Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

At Nikolla Marku: Janullatos, në emër të kujt do t’i japësh dorën Papa Franceskut?

Shko poshtë

At Nikolla Marku: Janullatos, në emër të kujt do t’i japësh dorën Papa Franceskut? Empty At Nikolla Marku: Janullatos, në emër të kujt do t’i japësh dorën Papa Franceskut?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 13, 2014 6:13 pm

At Nikolla Marku: Janullatos, në emër të kujt do t’i japësh dorën Papa Franceskut? Marku


At Nikolla- Janullatosit: Në emër të kujt do i japësh dorën Papës?



Elbasan - Teksa ka filluar numërimi mbrapsht, për vizitën e Papa Franceskut dhe është publikur edhe axhenda takimeve, At Nikolla Marku, i njohur për rebelimin e tij kundër kryepeshkopit ortodoks Janullatos, i ka kërkuar këtij të fundit të shpjegojë se me çfarë tagri shkon në këtë takim.
Për At Nikolla Markun, Janullatos përfaqëson një shovinizëm ekonomik, territorial, politik në dëm të sovranitetit shqiptar.
“Në emër të kujt do ti japësh dorën, ti Janullatos, Papa Franceskut?! Ti përfaqëson kishën e ortodoksëve të Shqipërisë, kur je stërnipi i Kozmait famëkeq të fanarit të Greqisë?! Ti përfaqëson një shovinizëm ekonomik, territorial, politik në dëm të sovranitetit të kombit shqiptar.”
Më pas At Nikolla Marku i drejtohet Papës:
“Papa Francesku! Ju e vlerësoni Shqipërinë si simbol të harmonive fetare. Po! Është e vërtetë. Shqipëria e tillë është ndër shekuj.Por këtij Janullatusi i është fiksuar në kokë që është ky harmonia në Shqipëri. Ai gënjen”, shprehet At Nikolla Marku.
At Nikolla Marku tha se Janullatos nuk është nga Shqipëria dhe si i tillë, s’mund të jetë njeriu shpirtëror i besimit ortodoks shqiptar.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi