Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Tutu - tutu, Isa!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Tutu - tutu, Isa! Empty Kimete Berisha:Tutu - tutu, Isa!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 25, 2014 9:06 pm

Kimete Berisha:Tutu - tutu, Isa! 10473724_749518898419353_1302745935248466784_n



Kimete Berisha:Tutu - tutu, Isa!


Isa Mustafa nuk po guxon as në mendimet dhe në imagjinatën e të tjerëve t'ia lejojë vetes të bëhet Kryeministër!
Dhe, për t'ua hequr nga mendja, nga idea dhe nga imagjinata disa zyrtarëve të partisë së tij që e duan Kryetarin e tyre për Kryeministër, e ka angazhuar njërin me mbiemrin Rugova dhe tjetrin Bardhyl Metën, i cili edhe kur i ka flokët e lara, e edhe kur i ka të palara, nuk ia lejon askujt në LDK të ketë mendime më të mira për Isa Mustafën sesa që Isa Mustafa mendon për veten.
Bardhyl Meta nuk ua lejon anëtarëve dhe deputetëve të LDK-së t'i urojnë Kryetarit të tyre më shumë suksese, seç i dëshiron për vete Kryetari. 
E censura e ndalesa të çuditshme.

Anëtarët e LDK-së janë durimtarë. Ata digjen në vete, përbihen e përbihen, derisa të plasin, e pastaj kur shpërthejnë- shpërthejnë në skenë.
A ka arsye Isa Mustafa që të tutët nga dëshirat e deputetëve të tij që kërkojnë publikisht që ai të jetë Kryeministër!
Po, ka. Se, duhet me prish besën që e ka dhënë.

Nuk e kish pasur problem ta prish besën, por kësaj radhe ka nevojë për ndihmë popullore, sepse besën ia ka dhënë njeriut që nuk e kupton se në politikë "besë nuk ka", politikani lirisht mund të heq dorë nga një premtim që e ka dhënë në momentin që kanë ndryshuar rrethanat dhe arsyet për realizimin e premtimit që e ka dhënë.
Isa Mustafa e ka devalvuar LDK-në, duke ua dhënë luksin bllokmenëve të tjerë ta bindin veten se ato janë parti më të rëndësishme dhe më të mëdha se LDK.
Është koha që LDK të sillet si partia më e madhe, e hapur dhe komunikative, e jo si parti patetike, e odave, e besës, e burrave, e mjerimit, dhe e frikës.


P.S. Shtëpia e Isa Mustafës është më e bukur dhe më ekstravagante se shtëpia e Ramush Haradinajt, madje edhe se e Behxhet Pacollit. Pa qenë tregtar me profesion, me një rrogë profesori, Isa Mustafa ka arritur të jetojë si aristokrat në shtëpi më të bukur dhe më të madhe sesa të Bill Klintonit.
Kjo flet shumë për aftësinë e tij shtëpi-formuese, përkatësisht shtet-formuese. Sepse, shtëpia simbolizon shtetin. 
Po.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi