Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar

Shko poshtë

Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar Empty Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 09, 2014 10:03 am

Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar
Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar 562X315211441_german_judges-body

Në Gjermani, dje para një gjykate kanë dalur katër vetë, të dyshuar se janë militantë islamikë, për komplot për sulm të dështuar me
bombë në një stacion hekurudhor, dhe planifikimin e vrasjes së një aktivisti antimysliman të krahut të djathtë.

I pandehuri 27 vjeçar, Marco Gaebel, shtetas gjerman, është i akuzuar për vendosjen e një bombe në një valixhe sportive në stacionin kryesor hekurudhor në Bon, në dhjetor të vitit 2012.

Bomba nuk ishte aktivizuar, por zbulimi i eksplozivit kishte shkaktuar alarm terrorist madhor dhe kaos të udhëtarëve në stacion, dy javë para krishtlindjeve.

“Ai ka dëshiruar që në mënyrë tinzare ta vrasë një numër të pacaktuar të njerëzve, duke përdorë mjete të rrezikut të lartë dhe me motive bazë”, tha prokurori, Horst Salzamann, në sallën e gjykatës me siguri të lartë në Dizeldorf, e cila ishte e mbushur me njerëz.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se bomba ishte imitim, duke theksuar se nuk është gjetur detonatori.

Tre të dyshuarit e tjerë janë: Enea Buzi, shtetas shqiptar 44 vjeçar, Koray Durmaz, turko-gjerman 25 vjeçar, dhe Tayfun Sevim, shtetas gjerman 24 vjeçar.

Të katër personat ballafaqohen me akuza të formimit të grupit terrorist “radikal islamist”, për konspiracion për vrasje dhe armëmbajtje.

Ata mund të dënohen me burg secili deri në 15 vjet, ndërsa i akuzuari Gaebel, përballet me burgim të përjetshëm. /rel/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi