Faton Ismajli:Rrëfimi i Ramadan H: Djali mu nis për ‘xhihad’, arrita ta kthej nga Turqia
Faqja 1 e 1

Ramadan H. 58 vjeçar ende kujton momentin kur djali i tij, Naimi i ishte lajmëruar nga Turqia bashkë me shokun e tij me mjekër dhe pantallona të shkurtër, Kemajl H.
Në atë moment, Ramadani thotë ta ketë kuptuar se shkuarja e djalit të tij në shtetin turk kishte për qëllim bashkimin me grupet terroriste ISIS ose AL-NUSRA, për të luftuar në Siri apo edhe Irak.
“Këtu fillon tmerri i gjithë familjes i cili ka zgjatur më shumë se një javë”, thotë Ramadani, i cili rrëfen për Gazetën Express se si arriti të bindë djalin e tij të kthehet në Kosovë, pavarësisht, se ishte nisur për t’u bashkuar të ashtuquajturve xhihadistë.
Shteti i Islamit dhe Shamit ISIS dhe organizata AL-Nusra janë shpallur organizata terroriste nga OKB’ja. Pavarësisht kësaj, qindra qytetarë të Kosovës u janë bashkuar këtyre grupeve si pjesë e luftës sektare në Siri.
Niset për punë e përfundon në Turqi
Naimi H. 20 vjeçar, nga Peja, ishte nisur për të shkuar në punë dhe kur kishte mbaruar dita, familjes i ishte lajmëruar nga Turqia. Ai bashkë me shokun e tij, Kemajl H. ishin nisur për Siri dhe lehtësisht përmes aeroportit të Prishtinës kishin arritur të shkonin për në destinacionin e parë në Stamboll të Turqisë.
Atje, Naimi kishte vendosur t’i lajmërohej babait të tij, Ramadanit, i cili menjëherë kishte filluar betejën për kthimin e të birit në Kosovë.
Ramadani rrëfen se djali i tij ishte nisur për t’u bashkuar me terroristët pa e pasur idenë se në fakt çka janë ISIS dhe Al-Nusra dhe as pse po i bashkohet luftës në Siri.
Ky prind thotë se djali i tij ishte indoktrinuar për xhihad dhe për luftën e shenjtë nga disa hoxhallarë.. Për shkaqe sigurie, ai nuk tregon se cili hoxhë specifikisht e ka udhëzuar djalin e tij për t’iu bashkuar organizatave të shpallura si terroriste.
“Mirëpo, dihet se ligjërimet e hoxhallarëve më së shumti i inspirojnë të rinjtë për të shkuar nëpër luftërat e ashtuquajtura për fe dhe në emër të Allahut”, thotë ai.
Disa hoxhallarë në Kosovë, nëpër xhami dhe ligjërata publike, u kanë bërë thirrje xhematit të tyre që të ndihmojnë popullin sirian dhe të shkojnë për të luftuar atje në kuadër të asaj që quhet xhihad dhe luftë e shenjtë.
Megjithëkëtë, Ramadani thotë se këta hoxhallarë së pari duhet të shkojnë vetë në Siri e pastaj të thërrasin të tjerët për të shkuar në luftëra sektare në vendet aziatike.
“Nuk them për të gjithë hoxhallarët, por një pjesë e tyre flasin për xhihad, flasin për fenë islame në kundërshtim me parimet islame. Sepse islami nuk thotë se duhet të prehen njerëzit në fyt dhe as nuk thotë se duhet të marrësh pjesë në luftëra vëllavrasëse”, shpjegon Ramadani, teksa kujton pamjet e Lavdrim Muhaxherit.
“Djali im nuk bartë mjekër. Në kohën e punës punon dhe nuk e lë punën për xhami”, thotë ai.
Ai tregon detaje se si kishte arritur t’ia ndërronte mendjen djalit që të kthehej në shtëpi pak para se të nisej për Siri me shokun e tij vahabistë.
“Djalit tim i kam thënë se si shkohet në luftën e shenjtë pa u hallashtisë me babën, me nënën, me gruan. Çfarë xhihadi është ai? Nuk ka hoxhë që thotë se shkohet në xhihad pa u hallashtisë me prindin”, thotë ai.
Sidoqoftë, Ramadani me djalin e tij ka negociuar një javë derisa e ka bindur në kthehet në Kosovë. Kishte marrë garanci se nuk do të vazhdonte për në Siri, pavarësisht se ishte në grupin e njerëzve që ishin përgatitur të bëheshin pjesë e grupit të Lavdrim Muhaxherit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy rryma fetare te feja islame – ajo e sektit sunit e cila njihet si fe tradicionale dhe wahabizimi si sekt i ri, ku njerëzit identifikohen me këtë rrymë fetare përmes bartjes së mjekrës së gjatë dhe pantallonave të shkurtër.
Ndryshe, Ramadan H. tregon se djali i tij e ka kuptuar se ishte mashtruar nga hoxhallarët dhe shoku i tij, i cili ishte ndarë me të në Turqi dhe kishte mbërritur në Siri.
Ramadani shton se djali i tij ka rilindur edhe një herë, për faktin se për pak nuk është bërë pjesë e terroristëve.
“Gëzim më të madh s’kam përjetuar as kur më ka lindur, se sa kur jam takuar në Aeroportin e Prishtinës. Kur më ka lindur djali jam gëzuar shumë. Atë ditë kur ka ardhur në Kosovë edhe një herë më tepër jam gëzuar se sa kur më ka lindur”, thotë Ramadani.
Para disa ditësh në Kosovë janë arrestuar 40 të dyshuar për terrorizëm dhe për përfshirje në organizata terroriste.
Ramadani thotë se djali i tij nuk bën pjesë në këto grupe dhe as nuk i njeh asnjërin prej të arrestuarve.
“Asnjërin prej të arrestuarve për terrorizëm nuk e ka njohur dhe nuk ka pasur lidhje me ta”, ka thënë ai.
“Shoku i tij ka shkuar në Siri. Kur kam folur me djalin tim e kam kuptuar se me kënd është dhe aty kam filluar të frikësohem se mos po e bindë ai që të shkojnë bashkë në Siri, për xhihad”, tregon Ramadani.
Ramadani rrëfen se posa ka marrë informacionin për djalin e tij i ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
Sipas tij, policia nuk e kanë marrë shumë tragjike informatën se djali i tij ndodhej në Turqi e jo në Siri.
Megjithëkëtë, ai thotë se Policia e Kosovës ende nuk e ka marrë në pyetje djalin e tij pas kthimit nga Turqia.
Ndërkohë, zyrtarët e Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë rastin konkret me arsyetimin se për çdo ditë lajmërohen familjarë të atyre që shkojnë dhe kthehen prej Sirisë për të bashkëpunuar me organet e hetuesisë.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se nuk dëshiron të flas për rastin konkret pasi nuk ka informacione. Por, ai ka deklaruar se policia po njoftohet edhe drejtpërdrejtë nga familjarët e atyre që po shkojnë në Siri e Irak.
Ruani fëmijët nga hoxhallarë radikal
Ramadani i këshillon prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre dhe mos t’i lejojnë të shkojnë nëpër ato xhami ku hoxhallarët thërrasin për të shkuar në xhihad dhe në luftëra si ajo e Sirisë, për të luftua, gjoja në emër të Allahut.
“Si prind, u bëj thirrje Policisë, AKI’së dhe mekanizmave tjerë të sigurisë dhe drejtësisë që të jenë me vigjilentë ndaj ngjarjeve që po ndodhin. Institucionet tona duhet të reagojnë dhe të parandalojnë shkuarjen në Siri dhe jo të reagojnë pasi fëmijët tanë t’iu bashkohen organizatave terroriste”, ka shtuar ai.
Ramadani thotë se djali i tij nuk është nisur për Siri për shkak të kushteve ekonomike por për shkak të shpëlarjes së trurit nga hoxhallarët radikalë.
“Djali im nuk është nisur në Siri për para. Faji kryesor është i ligjëratave për xhihadin”.
Një prind nga Peja ka arritur të ndalë djalin e tij të shkojë në luftën e Sirisë. Ai e ka bindur të kthehet nga Turqia kur ai gati se ishte bindur t’u bashkohej organizatave terroriste ISIS ose AL-Nusra. Në një rrëfim për Express, Ramadan H. tregon se si arriti ta bind djalin të mos u bashkohet grupeve terroriste në Siri, derisa iu bën thirrje institucioneve të Kosovës t’i kontrollojnë hoxhallarët të cilët ua kanë shpërlarë trurin të rinjve për ‘luftën e shenjtë’.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi