Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit... Empty Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 10:36 pm

Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit... 1654223_717404571626748_1476111588_n



Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...


Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit... Vizita%2Be%2Bpapes
 
Nga Haxhi Muhaxheri
 
Populli ynë që moti ka dëshmuar se duke përqafuar tri besime fetare (krishtërimin, ortodoksizmin dhe islamizmin), ka një pasuri të madhe shpirtërore dhe humane. Shqiptaret, edhe në kohërat më të vështira, kanë ditur të japin prova se e respektojne njëri tjetrin si vëllai vëllanë dhe njëherit edhe besimin e njëri tjetrit. Ata, edhe pse besimet i kanë pasur të ndryshme, gezimet dhe festa pothuajse gjithmnë i kanë pasur të përbashkëta. Bashkë i kanë kremtuar si Pashkët, ashtu edhe Bajramin. Gjithmonë ia kanë uruar festat njëri tjetrit dhe atë me gjithe zemër . Ndaj, kemi arsye qe të krenohemi për shpirtin e tolerancës dhe harmoninë mes njerëzve e religjioneve në Shqipërinë tonë të dashur.

Shqiptarët ishin ata që ia dhanë botës kalorsin e kristianizmit dhe mbrojtësin e civilizimit europian, kryetrimin e shqiptarisë, të madhin Gjegj Kastriotin - Skënderbeun. Shqiptarër ishin ata që ia dhanë botës Humanisten me të shquar te të gjitha kohërave, të madhen dhe të shenjtë Nënë Tereza. Shqiptarër u kanë dhënë edhe shumë të mira tjera botës. Ata asnjëherë nuk e kanë lakmuar atë që nuk ka qenë e tyre dhe kurrë nuk e kanë cenuar lirinë e të tjerëve.
Zantën, kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Papa Fraçesku zgjodhi të parën Shqiprinë për ta vizituar dhe i dha bekimin popullit tonë të shumvuajtur. Kurse për ne shqiptaret, vizita e Atit të shenjtë ishte një përjetim i nderit që i bëri ai tokës sonë Arbërore.


Ja disa nga porositë që ai nga Shqipëria ia dha njerëzimit:
"Ndaloni së qeni negativ. Nevoja për të folur keq për të tjerët  ndikon ne nënvlerësim e vetvetes. Kjo do të thotë, ‘Unë ndihem aq i ulët sa që në vend se ta ngris veten, provoj t’i ulë të tjerët,’” ...“Heqja dorë në mënyrë të shpejtë nga negativiteti, është e shëndetshme.”..." Mos provoni t’i ndryshoni të tjerët; respektoni bindjet e të tjerëve".

Vizita e Papës në Shqipëri e forcoj edhe më tepër dëshminë se shqiptarër e duan dhe e respektojnë vërtetë njëri tjetrin. Ata, si gjithmonë, edhe sot ishin afër njeri tjetrit dhe i gëzoheshin bashkarisht vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Shqiptarët e krishterë, ortodoks dhe mysliman kishin mbushur sheshet e Tiranës për ta pritur Atin e shenjtë. Ishin aty edhe kleret e të gjitha besimeve fetare dhe fytyrat e tyre ishin njësoj të buzqeshuar dhe te lumtura. Papen kishin dalur ta presin shqiptarët nga të gjitha trevat tona ku ata banojnë. Aty ishin edhe shqiptaret nga Republika e Kosovës, aty ishin shqiptaret nga Kosova Lindore, nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe nga mërgata.
Shqiptarët sot ishin një, ashtu si kanë qenë gjithmonë bashkë shpirtërisht.
Kjo është dëshmia më e mirë se në tokën Arbërore nuk mund të zë kurr rrenjë fara e keqe, sepse në damarët tonë rrjedhë i njëjti gjakë i pastër. Kush mendon ndryshe, ka për ta ndjekur gjithmonë mallkimi nga pas!
Dhe së fundmi, lirisht mund të themi se Shqipëria është tokë e shenjtë dhe shqiptarët janë populli prej të cilit duhet marrur shembull për humanizmin e dashurine njerëzore dhe për tolerancën dhe harmoninë mes besimeve fetare.
 
21.09.2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi