Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Promovim libri dhe realiteti shqiptarë

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Promovim libri dhe realiteti shqiptarë Empty Selim Hasanaj: Promovim libri dhe realiteti shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 17, 2009 12:02 pm

Selim Hasanaj: Promovim libri dhe realiteti shqiptarë U1_SelimHasanajPROMOVIM LIBRI DHE REALITETI SHQIPTARË
Nga Selim Hasanaj
Dje me 15.05.2009 tue fillue nga ora 17.00 - 20.00 në qytetin Sarpsborg në Fritznerbakken aktivitet senter u ba promovimi i librit " HELVETESFJELLET " i autores Svetllana Gjorgjeviq. Organizimin e promovimit e bana personalisht me c`rast nga komuna huazova lokalin, thirra bashkatdhetarë, informova intelektual të minoriteteve që jetojnë në këtë qytet dhe edhe në Oslo, si dhe personalitete të kulturës dhe politikës norvegjez. Ndihem per ta realizue këtë më dha me 1000 korona norvegjeze nji nder aktivistet ma të dalluem dhe nji nga patriotet ma të spikatun të diaspores shqiptare jo vetem në Norvegji , por edhe ma shumë, nji njeri që vetem ka ba per mergaten shqiptare në Norvegji ma shumë se të gjithë neve tjeret së bashku. Ky burr modest më luti që mos ta bajë publike ndihmen e tij , unë nga respekti që kamë per te nuk po thamë ma shumë se ato që i thash, po shtojë vetem se ky burr asht nga RUGOVA dhe ka ba shumë vite burg ushtarak në ish kazamatet e Jugoshkinisë. Thamë publikisht; TU RRIT NERA ORE BURR MALSIE.
Sikur e ceka ma naltë unë vec tjerash ftova edhe TV-në NRK, ftova edhe gazetar të gazetave lokale dhe kuptohet edhe të ditores ma të lexueme në Norvegji "VERDENS GANG".
Para se të kalojë te rrjedha e promovimit unë do shkruej per faktin se sa paturpsishtë neve e demostrojmë hipokrizin dhe injorancen si defekt tonin shpirtnor. Të fillojë me radhë. Nga TV NRK nuk erdhi askush sepse sado që direkt e ftova nji mistrec reporteri shqipfolës të kësaj shtepie publike mediatike ai as që mu pergjigj. Më duhet ta lodhë lexuesin e ZSH me ligsitë e këtij njeriu. Ky asht Shemsi Bunjaku nji llapjan i cili personalisht per mue ishte gëzim kur e pata pa per të peren herë me kamerë të NRK-os në krah. U gëzova atëherë sepse mue më gëzon cdo sukses i shqiptarve e aq ma shumë kur suksese tregojnë brezi i ri i mergates sonë. Unë per zotin Shemsi Bunjaku kamë pas respekt sado që e shija se nuk asht i pjekun sa duhet as si njeri, dhe as si gazetar, kisha shpresa se do kalitet dhe kisha edhe durimin që nji ditë do ta shof si profesionist. Gjatë aktiviteteve të mija kombëtare , per të miren e diaspores tonë në këtë shtet unë gjithmonë kamë thirrë këtë njeri sepse deshira ime ishte që ai të jetë prezent në mesin e bashkatdhetarve të vetë dhe të jetë pjesë e aktiviteteve të mergates tonë në Norvegji. Pra ta dijë Shemsi Bunjaku se unë njof dhe kamë ndikim të shumë gazetar dhe profesinist të tjerë të mediave në Norvegji dhe aspak nuk e kamë thirrë Shemsiun si të vetmin që do kisha mundësi ta thrras. Tek e fundit unë kamë mujt të kryej punë edhe pa gazetar fare.
Gjatë vjeshtes së vitit 2007 kur unë per nji gjysem viti panderpre u angazhova dhe lobova në Kompaninë Ajrore NORWEGIAN per ta hap nji linjë direkte nga Norvegjia në Prishtinë , kur më pranuen të flasë me Drejtorin komercial të kësaj kompanie unë ftova edhe Shemsi Bunjakun dhe bashk ishim në Oslo. Kur aeroplani i parë startojë të fluturojë në qershor të vitit 2008 disa shqiptarë të cilet ma parë më paten vershue me telefonata sepse donin të porosisin bileta, dhe kur u thosha se unë nuk kamë hap axhensi per shitje biletash, se unë vetem jamë angazhue per tu hap linja , tash ata shofin se biletat u shet vet NORWEGIAN e jo unë dhe vendosin ta bajnë nji festë në Aerodromin RYGGE , në atë festë shkon edhe " GAZETARI " Shemsi Bunjaku , por harron se cili ishte ai që shpenzojë, kohë, që shpenzojë, para, që shpenzojë nerva , që bani me qindra kilometra rrugë per ta detyrue NORWEGIAN të fluturojë nga RYGGE në PRISHTINÊ. Shemsi Bunjaku shkojë në atë festë dhe ligsishtë pranojë të bahet pjesë e injorances së islamistve shqipfolsa të regjionit ØSTFOLD të Norvegjisë. Këta shqipfolsa per shkak të qendrimit tim KUNDER ISLAMIZIMIT TË KOMBIT TIM SHQIPTARË panderpre shkatrrojnë gjithcka që unë ndertojë. Pjesë e kampanjes së tyne per të shkatrrue u ba edhe Shemsi Bunjaku.
Kur më lindi idea që të falenderojmë Presidentin Marti Ahtisari me rastin e ndamjes ati , cmimi NOBEL PER PAQE, dhe kur organizova mundësin që të pranohem në Komitetin e ndamjes së këtij cmimi, unë vec tjerve si aktivist ftova prap Shemsi Bunjakun të cilin edhe para Drejtorit të Komitetit e prezentova si antar të delegacionit shqiptarë , por edhe si reporter. Shemsi Bunjaku , me paturpsi e futë në arkivë të NRK-os edhe këtë material, në vend që ta dergojë në RTK dhe në Tv-et tjera shqiptare, në TV 21 e dergon aktivisti që jeton në Askim zoti Shemsi Rukofci i cili per fat e donë kameren dhe pat ba inqizim personal ku mungon vetë , por si shqiptarë i mirë dhe patriot ai nuk brengoset që vet nuk do shifet se kishte kjen prezent në atë pritje madhështore që na u ba në Komitetin per ndamjen e cmimit NOBEL PER PAQE, ai u kënaq dhe i mjaftonte fakti se shqiptaret kishin kjen atje dhe at material e dergon per tu ba publik edhe në vendlindje, dhe per tu mësue neper tanë botë.
Mas këthimit tonë nga Oslo unë e pata lutë Shemsi Bunjakun që ti banë kopje inqizimet e reportazhave të veta që i bani me mue dhe me shqiptaret tjerë në Norvegji dhe mundësishtë nji kopje të ma bajë mue të cilen do e paguej, nji kopje ta dergojë në RTK , nji në Biblioteken e Kosovës. Ai më tha asht ide e mirë kjo, nuk mu ka kujtue por do e bajë.
Jo që nuk e bani por ky mistrec njeri as nuk erdh dje në promovimin e librit " HELVETESFJELLET " , liber ky i mrekullueshem që paraqet realitetin e tragjedisë shqiptare në periudhen 1994 - 1999 në Dardani. Dhe asht liber dokument i vlefshem dhe historik sepse asht shkrue nga nji grue, nga nji serbe humaniste e cila denjsishtë radhitet me të drejtë perkrah kolsve të popullit serb si: Dimitrije Tucovic, Svetozar Markovic, Bogdan Bogdanovic, Jevrem Brkovic, Zagorka Golubovic, Sonja Biserko, Natasha Kandic etj , etj.
Unë publikisht e thamë se islamistet shqipfolsa të regjionit Østfold, vec se paturpsishtë shfrytzojnë buxhetin dhe sistemin e shtetit norvegjez i cili shtet i ka strehue dhe ju ka dhanë mundësinë të jetojnë jetë të sigurt dhe komode, ata paturpsishtë luftojnë, bojkotojnë, pengojnë , shantazhojnë dhe pergojojnë gjithcka dhe cdo aktivitet kombëtarë të cilitdo njeri i cili nuk shkon ashtu si ata formalisht në podrumin e xhamisë së tyne per ta puthë shoqi-shoqin në prapanicë , keshe po falemi namaz e jamë i sigurt se po bani njeriu nji test asnji nga ata nuk i dinë as 20% të duave te namazit,ata imitojnë hoxhën.
Si gjithmonë këta mistreca islamofon dhe shqipfolsa së bashku me "GAZETARIN " dhe "REPORTERIN" e NRK-os Shemsi Bunjakun bojkotuen edhe promovimin e librit të humanistes Svetllana Gjorgjeviq sepse organizimin e promovimit e bani Selim Hasanaj. Sipas trunit të tyne injorant, sipas hipokrizisë së tyne unë nuk jamë shqiptarë sepse jua kam sha dhe jua shajë perditë dhe ate publikisht xhaminë dhe pallavrat e tyne magjupeske, per të cilat as ata vetë nuk dijnë se pse i bajnë. Nuk dijnë sepse janë truthatë, dhe janë analfabet, nuk dijnë asgja ma shumë se ate që truni ua thotë. Ata trut i kanë sa të peshkut.
Kaq per realitetin shqiptarë këtu në Østfold, realitet ky që asht i njejtë edhe në shtetet tjera të mergates sonë e asht i tillë edhe në hapsinat ethinke të atdheut tonë. Të shkruej pak per rrjedhen e promovimit të djeshem të librit "HELVETESFJELLET".
Sikur e thash ma naltë kisha ftue shumë, erdhen të paret dy sanxhaklinjë, zotni Uzeir Bukvic shkrimtar, gazetar dhe rezhiser filmi, i lindun në Belopolje të Sanxhakut. Dhe nji zotni tjeter që nuk e nifsha ma parë per të cilin mësova se quhet Miralem dhe se asht nga Sarajeva. Unë dhe zonja ime Nusha të vetmuem në sallën e madhe i pritem dhe u servuem nga nji kafe. Pas pak erdhi mikesha e familjes sime zonja Lisbeth Johansson, nji grue e mrekullueshme e cila ka tash nji vitë që u njoftem , por ka krijue aq simpati per shqiptaret (të cilet kurr ma parë nuk i ka njoft as nuk i kanë interesue) sa ka ble fjalorin Norvegjishtë- Shqip të Rrahim Perqukut dhe intenzivisht e mëson gjuhen shqipe. Ka ba rezervimin e biletave dhe do shkojë me familje per pushime në Velipojë në kohen kur edhe unë dhe familja ime do jemi atje per pushime të veres.
Erdhi edhe ajo që ma së shumti e pritsha. Erdhi zonja e mrekullueshme Svetlana Gjorgjeviq. Ajo ishte e shoqnueme nga ish guvernatorja e regjionit BUSKERUD të Norvegjisë dhe tash shefe e kultures per këtë regjion zonja ÅSE( lexohet OSE) KLUNDELIEN. Isha i shqetsuem, i zhgenjyem, kisha ftue aq shumë njerz dhe ishim vetem unë dhe bashkshortja ime shqiptarë që i pritem. Neve na shoqnonin dy boshnjak dhe nji norvegjeze. Ku ishin shqiptaret e Østfoldit?! E dija se ku ishin. Ishin në xhami së bashku edhe me musafirin e tyne që u ka ardhë nga Vushtrria , prefekti i këtij qyteti i cili me koken perpjetë si taraku kur u merr erë lopverreth bishtit, në shoqni me këta islamofon shqipfolsa e shumë nga ta edhe kriminel ordiner u mante nasihat diten e pardjeshme me 14.05.2009 në lokalin MC DONALDS ku zakonisht islamofonet shqipfolsa mblidhen dhe pijnë kafet e lira aty ndersa e kënaqin njani tjetrin me rrena e kopalla dhe njikohsishtë i bylmejnë sytë në prapanicat e kalimtareve të rastit. Edhe Prefekti i Vushtrrihut të cilit nuk ja dij dhe as nuk du të ja mësojë emnin, por po shkruej se mësova se ai kishte ardhë ashtu sikur edhe shumë matrapaz të PDK-së ma heret per të ba biznes. Ky këtë herë destinacion ka Kompanin e autobusve NETBUSS në Sarpsborg. Janë disa shofera nga Vushtrria dhe rrethi në këtë kompani dhe kanë thirrë prefektin e vetë per ta ba ndonji biznis.
Svetlana Gjorgjeviq, nji grue e moshes sime , nji zeshkane simpatike, me sy të quditshem nga të cilet njeriu menjiherë kupton se para vetes ka nji engjull, nji humaniste, por edhe nji trime dhe guximtare të cilen nuk ka forcë që e thenë. Në ftyren e saj shifej vuejtja, torturat e perjetueme kishin lanë gjurmet e pashlyeshme në pamjen e kësaj humanistje, por nga ajo panderpre del nji shpresë per jeten, nji shpresë per paqen, nji shpresë per mirkuptimin dhe bashkjetesen e njerzve, ajo ato që mjeshtrisht i kishte radhitë në librin e saj i tregonte edhe me pamjen e saj të mahnitshme. Dukej si nji engjull, nji engjull të cilin satani e ka akuzue per desidencë, e ka akuzue dhe tmerrshem e ka ndeshkue se ajo nuk pajtohet me satanin. Ama asesi satani nuk ka mundësi ta mund dhe as ta gjykojë. Ajo stoikisht me plot zemer e thotë: UNË PRAP DO E BAJË ATE QË E BANA DHE JAMË KRENARE PER KREJT CKA BANA.
Derisa u ulen dhe derisa zonja ime i priti me ngrohtësi dhe u servojë kafet unë percillja zonjen Svetllana dhe percjellsen e saj zonjen Åse Klundelien. Pash se zonja Åse ishte paksa në angst, pash se zonja Svetlana buzqeshte, ajo me syt e saj prej engjulli shikjonte zonjen time, shikjonte mikeshen tonë Lisbeth Johansson dhe herë pas herë fliste me Uzeir Bukviqin. Më impresionojë se si ajo vetem mbrenda 4 viteve qendrim në Norvegji fliste per mrekulli dhe rrjedhshem gjuhen norvegjishte. Më impresionojë ajo, por mu kujtuen bashkatdhetaret e mijë shqipfolsa islamofon të cilet edhe mas 20 viteve jetë në Norvegji nuk kanë mësue as 2% të kësaj gjuhe. Mjerim, realitet shqiptarë!!!
Filluen të vijnë edhe të tjerë, por shumicen nga ta i thirra dhe ju terhoqa vrejtjen per premtimin e dhanë se do vijnë. Erdhen si zakonisht me vonesa. Nga Oslo erdhi sekretari i Degës LDD zoti Ali Gala së bashku me nji mik të vetin. Erdhi Ismet Sadiku, pastaj zotni Rasim Nishori, erdhi edhe shkrimtari dhe shqiptari i mrekullueshem mësuesi i gjuhes shqipe në mësimin plotësues të gjuhes amtare në Oslo zoti Imri Trena me të birin nji mik i këtij të fundit dhe me nji koleg të vetin mësues. Erdhi zotni Shemsi Rukofci me zonjen e vetë. Erdhi edhe zonja Edith Musen si dhe nji aktiviste nga Irani që quhet Ziba.Kështu , pak nga pak u tubuen 22 veta.Unë lexova nji koment per librin dhe per zonjen Svetllana dhe gjatë leximit shumica e të pranishmeve filluen të kjajnë. Edhe zonjes Svetllana i shkuen lotët. Më duartrokiten duke u ngrit në kambë të gjithë.
Nji fjalë rasti per librin e mbajti edhe zonja Lisbeth Johansson. Zoti Imri Trena i cili asht redaktor i radios ZERIARBËRIT bani nji intervistë të shkurter me zonjen Svetllana Gjorgjeviq. Të gjithë të pranishmit kush me pak e kush me shumë banë pyetje këtë autore të këti libri fantastik dhe me vlera të mëdhaja. Ajo pergjigjej të gjithve, ju buzqeshte të gjithve dhe ishte teper e sinqert dhe teper me krenari fliste per vete, per vujtjet e saja dhe per ate që ajo e ka ba.
Nderhyni me buzqeshje dhe unë pash se angsti i dukshem në ftyren e saj kishte ikun. Ishte zonja Åse Klundelien. Me impresionut me mikpritjen e juve, më mahnitet me mënyren se si e pritet zonjen Svetllana tha ajo. Pranojë se mora këtë rrugë të gjatë nga Drammen per të ardhë këtu per hirë të Svetllanes , por frigohesha mos do i ndodh gja asaj. Shof se juve kjenkeni popull fantastik, po ditki ta nderoni mikun. Ju falemnderit tha zonja Åse Klundelien.
Mue më luti që fjalen time të lexueme per librin dhe autoren të ja dergojë në e-post adresen e saj, dergoja edhe Svetllanes më tha zonja Åse.
Tubimi pefundojë dhe me atë rast të pranishmit të gjithë blen nga disa libra të saj. Do ua shperndajmë miqve tanë norvegjez që ta mësojnë te verteten tonë në Dardani në ato vite të pushtimit barbar të pushtetit serb thoshin ata. Zonja Svetllana Gjorgjeviq nenshkruente autogramet e veta në secilin liber. I thash aty, dhe i them edhe tash TË FALEMNDERIT SVETLLANA.
Selim Mustafë Hasanaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi