Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

Shko poshtë

Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   Empty Skender Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 8:14 pm

Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   Skender-zogaj



Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri  

Bisedoi Bajrush Morina Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por  janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur  aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit
 
Skender Zogaj është një ndër bashkëpunëtorët e hershëm të kolonel Ahmet Krasniqit. Gjatë kohës se qëndrimit në Shqiperi, Zogaj dhe Krasniqi kanë qenë edhe miq shtëpie. Bota press ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me Skender Zogajn te cilin e ka pyetur fillimisht se si e kujton ai kolonelin sot 16 vjet pas vrasjes?

S.Zogaj: Kam pasur fati që ta njoh nga afër kolonelin Ahmet Krasniqi,dhe ndjehem tepër krenar që Zotin ma ka dhënë mundësinë të jem njëri nga bashkëpunëtori i tij, kështu që,e konsideroj shpërblim, sepse posedoj kujtimin historik për njeën nga figurat më të mëdha ushtarake të historisë më të re shqiptare. Të gjithë ata që kanë punuar afër tij, janë dëshmitarë të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm,vlerash poliedrike, që nga njeriu i zakonshëm, i urtë dhe i mirë, e deri te piedestali i ushtarakut profesionist, strateg e vizionar atdhetar, model i intelektualit elitar. Oficerët shqiptar i kam dëgjuar duke e krahasuar me Skënderbeun. Pas linçimit nga Ushtria Kroate, vet kroatët e kanë pagëzuar „Xhes Bondi nga Vushtria”, ndërsa unë, konsideroj se ishte gjenerali Mehmet Pashë Dërralla… Tash, 16 vjet pas vrasjes, duke e kujtuar ministrin Ahmet Krasniqi, jam i bindur se, po të mos ishte vra, historia shqiptare do të kishte qenë krejtësisht ndryshe dhe: Kosova do të ishte shtet real me pavarësi të mirëfilltë, me institucione të qeverisjes funksionale, me ushtri në veprim të mbrojtjes së sovranitetit të vendit, pa banda të zhgjyrta kriminale dhe korrupsion, që po e rjepin për së gjalli popullin e shqiptar të Kosovës. Pra, 16 vjet pas atentatit tinzar, kemi rastin të bindemi plotësisht se plumbat që shpuan trupin e Kolonelit Krasniqi, në fakt shpuan trupin e Kosovës duke i krijuar plagë të thella që vazhdojnë të kullojnë…


Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   Skender-zogaj-ahmet-krasniqi1
 
Botapress: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit pra, po del se ishte vrasje jo vetem e një ushtaraku të lart shqiptar por kundër një udheheqësi që kishte mision unifikimin e faktorit ushtarak dhe lirinë e Kosovës.

S.Zogaj: Keni plotësisht të drejtë, vrasja e Kolonelit Krasniqi më shumë se vrasje e një ushtaraku të lartë, ishte vrasje e një misionari shqiptar, që ishte zotuar të realizonte unifikimin e faktorit ushtarak, në kohën dhe rrethanat kur faktori ushtarak kosovar ishte i shkapërderdhur, me  dendenca të forta të degjenerimit të skajshëm nga grupet e ndryshme ilegale, të nxitura nga bashibzukët e çartun marksitë, stainistë, enveristë, të cilët kishin hetuar thasët e parave që po mbledheshin nga mërgata dhe, ia kishin frikën mirëmenaxhimit të parave, që do ta krijonte frontin e vërtetë të luftës çlirimtare. Për këtë ishte betuar ministri Ahmet Krasniqi dhe kishte marrë të gjitha masat për krijimin e ushtrisë institucionale, me kuadrot e mirëfillta profesionale ushtarake, që do të udhëhiqnin luftën çlirimtare. Kjo ishte rruga e Ministrit Krasniqi, që i trishton cubat, prandaj ata vënë maskat e zeza, vrasin Kolonelin dhe marrin udhën e krimit.
 
Ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”
 
Botapress: A mendoni se dikujt i konvenoi kjo vrasje? Kush mendoni se ka gisht në këtë vrasje? Kush mund të ketë dhënë urdhër dhe kush ka qenë ai dorëzi që vrau Kolonelin në Tiranë, në mbrëmjen e 21 shtatorit të vitit 1998?

S.Zogaj: Po, Koloneli ka qenë pengesë për të gjithë ata që ia kanë ditur  zotësinë, qëllimet dhe gatishmërinë per liri, prandaj jo rastësisht, pikërisht, në çastin kur merr vendim për hyrje në arenën luftarake të Kosovës, shkrepen plumbat, që e kanë vetëm një shpjegim: ishin plumba tradhëtie, që bëheshin nga dora shqiptare me porosi të armiqve të Kosovës. Serbia aso kohe kishte angazhuar rreth 700 spiuj në Shqipëri, që kishin detyrë të gjenin sa më shumë argatë shqiptarë. Dhe doli e suksesshme edhe në Tiranë. Të këtillët ishin të dukshëm, sepse hapur propagonin kundër Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ishin produktet ilegalitetit, matrapazët e rrugëve, vrasësit me pagesë, dhe ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, dhe dilenxhinjve të tjerë rretherrotull tyre, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”. Nuk ka asnjë dilemë se këtu ishin krijuar planet dhe ishin caktuar vrasësit.


Bota press:Pse nuk po zbulohet vrasja e Ahmet Krasniqit, A ka faj shteti shqiptar?


S.Zogaj: Është absurde të kërkohet zbardhja e vrasjës së ministrit Krasniqit, nëse kihen parasysh fitimet që rrjetat kriminale patën nga aksionbet e tyre. Pra, vrasësit janë ende shumë të fortë dhe diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por  janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur  aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit. Tirana zyrtare, jo njeherë,ka deklaruar se, i di vrasësit, mirëpo, disa prej tyre nuk janë zënë prandaj, (kinse) derisa të zihen të gjithë, nuk mund të zbardhej rasti. Klosi e ka thënë këtë dhe nuk ka dyshim se, din gjithacka rrëth vrasjes së ministrit Krasniqi. Mirëpo, nuk ka si e thotë, nëse ai vet është kapobandoja?!
 
Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror
 
Bota press: A gjykoni se zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit do të prmbyste skenën politike në Shqipëri dhe në Kosovë

S.Zogaj: Jo, zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit nuk besoj se mund të ketë ndikime të forta në ndryshimin e skemave politike, as në Kosovë as në Shqipëri, sepse, koha e ka bërë të veten – ish nomenklatura komuniste e Shqipërisë e konvertuar në PS dhe, ish grupet marksiste-leniniste-enverino-gadafiane,që po „demokratizohen”, kanë bërë mëkate të reja më të rënda që po ngulfasin qytetarinë shqiptare, e cila me strukturat aktuale politike në Kosovë dhe në Shipëri kanë adute të thera më të forta për kërkimin e përmbysjes së tyre. Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror. Sa i përket vrasjes së  Ahmet Krasniqit, peshë të madhe faji ka LDK-ja në Kosoës dhe PD-ja, në Shqipëri, të cilat për interesat e tyre të ngushta klanore brendapartiake, kanë lënë anash, bijtë e tyre më të mirë, korifejt e demokreacisë dhe të atdhetarisë, sic janë: kolonel Ahmet Krasniqi e Azem Hajdari, Xhemaj Mustafa, Enver Maloku, që janë vra për idealet demokratike dhe aspiratat kombetare shqiptare. Kërkimi i këmbëngultë për zbardhjen e këtyre vrasjeeve dhe dalja para drejtësisë duhet të jetë detyra kryesore, sidomos e LDK-së, e cila pa këto figura nuk mund të jetë ajo që duhet të jetë.
 
Per kolonelin nuk ka as 2 metra varr ne Kosove
 
Bota press: A do të kërkoni që të kthehen eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë?

S.Zogaj:A mund të ketë gjë më përbuzëse se Heroit të popullit, sic është kolonel Ahmet Krasniqit, qe 16 vjet të mos i sigurohen dy metra vend për prehjen e eshtrave në atdheun e tij! Ky është turp e shkuar turpit! Mirëpo, mbase edhe është mirë që, Ahmet Krasniqi vazhdon të qëndroj i  „i surgjynosur” sepse, është fakt që Kosova ende nuk është shtet i vërtetë, që mund t’ua garantojë sigurinë njerëzve të gjallë e lere më të mirret me trajtimin e të vdekurve. Mirëpo, jam thellësisht i bindur se, po afrohet koha që, koloneli  Ahmet Krasniqi të kthehet në atdheun e vet, lavdiplotë, e ballëhapur, ashtu sic vijnë bijtë fitimtarët, burrat e mëdhenj dhe heronjtë e vërtetë të kombit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   Empty Re: Skender Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 8:24 pm

Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   10672263_819321684765307_4647975513651605809_n

Skender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   10616585_819321704765305_8397404182737437085_nSkender  Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri   10670183_819321751431967_250319055916538158_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi