VISAR DURIQI:Inteligjenca ndërkombëtare: Wahabistët e Pejës merreshin me haraç e drogë - kishin edhe kampe rekrutimi
Faqja 1 e 1
VISAR DURIQI:Inteligjenca ndërkombëtare: Wahabistët e Pejës merreshin me haraç e drogë - kishin edhe kampe rekrutimi
VISAR DURIQI:Inteligjenca ndërkombëtare: Wahabistët e Pejës merreshin me haraç e drogë - kishin edhe kampe rekrutimi
Haraç, drogë, kampe të rekrutimit, shpëlarje e parave, pasuri e pashpjegueshme, dhunë fizike… janë vetëm disa nga krimet që besohet ti kenë kryer wahabistë në qytetin e Pejës, një qytet me shkallë të lartë të kriminalitetit. Ata janë të lidhur me wahabistë në regjion, derisa drejtohen nga Kryemami Enes Goga (tash i arrestuar). Këto janë gjetjet e një hetimi disa vjeçar të inteligjencës ndërkombëtare, dosje të cilën e ka parë Express dhe e cila është mbyllur në vitin 2013, kur besohet që hetimi për wahabistët kaloi nën duar të Prokurorisë
Një incident me një biznes fitnesi në pronësi të një ndërkombëtari i kishte futur grupin e wahabistëve të Pejës nën llupën e shërbimeve inteligjente ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Reklama e këtij biznesi që kishte një kryq në të, si simbol i flamurit të vendit nga ku vinte pronari i “BodyBuildingut” kishte qenë shkak i mjaftueshëm që wahabistët ta thyenin atë disa herë. Në fund, rojat kapën një fëmijë të cilit i doli në krah një i rritur i fuqishëm dhe e pranoi se autorësinë e krimit.
Ky person (emri i njohur për Express) tash është në paraburgim nën dyshimin për pjesëmarrje në grupin terrorist Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS), derisa rasti i viti 2006 me biznesin ndërkombëtar u shënua vetëm në raportet e inteligjencës ndërkombëtare që i ka parë Express.
Wahabizmi është sekt islam ekstrem i krijuar rreth viti 1740 në Arabinë Saudite, derisa nga dijetarët e universitetit më të vjetër islam- “Az-Har’ konsiderohet si fe e re. Karakterizohet me interpretim radikal të fesë islame, mos-durim ndaja feve tjera dhe është doktrina bazë e grupeve terroriste si “Al-Kaida”, ISIS, “Boko haram” dhe grupeve të tjera .
Krijimi i dosjes “grupi selefist/wahabistë i Pejës” kishte nisur me personin që pranoi fajësinë e vazhdoi deri në fund të viti 2013 kur inteligjenca pretendon se ka zbuluar funksionimin këtij grupi në nivel të ndjekjes inteligjente, pasi që ndjekja e tyre besuan që i kaloi Prokurorisë- se kishte nisur bashkëngjitja e pjesëtarëve të grupit me organizatat terroriste.
Hetimi i tyre me vëzhgim nxori diçka që është shkruar më shumë se një herë në dosjen e wahabistëve të Pejës- drejtuesi i këtij grupi është Kryemami i Pejës nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Enes Goga. Goga tash është në paraburgim nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, në një grup prej 11 imamësh që u arrestuan javë më parë në një hetim penal ku përfshihet edhe kreu ideologjik i partisë islamike LISBA, Fuad Ramiqi që po ashtu është i arrestuar dhe në paraburgim.
Siç ka raportuar Expres, Enes Goga është nën hetime edhe për përdhunim të varrezave- kryesisht varrezat të periudhës osmane- një armik i hapur i wahabistëve në histori dhe një synim i qartë i të fundeve për të shkatërruar çdo trashëgimi të kësaj perandorie islame.
Por, inteligjenca ndërkombëtare do të befasohej kur ku kuptoi që në këtë qytet me kriminalitet të lartë lëvizja islamike e wahabistëve nuk merrej vetëm me fe, por prestarë të saj ishin ata që vendosnin haraç mbi bizneset pejane, kryesisht biznese të fuqishme si artarët, derisa mbanin lidhje me bosët e drogës nga Suedia e Çekia.
Të njëjtit persona që ishin përfshirë në shkatërrimin e biznesit ndërkombëtarë në Pejë, nga ku filloi hetimi, dalin të jenë pikë kontakti e bosëve shqiptarë të drogës. Hetuesit besojnë që ata kanë shkëmbyer drogë cilësore që më vonë është ri-përpunuar edhe nëpër shtëpitë e wahabistëve dhe është shitur dorë pas dore. Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe xhamitë te jenë përdorur si tregje të drogës.
Inteligjenca ndërkombëtare në dosjen e hetimit të wahbistëve të Pejës evidentoi raste konkrete të bizneseve që kanë paguar deri në 50 mijë euro vetëm te një biznes, por, siç shënojnë at në dokumente, rastet nuk u raportuan në Policinë e Kosovës.
Hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare gjetën edhe raste kur wahabistët pejanë rrahën haptazi persona në kampin e tyre të ushtrimit me armë që e kishin identifikuar që në vitin 2008 në pjesën që njihet si te “Livadhi i Cakës”. “Personi N.N. u rrah nga një grup wahabistët pasi që e gjetën duke pirë alkool. E kërcënuan që nëse e lajmëron rastin në Polici do ta vrasin krejt, derisa në duar mbanin revolverë dhe armë AK 47...I thanë që Kosova shpejt më nuk do të jetë vend për të tjerë pos myslimanëve...”, shkruan në dosjen e hetuesve të inteligjencës që e ka parë Express.
Lidhjet regjionale me wahabizmin
Hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare kishin vëzhguar edhe lidhjet e grupit të wahabvistëve nga Peja me wahabistë të tjerë në regjion. Lidhjet e tyre, sipas dosjeve që i ka parë Express, janë të fuqishme me Maqedoninë, me imamë në zë si Omer Bajrami, Dhulkarrnejn Ramdan, Sadullah bajrami e Shukri Aliu. Aliu është arrestuar në Kosovë i kërkuar nga drejtësia maqedonase dhe ai është ekstraduar ekskluzivisht pas një takimi të Ministres së Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska me homologun e saj kosovar, Bajram Rexhepi.
Inteligjenca e klasifikon Shukri Aliun si kokë e organizimit të xhihadit në terren dhe përdorues i eksplozivëve kundër armiqve.
Por, inteligjenca duke vëzhguar lëvizjet e wahabistëve pejanë gjeti se ata funksiononin edhe si dëge e wahabistëve në Prishtinë. “Takimet e tyre janë të rregullta me disa persona në të ashtu quajturën “Xhamia e Madhe” në Prishtinë. Nga atje kthehen me udhëzime dhe literaturë”, shkruan në dosjet e inteligjencës.
Xhamia e Madh e Prishtinës ka afro një dekadë që drejtohet nga Shefqet Krasniqi, aktualisht në paraburgim për nxitje të urrejtjes, shpëlarje të parave dhe lidhje me organizata të dyshimta terroriste. Gjatë bastisjes iu gjet edhe një letërnjoftim i Republikës së Serbisë, derisa njohës të islamit ekstrem e kanë potencuar shpesh që qendra financiare e wahabizmit për Ballkan është Beogradi, derisa qendra e rekrutimit të tyre është Novi Pazari.
Inteligjenca beson që ata kanë vazhduar që të ruajnë të forta lidhjet edhe me imamë të shtetit shqiptarë, të saja që njihej “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë arrestuar nga Prokuroria e Shtetit e Shqipërisë edhe si rekrutues të xhihadistëve edhe si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në xhihad. Më i shquari nga at ishte Genc (Abdurrahim) Balla.
Falsifikimi i emrave
Në më shumë se një rast hetuesit jo-kosovarë të inteligjencës do të lajthiteshin në informacione. Ata dyshonin që informatorët po dështonin, por krejt tek në vitin 2011 kuptuan se problemi ishte diku tjetër.
Ata gjetën se pos nofkave me “ebu” që përdornin wahabistët pejanë, pos muhabeteve zor të deshifrueshme që ata bënin duke iu referuar secili – secilit me fjalën “vëlla”, kishte edhe një hile ligjore. Disa nga kokat e grupit wahabistë pejanë i ndërruan emrat e tyre. Njerëzit njihnin me emër tjetër, derisa në dokumente, në regjistrin civil ishin me një tjetër emër.
Ende e pashpjegueshme, por një numër i vogël prej tyre vazhdonin ti mbanin të dyja identitetet. Hetuesit ndërkombëtarë besojnë që kjo ishte bërë për shkak të kaluarës së tyre. “Disa prej tyre anë të depërtuar nga Evropa Perëndimore për krimet që i kanë bërë atje”, shkruajnë hetuesit dhe potencojnë burgjet çeke si vend-njohje të tyre fillestar, aty ku po vuanin dënimet për përfshirje në trafikun e drogës e trafikut me qenie njerëzore.
Funksionimi me vend-takime standarde
Inteligjenca ndërkombëtare kuptoi se grupi i wahabistëve të Pejës po rritje çdo ditë. Ata po bëheshin më të fuqishëm, dhe po operonin në sytë e autoriteteve.
Por, si funksiononin?
Inteligjenca kuptoi se ata pak komunikonin me teknologji. Teknologjinë e përdorini vetëm për takime, e nganjëherë as për këta. ‘Ata takohen së paku 5 herë ë xhami brenda ditës”, sqarojnë analistët e kij hetimi në raport dhe kumtojnë se pos kësaj, wahabistët pejanë kishin krijuar edhe klube të tyre.
Ato kryesisht ishin biznese të vogla, si librari islame, apo edhe në rastet më ideale,e internet-kafe. Në disa raste ishin edhe kafiteri ku ndalohej alkooli dhe biznese të ofrimit të ushqimit të shpjeta vendet ku takoheshin wahabistët dhe shkëmbenin literaturën propagandistike dhe diskutonin për problemet komunitetit të tyre që po e krijonin.
“Njihen si ndihmues ndaj njëri tjetrit, si financiarisht, ashtu edhe në probleme me ligjin”, shkruajn analistët e këtij hetimi.
Ndejat e natës nëpër shtëpi private me imamë shqiptarë nga Maqedonia ishin të shpeshta dhe ato zgjasnin gati deri në orët e mëngjesit, përshkruajnë hetuesit e inteligjencës.
Pasuria e tyre matet me ari
Në një rast inteligjenca ndërkombëtare kuptoi se një grup wahabistës (të shënuar me emër e detaje të makinës) u ndalën nga ushtarët e KFOR’it. Kontrolli ishte rutinore, por KFOR’i u step kur pa se në makinën e tyre ishin disa kilogram ari.
KFOR’i nuk e lajmëroi Policinë e Kosovës po vazhdoi ndjekjen e tyre, dhe kuptoi se në mesin e tyre ishte një wahabi me vendqëndrim në Luksemburg i cili kishte përfunduar një shkollë në Arabinë Saudite dhe kishte krijuar një pasuri të pashpjegueshme.
Ata besonin që ky ari në makinën me plotë wahabistë ishte i pakontrolluar në kufirin Kosovë-Mali i zi dhe ishte destinuar për ndërtimin e një shtëpie luksoze në Vitomiricë, por që përfundoi si xhami.
Kampi i rekrutimit të xhihadit që në vitin 2008
Inteligjenca ishte alarmuar që në fillim me wahabistët, dhe ishte ende në punë fillestare të krijimit të dosjes së tyre, kur një ekip izraelit paralajmëroi një lojë miqësore me ekipin e basketbollit pejan ‘Besa’. Ishte paralajmëruar nga ta tek shefat e tyre se ishte me rrezik që sportistët izraelitë të përfundonin të sistemuar në Pejë, por duket se agjenda nuk u prish.
Ata paralajmëruan që qëllimet e wahabistëve ishin të rrezikshme për siguri. Inteligjenca ndërkombëtare kuptoi që në vitin 2008 se wahabistët pejanë kishin krijuar një kamp stërvitjesh për xhihadistë “te Livadi i Cakës”. Aty ata ushtronin haptazi.
Ata kishin arritur që të siguronin përmbajtjen e planeve dhe qëllimeve të këtyre ushtrimeve. “Po përgatitemi për kudo që ndodh luftë dhe myslimanët kanë nevojë për ne”, kishte qenë deklarata që kishte thënë një nga përgjegjësit e kampit në fjalë kur bisedoi me një të kontaktuar nga inteligjenca.
Kapja e BIK’ut nga wahabistët në Pejë
Inteligjenca ndërkombëtare beson që krupi wahabistë i Pejës u fuqizua sidomos pas viti 2008, kur kishte pasur ndryshime në strukturën drejtues të BIK’ut në këtë qyet. Një vit më parë (2007) kanë qenë zgjedhjet për këshill të BIK’ut në Pejë, dhe aty do të merrnin pozita drejtuese wahabistët. Në vitin 2008, kur edhe Naim Tërnava morri për herë të dytë pozitën e Myftiut- Kryetarit të Kryesisë së BIK’ut, u emërua me ndikimin e tij edhe Enes Goga si Krye-imam i Pejës, i identifikuar nga inteligjenca si kreu i wahabistëve pejanë.
Ata besojnë që kapja e këshillit të BIK’ut në Pejë nga wahabistët ka ndodhur nën kërcënim dhe me manipulim të votave, akte që janë kryer nën bekimin e Kryesisë së BIK’uyt në Prishtinë dhe ku nuk kanë marr shqyrtim meritorë ankesat e imamëve të moderuar dhe që ishin kundër rrymës wahabiste.
Nga grupi i të dyshuarve për terrorizëm të arrestuar muaj më parë, 40 sosh nga 57 sa janë identifikuar si grup. Nga Peja, deri tash në hetimet për terrorizëm a nxitje të urrejtjes janë arrestuar Enes Goga-Kryeimam i BIK’ut,, Muhamed Hajrizi, Fidan Ibrahiaji, Dardan Gjuka e Besim Lajqi- që tash nuk është në paraburgim më.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi