Ky është Imami që u duhet shqiptarëve
Faqja 1 e 1
Ky është Imami që u duhet shqiptarëve
Ky është Imami që u duhet shqiptarëve
Padyshim se Heroi i Ditës së sotme është Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili u bë lajm në të gjitha mediat e botës, të cilat po përcjellin vizitën e Papës në Shqipëri. Ai ishte pjesë e Meshës së Shenjtë bashkë me udhëheqësit tjerë fetarë të Shqipërisë.
Skender Bruçaj është bërë lajm në mbarë botën me mesazhin që pa përçuar me pjesëmarrjen e tij në Meshën e Shenjtë në Tiranë, të cilën e ka udhëhequr Papa.
Me gjithë pozitën jo fort të favorshme të myslimanëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe arrestimin e disa prej tyre, Bruçaj ka dhënë shembullin e udhëheqësit fetar, duke qëndruar krahë për krahë me klerikët tjerë fetarë.
Bruçaj di të flasë anglisht, turqisht, italisht e arabisht.
38 vjeçari nga Malësia e Madhe, Skender Bruçaj, ka kryer Medresenë në Stamboll si dhe ka vazhduar studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Bosforit, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht, Bruçaj është edhe profesor në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.
Lexojeni të plotë biografinë e Heroit të Ditës
Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 Qershor 1976.
Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.
Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji.
Gjatë viteve 2010-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.
Për disa vite ka punuar si konsulent për disa kompani të huaja.
Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”.
Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.
Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”.
Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”.
Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.
Z. Bruçaj ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, italisht dhe arabisht.
Z. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi