Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Papën
Faqja 1 e 1

1. Papa Françesk është papë me shumë gjëra “të para”
Ai është i pari që ka marrë emrin “Françesk” pas Françeskut të Asisit, murgut shtegtar dhe shenjtorit të madh të të varfërve dhe të shtypurve. Ai është papa i parë nga Amerikat, pasi ka lindur dhe është rritur në Argjentinë nga emigrantë italianë. Ai është papa i parë nga Shoqëria e Jezusit, themeluar nga Shën Ignatius i Lojolës, i cili prodhoi evangjelizues dhe reformues të mëdhenj.
Në fund, ai është papa i parë që është shuguruar prift pas Vatikan II, këshillit ekumenik që modernizoi Kishën. Për Papën Françesk, Vatikan II qe një “punë shumë e bukur e Shpirtit të Shenjtë,” dhe një “lëvizje rinovimi që vjen thjeshtë nga i njëjti Ungjill.”
2. Papa Françesk e sheh veten si një mëkatar.
Po, një mëkatar si çdo njeri tjetër, por një të cilin Zoti i gjithëmëshirshëm e ka parë dhe e ka thirrur për një jetë në shërbim. Eksperienca e tij fetare mund të përmblidhet me moton e tij: Miserando atque Eligendo. Fraza, e cila është nga Predikimet e Bedes së Respektuar, është edhe motoja episkopale e Jorge Mario Bergoglio, që e mbajti edhe si papë. Përkthimi në anglisht është “Duke Patur Mëshirë dhe Duke Zgjedhur Atë.” Bede po reflektonte se si Zoti Jezu Krisht thirri Mateun, i cili qe një taksidar i urryer. Me mëshirën e tij, Zoti i tha Mateut, “më ndiq.”
“Francis, i cili qe një truptojë klubi në një pikë në jetën e tij, i thotë Jezuitit tjetër, At. Antonio Spadaro në një intervistë: “Ai gisht i Jezusit i drejtuar nga Mateu. Ai është unë. Ndjehem si ai… si Mateu.”
3. Papa Françesk beson se Kisha duhet të jetë më shumë si një “spital fushor pas betejës,” me peshkopë duke shërbyer si pastorë të vërtetë dhe priftërinj që kalojnë më shumë kohë në mjediset e rrëfimit duke mjekuar shpirtrat e plagosur.
“Ministrat e Kishës,” thotë ai, “duhet të jenë ministra të mëshirës para së gjithash,” Priftërinjtë duhet të shpërfillin karrierizmin apo joshjen nga lëvizja lartë në hierarki. Peshkopët duket të shmangin “skandalin” e të qenit “peshkopë aeroportesh” dhe duhet të kujdesen për grigjën nën përgjegjësinë e tyre. “Ministra e Ungjillit duhet të jenë njerëz që mund të ngrohin zemrat e njerëzve, të cilët ecin në errësirën e natës me ta, që dinë si të dialogojnë dhe të zbresin në netët e njerëzve, në errësirë dhe pa humbur,” thotë ai.
4. Papa Françesk dëshiron ta mbajë të thjeshtë “por nuk mund të jetojë pa njerëzit”.
Limuzinat thjeshtë nuk janë të zakonshme për këtë papë të kursyer, i cili përdori trena si peshkop në vendlindjen e tij në Buenos Aires. Edhe këtë ditë, Papa e mban vetë çantën e tij, dhe ai ka mbajtur unazën e tij të vjetër si dhe kryqin e tij të argjendtë që ka përdorur që kur u krijua si kardinal në vitin 2001. Shumë gjëra janë shkruar gjithashtu mbi vendimin e Ati ttë Shenjtë për të jetuar në Casa Santa Marta, rezidenca në Vatikan për klerikët vizitues, në vend që të jetojë në Apartamentet Papnore të Pallatit Apostolik.
Papa Françesk thotë se të jetuarit në mjediset e paraardhësit e tij, megjithëse ato janë të bollshme dhe të dekoruara me shije, nuk janë për arsye të luksit. Arsyeja për të mos banuar në pallat është thjeshtë dëshira për të qenë në gjendje të takohet me njerëzit. Ai i thotë At. Spadaro: “Unë nuk mund të jetoj pa njerëzit. Kam nevojë të jetoj jetën time me të tjerët.”
5. Papa Françesk ka afeksionet më të thella për Papën Emeritus Benedikt XVI, “vëllai” im, siç thotë ai, i cili tashmë jeton në një manastir në Vatikan.
“Ai është një njeri i Zotit, një njeri i përulur, një burrë i lutjes,” tha Papa Françesk para gazetarëve gjatë udhëtimit të kthimit në Romë pas Ditës Botërore të të Rinjve më 2013 në Rio. Fakti që janë “dy papë” në Vatikan nuk e shqetëson atë fare. “Është njësoj sikur ke gjyshin tënd në shtëpi, një gjysh të mençur. Kur familjet kanë një gjysh në shtëpi, ai nderohet, dashurohet dhe dëgjohet gjithashtu. Papa Benedikt është një njeri shumë i kujdesshëm. Ai nuk ndërhyn!” Papa Françesk është ppër rrjedhojë mbështetës për reformat e paraardhësit të tij të tilla si lejimi më i gjerë i Latinishtes Tradicionale në Mesha, të cilën e ka përshkruar si “të kujdesshëm dhe të motivuar nga dëshira për të ndihmuar njerëzit që kanë këtë ndjeshmëri.”
6. Papa Françesk është reformator; ai nuk ka frikë t’i tundë gjërat
Ati i Shenjtë parapriu me reformat e tij në Institutin për Punët e Religjonit (të njohur si Banka e Vatikanit) që filloi nën paraardhësin e tij Benedikt XVI. Në shkurt 2014, ai themeloi një zyrë të re, Sekretariatin për Ekonomi, e cila do të shërbejë si autoriteti mbikëqyrës financiar i Vatikanit. Sekretariati raporton te Këshilli i ri për Ekonominë, i cili ka shtatë kardinalë dhe peshkopë, por edhe një anëtarësi të paprecedent të shtatë ekspertëve laikë. Më herët, Papa Françesk formoi një organizëm këshillues të përbërë nga tetë kardinalë të besuar, detyra e të cilëve është të këshillojnë atë në reformat në Kurinë Romane dhe qeverisjen e Kishës Universale.
7. Papa Françesk i thotë ‘jo’ ekonomisë së përjashtimit.
Ati i Shenjtë riformoi Doktrinën Katolike Shoqërore në Nxitjen Apostolike Evangelii Gaudium (“Gëzimi i Ungjillit”). Ai i thotë ‘jo’ një ekonomie që nxit pabarazinë, një “kulturë të konsumit të tepruar” dhe “idhujtarisë së parasë.” Ai ankohet: “Si mund të jetë që nuk përbën lajm kur një njeri i moshuar i pastrehë vdes nga të ftohtët, por është lajm kur bursa humbet dy pikë?” Zgjidhja gjendet në eliminimin pa vonesa të shkaqeve strukturore të varfërisë. Ndihma ekonomike është vetëm një përgjigje e përkohëshme. Ajo që ne kemi nevojë është gjithashtu refuzimi i spekulimit financiar dhe autonomisë së plotë të tregut.
8. Papa Françesk paralajmëron Kristianët të mos bien në kurthin e “materializmit shpirtëror,” gje qëe është “egocentrizmi i fshehtë në një religjiozitet të jashtëm të privuar nga Zoti.”
“Materjalizmi shpirtëror që fshihet pas shfaqjes së mëshirës dhe madje edhe [pas] dashurisë për Kishën,” shpjegon Ati i Shenjtë në Evangelii Gaudium, “konsiston në kërkimin e lavdisë njerëzore në vend të lavdisë së Hyut dhe mirëqënien personale.” Të paturit të një kishe tokësore mund të marrë formën e një shqetësimi në dukje për doktrinën dhe prestigjin, përfitimin shoqëror apo politik apo një jetë shoqërore “përplot me shfaqje, takime, darka dhe pritje.” Ai mund të jetë një “mentalitet biznesi” i cili është “i mbërthyer me menaxhimin, statistikat, planet dhe vlerësimet, përfituesi kryesor i të cilave nuk janë njerëzit e Zotit por Kisha si një institucion.” Për të shmangur këtë, Kisha duhet “në mënyrë të vazhdueshme të dalë nga vetja, të mbajë misionin e saj të përqendruar te Jezu Krishti dhe angazhimin e saj për të varfrit.
9. Papa Françesk është një i devotshëm ndaj Nënës së Bekuar.
Kur u zgjodh Papë, Françesku theksoi diçka duke vizituar Bazilikën e Shën Marisë Madhore të Romës dy herë, për të lutur rruzaren dhe për t’i besuar pontifikatin e tij Nënës së Zotit. Amerika Latine, nga ku vjen papa, është veçanërisht e njohur për afrimësinë me Nënën e Bekuar dhe shtëpia e disa kulteve të mëdha të Marias si Guadalupe dhe Aparecida. Maria, beson Papa Françesk, është e pazëvendësueshme në punën për Evangjelizimin e Ri.
“Sa herë që shikojmë te Marija, ne fillojmë të besojmë sërish në natyrën revolucionare të dashurisë dhe përkujdesjes. Te ajo ne shohim se përulësia dhe përkujdesja nuk janë virtyte të të dobëtit por të të fortit që nuk kanë nevojë t’i trajtojnë njerëzit e tjerë keq që të ndjehen të rëndësishëm,” thotë ai.
10. Papa Françesk është i biri i Kishës.
I ashtuquajturi “Efekti Françesk” është bërë narrativë për median, ku disa komentatorë kanë shkuar deri aty sa të parashikojnë ndryshime radikale në kishën 2 mijë vjet të vjetër. Por Papa Françesk e ka bërë të qartë: Pozicioni i Kishës në çështje urgjente morale është edhe pozicioni i tij. “Unë jam biri i Kishës,” bërtet ai. Por aktualisht, thotë ai, ka edhe një shqetësim tjetër mbi “nevojat konkrete” dhe Ungjilli duhet të ketë ndikim real mbi besimtarët. Kufizimet e Kishës duhet të zbatohen me dashuri të sinqertë, për shkak se mëshira e Zotit është e pakufishme. Papa thotë: “Ne duhet të gjejmë një balancë të re; përndryshe edhe ndërtesa morale e kishës ka gjasa të rrëzohet si një shtëpi letrash, duke humbur freskinë dhe fragrancën e Ungjillit. Propozimi i Ungjillit duhet të jetë më i thjeshtë, më i thellë, rezatues. Është nga ky propozim nga ku rrjedhin pasojat morale.”
Nga momenti që ai doli në ballkonin e Basilikës së Shën Pjetrit pas zgjedhjes si papë më 13 mars 2013, Shenjtëria e tij Papa Françesk kapi vëmendjen e botës me thjeshtësinë e mesazhit të tij për dashurinë dhe mëshirën e pakufishme të Zotit. Këtu janë dhjetë gjëra që duhet t’i dini për Atin e Shenjtë Papa Françesk.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ISIS synon ta vrasë Papën në Shqipëri
» Edi Rama përdorë Papën për bekimin e Zahos
» Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën
» 4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë
» Berisha apel Ramës: Të punojmë për gjërat që na bashkojnë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi