Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Berisha:Arti në dru

Shko poshtë

Suzana Berisha:Arti në dru Empty Suzana Berisha:Arti në dru

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 27, 2014 1:19 am

Suzana Berisha:Arti në dru 20140514155054298600
Arti në dru


Mustafë Ramadani është njëri ndër mjeshtrit e gdhendjes së drurit. Ai përmes duarve të tij dhe përkushtimit të madh, realizon vepra të ndryshme të cilat i ka pasion dhe që përmes tyre siguron ngapak të holla që i duhen për ta kaluar pleqërinë. Por 80 vjeçari nga Prishtina ka një brengë, thotë se të rinjtë nuk po i kushtojnë sa duhet vëmendje të së kaluarës dhe se kanë mungesë informacioni për të kaluarën dhe trashëgiminë. Ai porositë që të mos harrohet trashëgimia e popullit tonë, sepse e fundja kjo është ajo që na karakterizon neve si popull.


Suzana Berisha

Fotografitë: Ridvan Slivova


“Që në vegjëli më tërhiqnin shumë zbukurimet me dru. Me kalimin e viteve kjo tërheqje u kthye në pasion, dhe ky pasion u fuqizua sa sot çdo ditë unë e kaloj duke realizuar vepra arti në dru”. Kështu nis rrëfimin e tij 80 vjeçari Mustafë Ramadani i cili tash e sa vjet merret me punimin e zbukurimeve nga druri.
“Për mua kjo nuk është thjesht një punë, është gjëja që kam dashur gjithmonë të bëj, është një ëndërr që e kam realizuar. Çdo punim është një copëz unike arti e realizuar totalishtë në mënyrë artizanale dhe është krejt unike”, rrëfen për KultPlus, Ramadani i cili kishte ekspozuar punimet e tij në kryeqytet.
Suzana Berisha:Arti në dru 20140514154949752


Ai përveç që ndjen kënaqësi nga realizimi i punimeve nga druri, nga ky zanat edhe mund të nxjerr ndonjë të para sa ta motivoj edhe më shumë. 
“Kanë shitje punimet e drurit, ato që shiten më së shumti janë lugët e vogla që kryesisht përdorën për mjaltë.Shitje ka më shumë kur ka organizim të panaireve. Unë mendoj që puna e dorës vlerësohet, disa kanë një respekt për këtë punë, disa prej tyre i blejnë thjesht sa për t’i mbajtur për dëshirë, bëri të ditur Ramadani.



Suzana Berisha:Arti në dru 20140514154748603
Mustafë Ramadani
80 vjeçari nga Prishtina tha ky zanat i punës më dru është fitimprurës por, që sipas tij të rinjtë nuk e duan më këtë punë e as punimet më dru. 
“Nuk e duan këtë punë të rinjtë edhe nuk besoj që do t’i mbetet dikujt trashëgimi nga pjesëtarët e familjes sime” tha Ramadani. I porosis të gjithë të rinjtë që të blejmë sa më shumë punime të tilla, në këtë mënyrë që të mos harrohet trashëgimia e popullit tonë, sepse e fundja kjo është ajo që na karakterizon neve si popull. E vërej që të rinjtë e sotëm e ngatërrojnë parmendën me çiftelinë e tërë kjo është në mungesë të informimit mbi të kaluarën dhe trashëgimin tonë” tregoj 80 vjeçari për KultPlus.

Suzana Berisha:Arti në dru 20140514154904494


I moshuari që më duart e tij të arta bënë punime të mrekullueshme nga druri tregon se i mungon shumë lënda e parë – druri dhe se drunjtë zakonisht i merr tek bukëpjekësit në Prishtinë. Ai bënë punime të ndryshme prej drurit, zgjedha, parmenda etj. Ai tregoi që kryesisht më drunj bën mjete të punës që në të kaluarën janë përdorur shumë për punimin e tokës, dhe që në këtë mënyrë tregojnë edhe lashtësinë e popullit tonë. Ai shton se për të kryer një punim nga druri i merr goxha kohë dhe në këtë ndikon edhe mosha e shtyrë, dhe të pamurit e dobësuar, mirëpo dashuria dhe gëzimi që i sjellin puna me drunj i japin forcë të madhe. 
“Një përmend të punuar shumë mirë e kam pas lënë tek vitrina e dhomës ndërsa kur e pa djali im tha që ta hiqnim sepse sipas tij nuk është e modës tashmë kjo. Por, unë mendoj që ajo pos që sjellë hijshëm vetëm ta shikosh të sjell merakun e së kaluarës” tregoj Ramadani për reagimin e djalit të tij. Ai tha që është mirë që mos të harrohen gjërat e vjetra, të rikujtohen që në këtë mënyrë të ruhet gjeneza janë si popull. Sipas tij që nga Lufta e II Botërore gjithçka ka ndryshuar.

Suzana Berisha:Arti në dru 20140514155005598
Sipas tij druri më i mirë për tu punuar është ai i krekësit dhe i pojës. Më drurin e krekësit sipas Ramadanit është mirë që të punohet sepse është më i lehtë për tu punuar, dhe është shumë më i fortë më i qëndrueshëm.
“Unë nuk kam ndonjë dyqan për t’i shitur punimet e mija, zakonisht në panaire dhe ndonjëherë në njërin nga sheshet e Prishtinës” tregoi ai.

Një punim artistik druri është një copëz arti që do të zbukuronte shtëpinë ose zyrën tuaj. Gjithashtu punimet e drurit janë një dhuratë e bukur dhe që ngelet përgjithmonë me personin që ju ia dhuroni./KultPlus.com 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi