Gjermania është trembur nga bandat shqiptare, të cilat thuhet se kanë rritur mjaft pasigurinë e qytetarëve në këtë shtet. Sipas një raporti mbi kriminalitetin organizuar në Gjermani, bandat shqiptare renditen ndër të parat. Raporti vëren gjithashtu se në Gjermani po rritet gjithnjë e më shumë aktiviteti i bandave kriminale, të cilat janë mjaft mirë të organizuara me fije jashtë këtij vendi.