhëheqësve.
Deri tani nuk dihet reagimi i autoriteteve serbe, por burime pranë disa medieve në Beograd kanë thënë se nuk përjashtohet ndonjë operacion i xhandarmerisë serbe ndaj këtyre grupimeve, për të përfituar Serbia përballë opinionit ndërkombëtar se po lufton terrorizmin dhe vehabizmin.
Ky aksion parasheh goditjen e disa kokave organizative por edhe ithtarëve, duke i konsideruar si celula dhe përkrahës të ISIS dhe Al – Nusra.
Jo zyrtarisht mësohet se në Luginë ka edhe individë përgjegjës që bëjnë përgatitjen e opinionit dhe rekrutimeve për të rinjtë që duan t`i bashkëngjiten këtyre formacioneve terroriste.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës apelojnë për reagim të faktorit politik, por edhe mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës për të luftuar dhe zmbrapsur këtë dukuri të këtyre individëve dhe këtij sekti po rrënon imazhin e shqiptarëve në Luginë, por që po lihet qetë nga ana tjetër nga shteti serb.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi