Don Lush Gjergji: Vëllazëria gjithëshqiptare po iu pengon
Faqja 1 e 1
Don Lush Gjergji: Vëllazëria gjithëshqiptare po iu pengon
Don Lush Gjergji: Vëllazëria gjithëshqiptare po iu pengon
“Toleranca, edhe më mirë, bashkëjetesa dhe vëllazëria gjithshqiptare, është suksesi i mbijetesës sonë, porosia dhe trashëgimia e shenjtë e të parëve tanë. Atë nuk duhet vetëm ta përkujtojmë, ruajmë, deklarojmë, por edhe ta jetësojmë, begatojmë, shtojmë, dëshmojmë dhe t’ia dhurojmë njëri-tjetrit dhe botës. Kjo çështje është si jeta, si dashuria, një proces në vazhdimësi të jetës dhe veprimeve, që duhet gjithnjë të rritet, ruhet dhe të përparojë në kohë dhe në hapësirë, që mos të kërcënohet apo rrezikohet nga rrethanat e brendshme apo të jashtme jetësore”, është mesazhi që Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës( Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës) përcjellë në emër të Ipeshkvisë për qytetarët e Kosovës.
Don Lush Gjergji thotë në një bisedë për “Zërin” se vëllazërisht dhe bashkërisht, shqiptarët e kanë përballuar të kaluarën, historinë, sundimet e huaja, e kështu do të vazhdojnë edhe tash dhe në të ardhmen. “Tjetër rrugë dhe zgjidhje s’kemi e as që na nevojitet”, thotë ai. Don Lush Gjergji duke iu referuar të kaluarës, veçanërisht periudhës së rilindëseve, përshkruan gjendjen si të mirë, kohë kjo që ai thotë se “kombëtarja theksohet si histori dhe trashëgimi e përbashkët dhe gjithshqiptare, ndërsa fetarja, dallimet pranoheshin dhe tejkaloheshin tashmë si një faktologji. Në këtë kontekst ishte edhe thënia e Vaso Pashë Shkodranit: ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’, me theksim që ana fetare krishtëro-myslimane në asnjë mënyrë nuk duhet ta dëmtonte dhe rrezikonte çështjen kombëtare”.
Sot po ashtu, ai thotë se një pjesë dërmuese shqiptare vazhdon këtë traditë fatlume, e vetmja e mundshme për harmoni dhe bashkëjetesë ndërfetare shqiptare. Por, zëvendësi i Ipeshkvit thotë se dikujt vëllazëria gjithshqiptare i pengon.
“Pra, me çdo kusht duan të na ndajnë dhe përçajnë. Ne fetarisht, fatkeqësisht, jemi të ndarë, por fatbardhësisht, nuk jemi të përçarë”. Don Lush Gjergji thotë se shumëçka është e përbashkët, sikurse historia, gjuha, tradita, kultura, më se 15 shekuj edhe feja – krishtërimi. Prandaj, sipas tij kosovarët kërkojnë, kultivojnë dhe shtojnë atë çka i afron dhe bashkon, për ta zvogëluar, pakësuar dhe dobësuar atë çka i ndanë. Përpjekje që të prishen nga armiqtë gjatë historisë raportet ndër shqiptarë të besimit katolik e musliman, ai thotë se kishte dhe ka gjithnjë, si sfida të jetës dhe qenies shqiptare dhe fetare.
“Mirëpo ne kërkojmë dhe përforcojmë vëllazërinë e dyfishtë: kombëtare, si shqiptarë, dhe fetare, si monoteistë, si pararojë për ne dhe si model për Ballkan, Evropë dhe botë. Këtë e ka vlerësuar lartë edhe Papa Françesku në Tiranë me 21 shtator 2014. Ky është një fakt fatlum dhe realitet historik dhe aktual ndërshqiptarë”. Ka jo pak vendbanime të përziera muslimano-katolike në Kosovë. Toleranca fetare, sipas Don Lush Gjergjit tek popullata e thjeshtë dhe e rëndomtë nuk ka luhatje apo ndryshime negative të mëdha, edhe pse aty-këtu, ai thotë se hetohet dyshim apo drojë, siç po ndodhë në shumë vende të botës islamike. Tek shqiptarët, ai thotë se fetarja, objektet e kultit dhe të fesë, nderohen dhe çmohen nga të gjithë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi