Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit!

Shko poshtë

Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit! Empty Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 26, 2014 10:44 pm

Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit!

Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit! Nora-e-Kelmendit
Nora e Kelmendit
I gjithë ky titull në një farë mënyre mund edhe të duket si një vlerësim i tepërt për këtë grup njerëzish, për të cilët tashmë shpesh e më shpesh po flitet!
Jo se sidomos ne shqiptarët nuk kemi për çfarë tjetër të flasim dhe me çfarë të merremi por sidoqoftë tashmë debati ka marrë drejtimin e tij dhe sa më shumë thellohemi me shtjellimin e ideve tona, aq më shumë hyjmë në rrugët që të çojnë jo vetëm drejt Azisë së Vogël ku aktualisht ky popull ka rezidencën e tij më prestigjioze, por edhe drejt origjinës së tyre më të largët Aziatike!
Sepse shteti i sotëm turk, me një dirigjim të shkëlqyer ia del që syve jo edhe aq të Europës (ku turkun e njohin mirë me rrënjë e me degë, që në kohët e rrethimit të dështuar të Vienës), por syve shpesh të mjegullt e të dehur të ballkanasve, t’u japin pamjet që ata duan!
Dhe kur ndodh, siç rëndom verifikohet tek ne, që të jenë të shumtë ata që janë gati t’i besojnë gjithçkaje që u shfaqet, pa e pyetur aspak vetveten në ajo që shohin ka ndopak grimca vërtetësie apo është thjesht një fabrikim, atëherë strategjia e tyre e mirëstudiuar, del paevitueshmërisht e suksesshme!
Tani t’i futemi këtu fenomenit të vjetër shqiptar të kopshtit të fqinjit, i cili që në kohë të Baba Qemos ka qenë më i bukur e i lulëzuar, kjo s’do mend që do na hante shumë kohë!
Por sido që të jetë, ky është një indikacion bindës që predispozita për këtë gjë është e fortë.
Kështu paralelisht, nga një krah Europës i thuhet prej vitesh se turqit janë po aq europianë sa gjithe banorët e tjerë të kontinentit tonë dhe nga krahu tjetër Ballkanit dhe sidomos atyre që vlerësohen si të turqizueshëm apo të turqizuar deri diku në atë territor, i ofrohet teza tjetër se Turqia larg e larg, është edhe shtëpia e tyre e përbashkët!
Se sa sukses ka pasur teza e tyre kryesore nëpër qarqet akademike të perëndimit, apo nëpër institucionet vendimarrëse të tij, kjo duket efektivisht me lehtësi në proçesin e asociimit të shtetit turk me Bashkimin Europian, që për nga koha e negociatave ka thyer çdo rekord botëror jetëgjatësie, duke datuar që nga periudha e ditëve të para të Luftës së Ftohtë dhe duke kapur e tejkaluar me siguri matematike tashmë ditët tona e kush e di edhe të nipave tanë!
Mollën e prishur (apo të helmuar???) të ofruar bujarisht nga turqit, nja tre shekuj pasi Europën s’ia dolën që t’a pushtonin ushtarakisht, gjë për të cilën edhe Neve me rezistencën tonë kokëfortë kontribuam jo pak, Perëndimi as e ka marrë t’a provojë, e jo më t’a gëlltisë e të mbytet me të!
E ndërsa them këtë gjë, më vjen ndërmend Borëbardha dhe shtatë xhuxhat, në versionin turk të filmit, i cili shpesh shfaqej në realitetin e vakët shqiptar të para viteve 90-të.
Këtë e pohoj për të ilustruar me një shembull të thjeshtë se sa të lehtë janë ekuivoket. Shumëkush atëherë edhe nga mungesa e informacionit në atë kohë, por ku i dihet edhe sot e kësaj dite, mund të ketë menduar se përralla e bukur në fjalë mund të ishte turke dhe jo Nordike apo Gjermane, duke ditur që filmi i sipërpërmendur që fëmijët shqiptarë shihnin dhe të cilit i gëzoheshin, ishte një prodhim turk!
Jo se kam gjë kundër ekranizimit të Borëbardhës nga turqit (do pranuar se ai film që ka shenjuar fëmijërinë e mjaft fëmijëve tek ne, ishte i bukur), por sidoqoftë kaq pak duhet që të vërtetat të bëhen relative dhe që kushdo të mund të përpiqet jo rrallë me sukses të imponojë këndvështrimin e tij mbi realitetin.
Të vërteta të tjera që na hidhen syve ditë për ditë, prej vitesh e dhjetvjeçarësh të tërë janë të shumta.
Për shembull, po rilidhem me epokën moniste në Shqipëri, kohë që sidoqoftë për fat nuk shquhej për ndonjë afri të theksuar me turqit dhe gjatë së cilës ata të paktën në librat e historisë, trajtoheshin me atributet që vërtetë u ka lënë historiografia.
Dhe siç dihet për atë që na përket ne shqiptarëve, atributet e turqve janë jashtëzakonisht negative me shumë pak përjashtime, të tipit Hasan Riza Pasha gjatë rrethimit të Shkodrës, kohë kur bashkë me mijëra serbë e malazezë që rreth atij qyteti të papushtueshëm lanë kockat, një pseudoshqiptar si Esat Pasha (s’po ia përmend mbiemrin se ai e njollos familjen e tij të nderuar Tironse të Toptanëve), doli të jetë tejet më keq se vetë ky ushtarak turk që në fund i dha pak dritë në toka shqiptare emrit të vendit të tij.
Për të rikapur fillin po them se në kohë të diktaturës përgjithësisht për arsye që s’ka nevojë tashmë të zhbirilohen, fakti është që turqit në histori paraqiteshin si ata që kanë qenë, si pushtues gjakatarë, si njerëz që kanë tentuar në më shumë se njëherë të na shfarosin totalisht dhe këtë del t’a kenë bërë me ne para armenëve të gjorë të cilëve u ra rradha 400 vjet pas nesh.
Këto fakte nuk mund të anashkalohen siç zakonisht është tendenca e qartë të bëhet.
Dihet  nga të gjitha burimet historike se sidomos përgjatë rrethimeve të Dytë, Tretë dhe të Katërt  të Krujës, taktika pushtuese e osmanëve u transformua në një tentative të hapur shfarosje të gjithçkaje arbërore që u dilte përpara!
Dhe kjo solli që secili fshat, mal apo qendër e banuar jashtë Fortesës kryesore që kishin rrethuar, të rrafshohej me tokën.
Të gjitha kronikat e asaj kohe janë të qarta lidhur me këtë fakt.
Ishte politike sulltanore që pas dështimit të parë të madh para Krujës në 1450-ën, në fushatat e mëpasshme të ndiqej kjo rrugë shfarosjeje e tokës së djegur, për të izoluar Krujën nga mbështetja njerëzore dhe materiale.
Elvi Sidheri: Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit! Nora-e-Kelmendit2

Kush nuk vritej o hidhej vetë nga shkëmbinjtë që si përherë ishin streha e fundit e arbërve (siç patën qenë edhe ndaj çdo vërshimi tjetër, Romak, Sllav a gjermanik, atyre maleve tona ndër të tjera duhet t’i jemi më shumë sesa mirënjohës që sot ende flasim këtë gjuhë), o vriteshin në vend, o përfundonin skllevër nëpër cepat e humbur të perandorisë, nga Arabia në Afrikën e Veriut.
Në fund siç ndodhi, ekzistonte edhe një mundësi tjetër dhe ajo bëri që qindra-mijëra arbër të hidheshin në brigjet italiane, për t’iu shmangur zgjedhës së tejzgjatur osmane.
Kështu që, pas katër rrethimeve të Krujës dhe rrethimit të madh të Shkodrës, turqit deri diku ia dolën në qëllimin e tyre për të çrrënjosur arbërit nga toka e tyre, me vrasje sistematike, emigrim biblik dhe më pas më një politike emblematike denatyrimi etnik, gjë që bëri që në nisje të shekullit XX, Shqipëria të konsiderohej akoma veç një nocion gjeografik.
Turqve sidoqoftë u kishte ngecur sharra në gozhdë me shqiptarët, pasi përkundër përkujdesjes së tyre të madhe për të zhdukur çdo shenjë të identitetit autokton, ata shqiptarët ekzistonin dhe në 1912-ën me përpikmëri u punuan një rreng të bukur po aq sa edhe të hidhur si turqve të shkretë (që s’do mend se mbetën mjaft të zhgënjyer nga ky fakt dhe kur turku zhgënjehet, mos prit të t’a fali lehtë pastaj!) ashtu edhe fqinjëve kërrma-ngrënës ballkanikë, që ishin shtruar në tavolinë, me dhëmbët e gjakosur jashtë, gati për t’iu futur me zell ushqimit të shijshëm të tokave shqiptare!
Për t’u rikthyer edhe njëherë në vitet 80-të të shekullit të kaluar.....atëherë shfaqej me sukses, një film turk, me shoferë kamionësh e një grua të bukur me shami të kuqe!
Gjë që bëri që të plaste një mani, e përforcuar edhe nga aftësia puro shqiptare për të hiperbolizuar rregullisht çdo fenomen, që na bënte të mendonim se çdo femër në Turqi duhet të ishte po aq e bukur sa aktorja e atij filmi modest, i cili dyshoj seriozisht se edhe në Turqinë e origjinës të ketë patur aq sukses sa tek ne.
Dhe kur më vonë vetë më qëlloi të isha më shumë se njëherë në Stambollin e bukur buzë Bosforit, vështirë se më doli e mundur të verifikoja të njëjtin mendim aq të lartë mbi bukurinë e gruas turke.
Dhe këtu s’ka as edhe një dozë modeste rracizmi, as edhe të kamufluar!
Turqia ashtu si dhe duhet të jetë, përbëhet nga një përzjerje rracash të ndryshme, të cilat si tek një farkëtar, janë shkrirë në atë që është turku i sotëm.
Kjo bën që në rrugët e Stambollit njeriu të shohi me shumicë modelin e turkut anadollak me trajta tejet jo-europiane, po aq sa edhe kurdin, turkun me pamje të qartë të origjinës, që do të thotë të ngjashëm me vëllezërit Kazakë, Uzbekë apo Kirgizë, sa edhe turkun modern me ADN të padyshueshme europiane, i cili me siguri rrjedh diku nga ish-kolonitë helene në Azi të Vogël, nga përzjerja me ballkanasit e ndryshëm apo edhe në fund nga përzëniet masive të kryesisht shqiptarëve për në Turqi, të bëra me miratimin e hapur turk, përgjatë shekullit të kaluar.
Por ajo që ndodh është që këta turqit e sotëm, ndërsa tashmë sa herë munden nëpër serialet e tyre “famëmëdha”, të cilët kanë gëlltitur një e nga një kanalet ballkanike televizive, pohojnë pa pikën e turpit se shpeshherë Sulltanët e tyre kanë luftuar për civilizim me Europën “barbare”, pastaj si për habi filmat e tyre i mbushin me personazhe “tipike turke”, personazhe meshkuj e femra, pa përjashtim biondë me sy blu, të gjatë e të bëshëm, njerëz që më europianë s’bëhen dot edhe po deshën!
Lëre pastaj që ky civilizimi i madhërishëm turk kishte si kulmin e tij, në mos piramidat e kokave të kushurinjve mongolë të Timur Lengut, atëherë rrjepjen së gjalli të robërve nga vetë turqit në të gjitha fushatat e tyre ballkanike, apo përdhunimet e të pushtuarve, skllavërimin e grave dhe fëmijëve të tyre, apo edhe kokat e prera që niseshin me pjata argjendi në Stamboll, shkatërrimin sistematik sidomos në Shqipërinë aktuale, të çfarëdolloj shenje të qytetërimit para-turk, gjë që bëri  që agimi i shekullit të XX, t’a gjente vendin tonë me qindvjeçarë larg zhvillimit të kontinentit të cilit gjithmonë i pati përkitur, Europës, prapambetje si kulturore, si historike ashtu si edhe ekonomike!
Kjo është tabloja e qytetërimit “superior” turk, i cili përballej me Europën e “pacivilizuar” në kohë sulltanësh që tani nëpër filma gjithmonë turq, na dalin edhe ata biondër e me sy blu, kur mjafton një vizitë e thjeshtë turistike në atë që turqit e quajnë Pallati i Topkapisë, për të kuptuar edhe nga përmasat e veshjeve të sulltanëve të parë mongolo-turq që pushtuan Kostandinopjën, se në të vërtetë është bërë fjalë për njerëz tipikë të asaj rrace, me shtat të shkurtër dhe tipare të qarta aziatike.
Nuk do harruar që në këto vizita mëson po ashtu se sulltanët në fjalë që Europës me hir apo pahir, do i sillnin dritën e civilizimit, vetë fshiheshin si skuthër, pas dritarëzave të vogëla për të vëzhguar gratë e shumta (europiane) të burgosura në haremet e tyre.
Dhe në dhomat e Topkapisë sulltanore, dyshoj të lejohej të hynin sadopak rreze drite, pasi në një botëkuptim thellësisht turk, gjithçka është e dyshimtë, aq më tepër drita që i bën të gjitha të duken siç janë në të vërtetë dhe që zbardh njërëzit dhe mendjet e tyre!
Dhe turqit janë të fundit që do donin të dukeshin për çfarë janë në të vërtetë!
Ata ndërkohë, pasi kanë ndërtuar e ngritur lart e më lart si Kullë Babeli, një mal me përralla historike, s’kanë as edhe një dëshirë minimale për të ndriçuar qoftë edhe pak historinë e tyre reale!
Një histori që i sheh dhe konstaton si pushtues shumë të suksesshëm (me pak përjashtime sërish, si i joni, pasi për gati njëqind vjet u rezistuam mizërive të tyre, ashtu siç në fund të fundit patëm bërë për gati 60 vite edhe me Romakët gjatë luftrave të përsëritura Romako-Ilire), por njëkohësisht u jep turqve një pamje ligështuese përsa i përket qytetërimit të supozuar që pati sundimi i tyre nëpër territoret e pushtuara.
Turqit nuk kanë faj për faktin që dikur të parëve të tyre u ra në mendje se Mongolia ishte më pak e banueshme se Azia Qëndrore ku sot gjenden vëllezërit e tyre nomadë dhe gjysëm të Rusizuar, të Republikave turkofone ish-Sovjetike, apo edhe se Europa e bukur, kulturuar dhe pjellore.
Të tjerë barbarë para tyre patën sulmuar Europën e civilizuar, tipa si Atila (kushuri i nderuar edhe ky, shenjë e qartë se ç’do ishin në gjendje të bënin turqit modernë pas tij), ishin fshirë shpejt nga tokat europiane, por bëmat e tij i ishin lënë tmerrit historik!
Barbarët gjermanikë pasi kishin hedhur përtokë Perandorinë Romake të Perëndimit (pasi atë të Lindjes, Bizantin e krijuar nga Perndori Romak me gjak Ilir, Kostandini i Madh, historia e pa të jetonte edhe rreth njëmijë vjet pas rënies së Romës në duar barbare), gjermanikët pra, ditën t’u nënshtroheshin gjuhës dhe kulturës romake dhe sot gjenden në rrënjët e gati çdo populli modern të perëndimit.
Sllavët barbarë, dogjën e prenë çfarë mundën, por për shembull, megjithë përpjekjet, rracën tonë, ilire atëherë, e shqiptare sot, halë në fyt e kanë e do t’a kenë gjithmonë, pa mundur kurrë sidoqoftë t’a gëlltisin dot!
Turqit janë vetëm barbarët e rradhës që i kërcyen në fyt Europës dhe meqë aty ishim edhe Ne shqiptarët, rrjedhimisht u morën edhe me ne.
Europa me mundim të madh, ia doli t’i hiqte qafe në kuptimin e vërtetë të fjalës turqit, ashtu siç në njëfarë pike bëmë edhe Ne, pas shumë përpjekjesh titanike.
Ajo që i dallon turqit, deri diku jo për fajin e tyre, nga barbarët e tjerë, është se ata i përkisnin dhe i përkasin një rrace të ndryshme nga ajo Indoeuropiane, që është edhe rraca e shumicës së banorëve të Europës së sotme.
Ky është ndërkohë i provuar si një kompleks i fortë i turqve, që janë përpjekur t’a eliminojnë me thithjen e sa më shumë gjaku europian, kryesisht ballkanas në trungun e tyre etnik.
Prandaj për t’u kapur kështu me një nga tezat që kaq shumë diskutohen këto ditë, s’ka as edhe një kuptim pohimi i një lidhje të çfaëdollojshme gjaku mes Shqiptarëve dhe Turqve.
Edhe po të merren në konsideratë qoftë edhe disa milionë banorë me origjinë shqiptare në Turqinë moderne.
Maksimumi mund të jemi të afërt me ata banorë të Turqisë që kanë ndonjë origjinë shqiptare, por largqoftë me turqit e tjerë, që përbëjnë 95 % të atij vendi dhe s’kanë as edhe një përqindje gjaku sadopak shqiptar!
E as që bëhet fjalë pastaj të shkohet me tej me këto teza kamikaze për çështjen e sotme shqiptare, që do na nxirrnin pjesërisht edhe neve me origjinë mongole dhe me të afërt edhe në Azinë Qëndrore, deri në Turkestanin e Ujgurëve të Kinës.
Pastaj po u panë kështu gjërat përsa i përket origjinës, çfarë na pengon të dalim vëllezër edhe me Helenët modernë, që nga rreth 10 milionë banorë, nja dy milionë i kanë padyshim me origjinë shqiptare, duke përfshirë Arvanitas e çamë ortodoksë?
Po me Italianët pse nuk dalim vëllezër me këtë rast, 400 e ca mijë Arbëreshër etnikë aty, dhe pale sa miliona të tjerë me pjesërisht gjak shqiptar për shkak të përzjerjes në shekuj të arbëreshve me italianët, mund të jenë një argument i mirë për të mbështetur një tezë të tillë!
Dhe s’po flas për rreth 7 shekuj prezence Romake në territoret Ilire që sigurisht kanë pasur efektet e tyre të një përzjere etnike të pakundërshtueshme.
Apo edhe prej pranisë në gadishullin Italik të fiseve Ilire Mesapëve dhe Japigëve nga vjen edhe emri i rajonit italian të Pulias apo Pugghie siç i thonë vendasit, duke u nisur pikërisht nga emri i Japigëve të lashtë.
S’do mend që vëllezër do dilnim edhe me Rumunët, që rrjedhin nga Dakët, kushurinj të njohur të Ilirëve dhe të cilët edhe sot në gjuhën e tyre neo-latine kanë mbi 300 fjalë të shpjegueshme vetëm në Shqip
Pastaj pse jo, duhet të dilnim vëllezër edhe me sllavët që kanë pushtuar me valë të ndryshme shumicën e territoreve antike Ilire, që nga Slovenia, Kroacia, Bosnja, në Serbi e Maqedoni.
Dihet që popullsinë Ilire që s’u largua për në jug, apo që s’e vranë, sllavët e asimiluan, siç kanë bërë me shqiptarët deri ca dhjetëvjeçarë më parë nëpër ish-Jugosllavi.
Më këtë këndvështrim vëllezër do dilnim me shumëkënd e Europa e sotme, territor jo shumë i madh, me shumë popuj e edhe më shumë histori, do ishte një vëllazëri e pafund.
Por gjërat s’janë kështu.
Çfarë je është çfarë ndihesh, çfarë origjinë dhe ADN-je të vërtetë ke dhe çfarë gjuhe flet!
Prandaj Francezët e sotëm quhen ashtu, prej gjermanikëve Frankë që pushtuan Galo-Romakët që aty banonin dhe themeluan mbretëritë e tyre.
Ne shqiptarët rebusin e kemi shumë të lehtë, kemi ADN thelbësisht Ilire, flasim gjuhën e vetme të faktuar Ilire apo edhe Dako-Thrakase të mbetur gjallë, e dëshmojmë me një pafundësi faktesh prezencën tonë në këtë truall, duke u nisur nga prania e fjalëve latinë në gjuhën tonë, të folura në formën e tyre origjinale të përdorura në kohën e sundimit Romak në tokat Ilire,  e deri tek të dhënat e tjera gjuhësore, antropometrike, etnografike, historike etj!
Spërkatjet me përzjerje të lehta me pushtuesit e ndryshëm, s’i bëjnë asgjë të veçantë origjinës sonë!
Ndaj dhe në këtë mes, si turkomanët, turkofilët, ashtu si edhe vetë turqit, mund të vazhdojnë të qetë lehjen, karvani shqiptar vazhdon përpara në historinë e tij mijëravjeçare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi