Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI

Shko poshtë

NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI Empty NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 22, 2014 12:51 pm

NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI


NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI U2_besa%20imami 

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës shqiptare, Besa Imami. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë. Artistja e Merituar, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role, midis të cilave  përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani”, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me Agimin”, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria”, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës” etj. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera në filmin “Brazdat” në vitin 1973, “Në fillim të verës” në vitin 1975. Vetëm para pak kohësh me një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI 1743454_839265439439631_3001873997694216952_nNDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI 10698525_839265462772962_7522109629045402388_nNDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI 10291077_839265506106291_1450139271498214957_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi