Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivisti i VV-së përfundoi në spital pas marrëveshjes me LAN

Shko poshtë

Aktivisti i VV-së përfundoi në spital pas marrëveshjes me LAN Empty Aktivisti i VV-së përfundoi në spital pas marrëveshjes me LAN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 11, 2014 1:18 am

Aktivisti i VV-së përfundoi në spital pas marrëveshjes me LAN Foto-13


Aktivisti i VV-së përfundoi në spital pas marrëveshjes me LAN


Lëvizja Vetëvendosje nënshkroi marrëveshje për bashkëqeverisje me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.
Jo të gjithë në këtë lëvizje e kanë pranuar lehtë këtë transformim të paimagjinuar deri dje të VV-së, e aq më tepër aktivistët e thjeshtë që gjithë aktivizmin e tyre e kanë bërë pa menduar për përfitim të drejtëpërdrejtë nga pushteti.
Një aktivist i VV-së, përmes një letre me të cilën i drejtohet deputetëve të kësaj partie, Albin Kurti, Visar Ymeri, Fisnik Ismajli e Puhie Demaku, thotë kur ka dëgjuar për arritjen e marrëveshjes, i është dashur ndihma mjekësore.
Por përgjigja që ka marrë nga deputeti Ismajli, ka qenë se nëse do të duhej të përfundonte në Emërgjencë kjo do duhej të i ndodhte nga gëzimi e jo nga dëshprimi.


Lexoni të plotë letrën e aktivistit të VV-së dhe përgjigjen atij, të deputetit Fisnik Ismali:


Letër e hapur nga një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje për Albinin, Visarin, Fisnikun e Puhien!
Nje aktivist i Levizjës Vetëvendosje i ndier i ofenduar nga levizjet e fundit të kesaj Levizjeje iu është drejtuar me një lëtër të hapur, pak para nënshkrimit të marrëveshjes, Albin Kurtit, Visar Ymerit, e Puhie Demakut në profilin facebook-ut të Fisnil Ismailit.


Letër e hapur Lëvizjes Vetëvendosje


Të nderuem Albin,Visar,Fisnik,Puhie dhe krejt deputetë,antarë dhe simpatizant të lëvizjes Vetëvendosje.
Para se me ia nisë me shkrue kisha dasht me than qe jam një aktivist i juaj,antar me zemër jo veq me trup i Lëvizjes edhe para se me hy ne politikë,pjesmarrës në të gjitha protestat dhe aksionet ku Albini ka thirrë popullatën, i mbajtur në stacion nja 5-6 herë nga policia e jonë e flliqtë për shkak të protestave,baba i 2 fmive dhe në fund jam qytetar taman i ndershëm që krejt cka qes në gojë un dhe familja ime e kemi fituar me djersë ashtu si të gjithë antarët e lëvizjes.Spo du me e cekë emrin dhe mbiemrin e vërtetë se sado që e kam zemrën e madhe nuk i kam qaq të “mdhaja” se po friksohem për mu dhe familjen time me anë të shkrimit të kësaj letre.
Dje e pashë në TV që jeni afër me arritë një marrëveshje me LDK-AAK-NISMA, pra po doni kta me i que në qeveri me votën tuaj që ua dhamë ne shtresa ma e mirë dhe ma e qytetnume e Kosovës(votuesit e VV-së).
Besomni ky lajm ka pas pasoja të rënda te unë dje sa që kam qenë në emergjencë prej stresit dhe asht dashtë me mu dhanë ndihma mjekësore.
O të nderuem lider tanë (t’VV-së) a pak i durum 7 vite KOMANDANTAT që na flliqën na vjedhën na maltretuen slan sen mi kët tok pa bo ma zi se shkijet e tash shpresa e vetme për 1 Kosovë ma tmirë, njerzit ma tmirë që i le nana,qytetarët ma të përgjegjshëm po dojnë me votat e tyne me i pru në pushtet Komunistat edhe ata që i shtijnë njerzt në Haraq.
A po ju kujtohet cka ka bo Isë komunisti dhe paraardhsi i tij në kryeqytet…a qaq shpejtë e keni harru a ?Unë për veti me 1 Dhjetor 2013 kur e gjujtëm Isën prej Prishtine me dur n’xhepa ka qenë nata ma e lumtun në jetën tem deri tash (nata ma e lumtun përfundimtare ka me qen kur VV-ja i fiton zgjedhjet).Besomëni qe qat natë jam gzue ma shum se n’mbramje t’maturës,ma shumë se kur jam martue, ma shumë se për pavarsi, ma shum se kur mka le djali mas 6 viteve.A po ju kujtohet more që një plak pi gzimit ka dhanë shpirt n’mes t’Prishtinës…veq pse e gjujtëm komunistin,,, e sod qat komunist na apet me qu n’fron a ? Monii bre djemm moniii kshtuuu se nuk shkon.
A po ju kujtohet në fushatë për zgjedhjet e 8 qershorit kur i ngjitshim pllakatat : Djali i Isës , A jeni Lodhë ? , e sod Djali i Isës e ka babën kryeparlamentar, pse ? Se ja boni VV-ja babën kryeparlamentar.
A pot kujtohet o Fisnik Ismaili kur me një debat mke kallë e ma ke knaq shpirtin kur ke thanë LDK-ja krejt Kulturën për 4 vjet e ka shti në 4 faqe të vogla letër, cfar kulturë mujn me pas ksi njerëz…. e sod qata njerëz po don me i votue a ? Nuk ësht ferr kjo bre nuk ësht ferr o burrë.
A po ju kujtohet pastaj billbordi Haraqi,, A jeni lodhë ? E sod cka ? Sod qata na që me mish e me shpirt po dojmë me i vetdisu qytetarët mos me i votu njerzit e krimit,mafiës dhe haraqit sod na me i pru qata njerës në kryeministri e nëpër ministri a ? Pasha zotën gjynah është bile për hatër t’Mon-it dhe Arben-it që e kan dhanë jetën për ideologjinë e Albinit.
A nuk pot dhimen o Albin gjeth ato netë pa gjumë qe i ke kalu në paraburgim,gjeth ata përkrahës t’tu që kan met sakat,që kan hangër dajak nëpër stacione e qe besa 2 prej tyne qe kan ra dëshmorë për ideologjinë tande ? A nuk pot dhimen me i harru krejt kto sene e me pru ne pushtet dikon qe ka vjedhë 70 milionë euro ?
Moni bre pash zotën moni bile ju mos i votoni,se ata ashtu kshtu i gjenë votat pi shkive e magjupve i bojnë edhe 20 edhe bohen 66 e bojnë nji mut qeveri, po moni ju mi qu bre se nuk ju ka hije pasha zotën.
Unë po shpresoj shumë qe krejt qato lajme n’media janë t’pavërteta e po shpresoj shumë që nuk keni dalë pi ideologjisë edhe pi principeve t’juja se ju du si vllaznit edhe motrat e mia, jam n’gjendje edhe jeten me jap për ideologjinë e Albinit, e shpresoj qe edhe Albini e ka hala n’zemër qat ideologji që e ka shpik aj e na e ka vnu n’kokë edhe neve.
Dijeni që po e rrxoni pi pushtetit 1 gjarpën….veq po i bini në pushtet Hienat.
Me respekt
Një qytetar i thjeshtë i Kosovës dhe përkrahës prej gishtit t’vogël dej te kimja e fundit e flokut i LVV-së.


Përgjigja e Fisnik Ismajiit:


Levizja Vetvendosje, per dallim prej gjarpnit, te cilin s’mujke kurrkush me e rrezue, ne kete legjislature VV e ka poziten edhe forcen per me i dhane kahje qeverisjes, qe mos me ndodhe ato cka ndodhen qe 15 vjet.
Zgjedhja asht e thjeshte: A ma mire me gjarpnin edhe 4 vjet, apo me dike qe s’mundet qaq lehte me keqperdore, kur e din qe VV ia kepute menjihere?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi