Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK

Shko poshtë

Vullnet Mato:PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK Empty Vullnet Mato:PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 08, 2014 8:11 pm

Vullnet Mato:PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK 10269652_1414526372149016_664738896004438506_n



Vullnet Mato

PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK

Kam spitalin psikiatrik këtu përballë, 
kur sytë e lodhur hedh dritares tutje.
Të marrët, me trurin tepër në hall,
më buzëqeshin, sikur Krishtit i luten...

Më thërrmohet shpirti në copa guri,
kur i shoh ashtu me tru të dëmtuar. 
Me dhimbjen e thellë të një burri,
ndjej të më mpihen këmbë e duar.

Kur një vajzë me sy përlotur, si reja,
karshi oborrit afrohet e më këndon:
“Eja i dashur i zemrës, të lutem eja,
nga kjo çmendinë, mua më shpëto!” 

Atëherë s’di në cilën dhomë të futem,
të mos dëgjoj zërin e saj të drithëruar,
kur për shërimin e trurit, mua më lutet,
në vend të dashnorit që e ka tradhëtur.

Po të isha në moshën e saj fatkeqe, sot,
nuk do e lija t’i zvetënohej kësisoj bukuria.
Do bëhesha si i çmendur, nëse shërohej dot,
me dashuri, kundër çmendjes nga dashuria..

Vullnet Mato:PËRBALLË SPITALIT PSIKIATRIK 10647140_1470145666587086_8178248460622157171_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi