SKËNDER BUÇPAPAJ : PAPA YNË
Faqja 1 e 1
SKËNDER BUÇPAPAJ : PAPA YNË
PAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga mënyra si e pranoi ftesën për të vizituar vendin tonë, mua dhe jo vetëm mua Papa Françesku ma krijoi idenë se është ai është me prejardhje arbëreshe. Në Argjentinë ne kemi një komunitet arbëresh nga ka dalë edhe shkrimtari me famë botërore Ernesto Sabatto, autor i kryeveprave si "Mbi heronjtë dhe varrezat", "Tuneli" e tjerë.
Edhe pse pritshmëria jonë nuk u vërtetua, pasi të dielën nuk e shpalli prejadhjen gjatë vizitës së tij në Shqipëri, unë parapëlqej të mbetem nga ata shqiptarë që nuk heqin dorë nga ideja fikse se Papa Françesku është papa ynë.
Është papa ynë, sepse Papa Françesku njihet botërisht si papa i të vuajturve, i të martirizuarve, i të papërkrahurve, i të pashpresëve. Rallë ndonjë vend tjetër, rrallë ndonjë komb tjetër, në të kaluarën dhe në të sotmen e vet, është mishërim i këtyre katër epiteteve sa vendi ynë, sa kombi ynë. Edhe shtegtimi i tij apostolik për tek Vendi i Shqiponjave, ishte një shtegtim ngushëllues, përkrahës, këshillues dhe nxitës. Papa Françesku iu kërkoi shqiponjave të plagosura apo shqiponjave 'me krahë të thyera', siç thoshte dikur Migjeni, t'i përtërijnë flatrat e tyre dhe të fluturojnë lart.
Papa Françesku iu bëri thirrje shqiptarëve, i bëri thirrje kombit shqiptar, i bëri thirrje shoqërisë shqiptare për lartësim, për mobilizim të energjive shpirtërore dhe fizike në mënyrë që të kryejë një hop të madh lartësues, të kryejë, pra një dalje, një shkëputje drejt shpresës. Ati i Shenjtë gjatë vizitës në Shqipëri, duke dalë shumë herë nga teksti, siç e vërejtën edhe reporterët dhe analistët e huaj, e përsëriti: Jeni populli me moshën më të re në Evropë!
Prandaj Papa iu drejtua brezit të ri shqiptar që të bëjë tashi, në kohën e shanseve dhe të shpresave, atë që nuk e bënë brezat e tjerë. Një rini pa plagët e trashëguara nga mijëvjeçarët, pa njollat e modave të sotme, do të ishte në gjendje të lartësonte jo vetëm veten, por edhe vendin, edhe kombin. Iu drejtua pikërisht asaj rinie, e cila, sipas sondazheve aktuale, në masën 95% i shikon shpresat tek emigrimi në vendet perëndimore.
Në këtë aspekt, si në shumë të tjera, Papa Françesku është papa i rinisë, ashtu si Papa Gjon Pali II. Në tri udhëtimet e tjera, në Argjentinë, Brazil dhe në Korenë e Jugut, Papa shënonte atje ditën e rinisë.
Duke ledhatuar shqiptarët në krenarinë e tyre, Papa Françesku, njëherësh ua kujtoi atyre plagët, të cilat janë sa të trashëguara edhe të fituara, sa të së kaluarës së pafat aq edhe të tranzicionit të mbrapshtë, aq edhe të anës së vrazhdë të globalizmit. Pikërisht në një kohë kur dikush në Shqipëri shkrryhet në Olimpet e pasurisë, ndërsa shumica absolute dergjet në kënetat dhe moçalet e varfërisë, Ati i Shenjtë dha mesazhin universal se "globalizimi i mallrave dhe i tregjeve duhet të shoqërohet me globalizimin e drejtësisë dhe të solidaritetit".
Shqipëria është një vend që ka trashëguar nga e kaluara komuniste hendeqe të mëdha. Këto hendeqe të mëdha janë thelluar tejet frikshëm në periudhën e tranzicionit. Janë thelluar hendeqet në aspektin ndërklasor, në aspektin ndërideologjik, në aspektin ndërkrahinor etj. etj. Dhe janë krijuar plot hendeqe të tjera të reja.
Ngushtimi i këtyre hendeqeve, siç këshilloi Papa, bëhet duke shtrirë traditën tonë të harmonisë ndërfetare në të gjitha dimensionet e tjera të jetës sonë, duke krijuar shpresën, duke ngjallur shpresën e së ardhmes në vetë trojet tona, duke u ballafaquar me të kaluarën tonë, duke praktikuar ndjesën dhe faljen ndërmjet vëllezërve shqiptarë, duke u vëllazëruar, pra, nën shembulin e traditës së vëllezërimit dhe të harmonisë ndërfetare.
Papa Françesku e nënvizoi në mënyrë të veçantë rolin e diasporës në përparimin e Vendit të Shqiponjave, duke vlerësuar se një pjesë e shqiptarëve zgjodhi rrugën e emigracionit për ta ndihmuar vendin e tyre, ndërsa një pjesë tjetër vendosi të rrijë këtu për ta përparuar vendin e tyre.
Nëse në Korenë e Jugut Ati i Shenjtë bëri thirrje për bashkimin e dy Koreve, bashkimin e dy pjesëve të vendit, dy pjesëve të kombit, në Shqipëri bëri thirrje për bashkimin dhe vëllezërimin e shqiptarëve të të gjitha anëve dhe të të gjitha përkatësive nëpërmjet respektimit të idenitetit të secilit. Nuk mund të ketë respekt ndërmjet njerëzve, pa respektuar, së pari, identitetin e tjetrit, porositi Papa Fraçesku.
Me ardhjen e tij, siç e pamë, Ati i Shenjtë, i bashkoi të gjithë shqiptarët, në hapësirën e tyre në Ballkan dhe në diasporë.
Prania e Papës zgjoi emocione të mëdha tek të gjithë shqiptarët, në Atdhe dhe në botë. Por edhe Papa Françesku ishte i emocionuar gjatë gjithë kohës. Tek një natyrë e lexueshme siç është Ati i Shenjtë, kjo u vu re nga reporterët e huaj.
Gazetarët e huaj, në transmetimet e tyre të drejtpërdrejta, duke u ndaluar shpesh në faktin se kreu i Selisë së Shenjtë e zgjodhi pikërisht Shqipërinë, i zgjodhi pikërisht shqiptarët për shtegtimin e tij të parë apostolik në Evropë, jashtë Italisë, thanë se papa e konsideron Shqipërinë kështu si Porta e Evropës. Nga Porta e Evropës, theksuan ata, shtegtimin tjetër Papa do ta ketë në Strasburg, në qendër të Evropës. Pra, vendi ynë, kombi ynë, i postilirianëve, i shqiptarëve është Porta e Evropës, nuk është Evropë dhe Azi, nuk është Lindjen dhe Perëndim, nuk është edhe kështu, edhe ashtu, nuk është as kështu, as ashtu, siç është nënvizuar shpesh deri sot, pa vizion dhe pa mirëdashje - është Porta e Evropës, është çelësi dhe kyçi i Evropës, do të theksoja një tjetër togfjalësh që u përmend shpesh të dielën.
Katolikët shqiptarë, janë të vetmit katolikë të mbijetuar në gjithë Ballkanin e Bizantit dhe të post Bizantit. Vendi i Shqiponjave, trojet shqiptare në tërësinë e tyre, janë e vetmja hapësirë në Ballkan, ku krishterimi perëndimor i përballoi sfidat e të gjitha stuhive dhe rrebesheve, që nga shtegtimi i parë i Shën Palit në tokën tonë, diku nga vitit 46 i erës së re, deri në ditët tona. Ky është një dimension i qytetërimit, tejet i fuqishëm, i pandërprerë dy mijë vjet, që askush tjetër nuk e ka në juglindjen as në lindjen e kontinentit tonë.
Sigurisht, kjo ka ndikuar në mënyrë vendimtare që Papa Françesku, pa asnjë ngurim, ka marrë vendimin për të ardhur në Vendin e Shqiponjave. Kjo flet për një vëmendje të plotë të Vatikanit dhe të Perëndimit ndaj shqiptarëve, vëmendje e cila, nëse ne i shërbejmë këtij vizioni, në të ardhmen do të rritet në mënyrë vendimtare.
Në fjalimet e tij, Papa Françesku përmendi shpesh fjalë të Papës Gjon Pali II të shqiptuara 21 vjet më parë gjatë vizitës së 23 prillit 1993. Papa Gjon Pali II ishte papa ynë. Mendoj se Papa Françesku do ta zhvillojë dhe do ta realizojë vizionin që Papa Gjon Pali II kishte për ne. Edhe për këtë, unë prirem ta thërras edhe Papa Françeskun papa ynë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi