Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve

Shko poshtë

Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve Empty Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 17, 2009 11:51 am

Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_ArsimHalili
Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve
Nga Arsim Halili
Dardana ka krijuar tani më një imixh pozitiv, për sa i përket përkujtimit të dëshmorëve edhe përmes vargjeve poetike dhe në prozë, e në përgjithësi në artin pamor dhe skenik. Mirëpo ne sot, do të fokusohemi për një ngjarje që tani më veç është bërë tradicionale për këtë komunë, respektivisht për qytezën e Dardanës. Nën organizimin e Drejtorisë arsimit, kulturës, rinisë dhe sporteve, si dhe klubit letrar “Nositi”, më 30 prill 2009, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, ishin mbledhur me dhjetëra krijues anembanë Kosovës, për të deklamuar poezitë e tyre, para artdashësve të kësaj komune.
Manifestimi tradicional është i pagëzuar me emrin “Lulëkuqet e prillit”, dhe u kushtohet dëshmorëve të rënë në Bejten e Marecit. Manifestimi mbahet çdo vit dhe ka karakter garues. Ai mbahet në dhjetë ditët e fundit të prillit. Manifestimi qendror u mbajt më: 30 prill 2009. Këtë tubim e shpalli të hapur përfaqësuesi i drejtorisë së kulturës z, Nazmi Maliqi, përgjegjës për kulturë,i cili u dëshiroj mirëseardhje të gjithë krijuesve, anembanë trojeve shqiptare. Pasi e elabori në pika të shkurtra organizimin e këtij jubileu, ai ftoi krijuesit e pranishëm, të lexojnë nga një poezi. Para artdashëseve u paraqiten me punimet e tyre poetët: Riza Graiqevci, Zeqir Fazliu,Nebi Bunjaku, Raif Gashi, Sinan Sadiku, Baki Krasniqi,Kadri Osmani, Musa Ahmeti, Shqipe Hasani, Violetë Gashi, Nexhat Rexha, Rifadije Basha, Kimete Kryeziu, Arsim Halili. Pas përfundimit të pjesës së parë, Nazmi Maliqi fton anëtarët e jurisë profesionale, në krye me Mutafë Xhemalji-kryetar, Nexhat Rexha- anëtarë, Ibrahim Ibishi-anëtarë, të zënë vendet e tyre dhe poezitë e paraqitura gjatë këtij konkursi letrar, t’i shpallin fituesit e tre vendeve të para: në prozë, poezi dhe shfaqjet më të mira teatrale, gjatë këtij konkursi. Më pas fjalën e merr kryetari i jurisë profesionale, respektivisht z, Musafë Xhemajli, i cili në fillim tha: Se ka qenë një numër i konsiderueshëm i poezive të paraqitura, gjatë këtij konkursi dhe natyrisht se të gjitha kanë pas edhe vlerën e saj artistike, për çka edhe jemi munduar që t’i zgjedhim ato më të mirat! Prandaj në konsultim me anëtarët e jurisë profesionale, shpallim të hapur fituesit e këtij konkursi letrar, për poezi dhe për prozë:
-Vendi i parë i takon Sinan Sadikut me poezinë “Shkoj për të ardhur”
- Vendi i dytë i takon Shqipe Hasanit, me poezinë ” 500 vjet mbishkrim”
- Vendi i tretë i takon dy poetëve, Riza Graiçevcit, me poezinë “Ditiramb për Kadri Zekën” dhe Hasije Silishta, me poezinë “Lule Ajri”.
Vlen të theksohet se poezia vendit të parë, është shpërblyer me 200 euro, poezia e vendit të dytë, është shpërblyer me 70 euro dhe poezia e vendit të tretë me 50 euro, këtë rast me nga 25 euro, për dy poezitë. Për sa i përket prozës ndahen këto shpërblime:
- Vendi i parë i takon prozës “Shtangur e Shtarë”, shifra Malbrezi 81
- Vendi i dytë i takon prozës “Dasma”, shifra Dasma e Kosovës
- Vendi tretë i takon prozës “Dhurata”, shifra Buzëqeshja.
Përveç këtyre shpërblimeve, dhjetë poezi, nga ky konkurs ndahen për botim në edicionin e ardhshme të revistës “Nositi”dhe dy tregime. Kjo ishte e gjitha sa i përket poezisë dhe prozës.
Vlen për të theksuar në këtë manifestim kishin konkurruar edhe aktorë të ndryshme, me shfaqje teatrale. Për të cilën juria, në krye me Azemine Maliqin, kishin përzgjedhur shfaqjet më të mira. Juria bëri këto vlerësime si më poshtë:
-Vendi i pare i takoi Teatrit “Aleksandër Mojsiu”, me komedinë “Rrugaçët”
- Vendi dytë Tetarit “Ulpiana”, me shfaqjen “Një gram vdekje” --Vendi i tretë i takoi Teatrit “Hasan Prishtina” me shfaqjen “Gjarprinjët e gjakut”.
Ndërsa aktori më i mirë i festivalit u zgjodh Xhemajl Cecua në rolin e “Guxhufit”, ndërsa aktorja më mirë u zgjodh Afresë Rashiti në rolin e “Nënës” në dramën “Shtatë shaljanët” aktore e teatrit “Aleksandër Mojsiu”.
Kjo ishte e gjitha lidhur me Manifestimin tradicional “Lulëkuqet e Prillit” dhe për këtë gjë ishte edhe një rast i mirë, që krijuesit të takohen pas këtij manifestimi dhe të shkëmbejnë mendimet e veta. rreth krijimtarisë letrare.
Gjilani dhe Zhegra kujton dëshmorin Agim Ramadani
Këto ditë pranvere, Gjilani dhe fshati Zhegër, ka çka të kujtoj, ka për çka të mbaj të ditë përkujtimore, sepse ja fali kësaj toke, një djalë, një figure poliedrike, i cili thjeshtë nuk ishte vetëm një luftëtar, e ushtarak profesional, por edhe një artist. Agimi diti të thurë vargje për këtë tokë, diti me brushën e tij të paraqes piktura me shije të lart artistike, por mbi të gjitha, i doli zot atdheut të tij. Më 9. 04.1999, bie në fushën e nderit, në Koshare për të mos vdekur kurrë.
E kjo është figura markante e Agim Ramadanit, i njohur me pseudonimin komandant Katana.
Nën organizimin e Kuvendit komunal në Gjilan, e posaçërisht nga Drejtoria e kulturës, rinisë dhe sporteve, nga Këshilli i bashkësisë në Zhegër dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, u mbajt manifestimi tradicional ” Ditët e Agimit 09”, ku përfshin një numër të aktiviteteve kulturore dhe sportive. Ndërsa më 2. maj .2009, në Gjilan, u mbajt një orë e madhe letrare e pagëzuar “ Muzat e Agimit”. Kjo orë letrare, kishte karakter garues dhe qëllimi i saj ishte stimulimi i poezisë më të mirë të kësaj ore letrare. Juria profesionale ishte në këtë përbërje si:Tahir Arfi,Shukrije Ramadani(bashkëshortja e Agimit) dhe Xhevat Latifi
Poezia fitues gjatë kësaj ore letrare u shpall poezia “ Liri e Lakuar”, autor Nexhat Rexha. Me kaq edhe përmbyll punimet kjo ore letrare në Gjilan.
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_1
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_2
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_3
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_4
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve U1_5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi