Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armiku kryesor për ata që vuajnë nga tensioni i lartë

Shko poshtë

Armiku kryesor për ata që vuajnë nga tensioni i lartë Empty Armiku kryesor për ata që vuajnë nga tensioni i lartë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 18, 2014 12:47 am

Armiku kryesor për ata që vuajnë nga tensioni i lartë
Armiku kryesor për ata që vuajnë nga tensioni i lartë ImageProxy.mvc?bicild=&canary=VnRk332LwzMA1MajjZopO9qRAEqqgbFLDvMBHB3gURg%3d0&url=http%3a%2f%2fwww.gazetajone.com%2fwp-content%2fuploads%2f2014%2f09%2fsheqeri1-300x214

Ndonëse është fajësuar gjithmonë kripa, armiku i vërtetë për gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, është sheqeqri. Studime të fundit kanë zbuluar një lidhje të ngushtë mes sheqerit dhe hipertensionit, pasi stimulohet një zonë e trurit e cila shpeshton rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.
Është ky rezultati i studimit amerikan të kryer nga Saint Luke’s Mid America Heart Institute në Kansas City, i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Cardiology”.
Nën akuzë kanë përfunduar kryesisht pijet me sheqer, të cilat rrisin tensionin, presionin e gjakut dhe rrisin mundësinë për të kaluar infarkt.
James DiNicolantonio, një nga drejtuesit e studimit thotë se, “Ky studim tregon se vëmendja nuk duhet të përqendrohet tek kripa, por tek sheqeri duke e limituar në maksimum atë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi