9 njerezit me te pa fat ne bote
Faqja 1 e 1
9 njerezit me te pa fat ne bote
9 njerezit me te pa fat ne bote
Nese po mendoni se e keni pas nje dite te veshtire, ndaluni dhe mendoni pakez per keta njerez te pa fat. Me siguri qe do te ia ngris disponimin.
9. I tere fshati fiton llotarine, perveç nje personit
Per ç'do krishtlindje ne Spanje, mbahet nje llotari e quajtur El Gordo qe perkthehet ne " I trashi".
Dhe fshati i vogel Sodeto pati nje arsye te forte per te festuar, ngase 70 shtepiak, perjashtim njerit blene tiketa llotarie. Numrat e tyre u shfaqen (58268), duke e fituar nje shperblim prej 950 milion dollare, te cilat i ndane ne pjese te barabarta. Banoret e fshatit, shumica te pa pune apo fermere u bene milioner brenda nates.
Perveç nje njeriu te pa fat, te quajtur Costis Mitsotakis. I gjori ai...nuk kishte blere tikete.
8. Rrufepritesi njeri
Thojne se rrufeja nuk kurre dy her ne te njejtin vend, por e gjuajti Roy Sullivanin plot 7 here. Po, shtate here. Roy ishte nje rojtar parku amerikan ne parkun nacional Shenandoah ne Virgina, dhe e mban rekordin e Guinness-it per kete gje.
Ta mendojme kete gje me shtruar. Gjasat per me te gjuajt rrufeja njeher ne jete jane 3.000 ne 1. Qe rrufeja te te gjuan plot 7 here, gjasat jane 22 septilion ne nje. Qe eshte :
22,000,000,000,000,000,000,000,000 ne 1
Ju me siguri mendoni se pas heres se gjashte ju do te qendroni brenda ne shtepi, ose te filloni te bleni tiketa te lloterise, por jo Roy. Hera e fundit e tij ishte me madheshtorja.
Pasi qe rrufeja e gjuajti derisa ishte duke peshkuar, nje ari e sulmoi duke i shkaktuar lendime duke provuar qe t'ia vjedh nje peshk nga shkopi i tij i peshkimit. Por Roy pat edhe force qe ta sulmoj ariun me nje dege dhe t'ia marr peshkun perseri.
7. Plumbi misterioz
Kur flasim per tersin, eshte shume veshtire qe t'ia kalojsh Henry Zeigland, njeriu i cili mendoj qe e mashtroi fatin.
E tera filloj ne vitin 1883, kur ai u nda nga e dashura e tij, e cila pastaj vrau veten nga depresioni. Vellau i saj u nervozua aq shume sa qe u betua se do ta vret Henryn, pa mare parasysh se çka. Ai nje dite e zuri dhe e gjuajti me arme. Duke besu qe ai tashme eshte i vdekur, ai e kthej armen nga koka e tij dhe beri vetevrasje.
Por Henry Ziegland nuk vdiç. Plumbi vetem ia kishte plagosur fytyren, duke perfundu ne nje lis mbrapa tij. Ai e konsideroi veten shume me fat.
Por storja nuk perfundon ketu. Vite me vone, Ziegland vendosi ta pret ate lis, i cili ende permbante plumbin brenda tij. Lisi aq rende u prejke saqe vendosi qe ta eksplodon me disa shkopinje me dinamit.
Eksplozioni e qoi plumbin qe ishte ne lis, drejt e ne koken e Ziegland, duke e mbytur ne vend.
Fatkeqesi apo karma ?
6.Njeriu me leshatak ne bote
Goca, nese ankoni per ate se pse i dashuri juaj eshte leshatak, eshte koha qe te mendoni me shume. Mendoni per Yu Zhenhuan, zyrtarisht njeri me leshtatak ne bote.
96 % e trupit te Yu-s eshte e mbuluar me qime, rezultat i nje semundjeje te ralle. Ne fakt, Yu u dasht qe te behej operacion qe ta largonte leshin nga veshet e tij.
Nje lomsh i plote i zi e mbulon secilen centimeter te trupit te tij, perveç shputat e kembeve dhe shuplakat e dores. Ai mbulohet perafersiht me 41 qime per centimeter katror, kjo semundje quhet Atavism.
Yu ka vendos qe te behet i famshem me paraqitjen e tij fizike, duke postuar foto te tij ne faqet e tij si www.maohai.com dhe www.hairyboy.com.
Tash ai po lyp nje grua.
Beni zhiletat hazer :p
5. Gruaja me e pafat ne Amerike
Pasi qe i humbi 4 shtepi ne 4 urragane, Melanie Martinez cilesohet si gruaja me e pafat ne Amerike. Ajo u prek nga urraganet Betsy (1965), Juan (1985), George (1998) dhe Katrina (2005).
Pas tere ketyre perjetimeve, fati i saj u ndryshua. Nje reality show zgjodhi shtepine e saj per ta renovuar. Ekipi shpenzoi 20.000 dollare per nje jave, duke ia transformuar shtepine e saj ne nje shtepi enderrash, me tere orendit brenda.
Por te merkuren e dates 29 gusht, pervjetorin e shtate e Katrines, nje urragan i kategoirse se pare, i quajtur Isaac e goditi perseri.
Martinez dhe familja e saj u shpetuan nga nje anije se bashku me 5 kotelet e saj dhe 3 qent. Gjithçka tjeter u shkaterrua. "Tash i humba 5 shtepi ne 5 urragane " ajo tha.
Melanie, te lutem gjeje nje mal per te jetuar.
4. Burri me i pafat ne Britani te madhe
"Fatkeqesia" John Lyne shpeshehere quhet njeriu me i pafat ne Britani, duke vuajtur 16 aksidente te medha ne jete, duke perfshire edhe goditjen nga rrufeja, nje gur i madh i rene ne miniere, dhe 3 ndeshje automobilistike. Njeher madje nje guri i gjuajtur nga nje katapult e rroki ne goje duke ia thyer 8 dhembe.
Aksidentet e Lyne's perfshijne tere jeten e tij. Kur ai lindi, ishte e pasigurt se a do te mbijetonte. Ai kishte mushkeri te pazhvilluara.
Kurioziteti ishte armiku i tij i pare, kur ai u zvarrit kur i kishke 18 muaj, duke shkuar ne banjon e gjyshes se tij dhe e mori nje shishe per ta pi. Fatkeqesisht, shishja kishte brenda dezinfektant, dhe ai u detyrua te shkoj shpejt ne spital, kur mjeket ia pompuan barkun, duke ia nxjerr lengun nga sistemi i tij i gjakut.
.Ndoshta incidenti i tij me i famshem ndodhi kur ai i kishte 10 vjet. Pasi qe e theu krahun duke ra nga nje lis, ai shkoi ne spital per trajtim mjekesor. Rruges per ne shtepi, autobusi ne te cilin udhetonte, u perplas duke e thyer ky krahun e njejt ne vende te ndryshme. Po nime, ishte edhe e premte i 13ti.
Realiteti shume here din te behet me i quditshem se fantazia.
3. Njeriu pemë nga India
Dede Koswara lindi i shendetshem, por ne moshen 10 vjeçare, pasi qe u rrezua dhe e gerrithi kemben ne nje mal ne Indonezi, lyrtha te vogel filluan te shperfaqen mbi varren e tij. Gradualisht, ato u perhapen ne kembet dhe duart e tij. Me vite ai e shihte pa shprese se si gjymtyret e tij u mbushen me lyrthe te medhaja e te çuditshme duke ia mare energjine dhe duke ia kufizuar levizjen. Tash ai mezi mund te levize, eshte bere i burgosur nga vete trupi i tij.
Koswara po shendrrohet ne nje njeri peme. Kjo semundje misterioze i kushtoj atij me martese, karriere dhe pavarsi personale. Nga varferia ai u detyrua qe te merr pjese ne nje grup "freaks' (njerez te çuditshem)
2. Njeriu qe perjetoi dy bomba atomike.
Tsutomu Yamaguchi ishte i mbijetuari i vetem i bombave ne Hiroshime dhe Nagasaki gjate fundit te luftes se dyte boterore.
Me 6 gusht 1945, Yamaguchi, nje inxhinier i ri, vizitoi Hiroshimen. Pak sekonda pasi zbriti nga treni, ne oren 8.15 ai pa nje mase te madhe drite ne qiell, dhe u perplas per toke nga fuqia e eksplozimit, ku humbi vetedijen. Rreth 140.000 banore prek 350.000 sa kishte Hiroshima, u zhduken menjeher.
Yamaguchi qelloi te jete dy milje larg pikes Zero,aty ku ndodhi shperthimi, dhe u lendua vetem me disa djegie serioze ne pjesen e naltme te trupit. Ai kaloi naten ne nje strehimore, me njerez duke vdekur e duke bertitur nga plaget qe kishin marre.
Diten e neserme, Yamaguchi u largua nga ai vend per te ikur ne Nagasaki, qe ishte 180 milje larg. Ai mori nje tren dhe u nis.
Ne ora 11.02, perseri me pak se dy milje larg, Yamaguchi pa nje mase te madhe drite ne qiell. Kesaj here nje bomb plutonike qe peshonte 25 kiloton goditi Nagasakin, duke e perplasur per toke Yamaguchin.
Veshi i tij u shurdhua komplet, dhe plaget e tij ne lekure u mbajten te lidhura me fashe per plot 12 vjet, kurse gruaja e tij u helmua nga radioaktiviteti qe binde. Ajo vdiq ne vitin 2008, si 88 vjeqare nga kanceri ne veshke dhe melqi. Djali i tyre i ekspozuar nga radioaktiviteti ne Nagasaki kur ishte 6 muaj, vdiq ne vitin 2005 si 59 vjeqar.
Para se te vdiste nga kanceri ne stomak, Yamaguuchi u be nje anti-nuklearist por kurre nuk shperfaqi anti-amerikanizem.
1. Qeni qe riktheu dinamitin
Paraftyrone kete : Eshte nje dimer i ftohte ne veirun e larget. Harry Jenkins dhe dy shoket e tij dalin per peshkim nje dite ne nje liqen ne Minnesota. Liqeni eshte i mbuluar komplet me akull.
Ne nje tentim per ta krijuar nje vrime te madhe per peshkim, zoteri Jenkins, njeher e ndez, pastaj e gjuan nje shkop te dinamitit.
Per ta bere punen keq, qeni i tij Jerry, nje Labrador vrapoi perreth akullit, ne nje tentim per ta kap dinamitin duke mendu qe zoteria i tij ia gjujti atij shkopin....
Qeni kap dinamitin, perkunder piskamave te medha nga burrat aty, pastaj fillon te vrapoj ne drejtim te zoteris se tij, duke e lekundur bishtin. 3 burrat e kuptojne se jane ne nje rrezik te madh, dhe filluan te vrapojne ne drejtimin e kunder.
Ata per pake i shpetuan vdekjes, por ekspolozioni jo vetem qe e qoi ne hava qenin, por edhe e theu akullin afer kamionit te tyre, i cili fundoset ne uje dhe ngulitet ne akull.
Perveq se e humbi qenin e tij, Jenkins u be humbes i dyfisht, duke e humbur edhe veturen e tij, te cilen as polica e tij e sigurimit nuk ia mbulonte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: 9 njerezit me te pa fat ne bote
Kine, shtatzene per 60 vjet!
Doktoret zbuluan se shkaku i shqetesimeve te nje 92-vjecareje per dhimbje stomaku, ishte femija i palindur kurre, te cilin e kishte mbajtur ne trupin e saj per me shume se 60 vjet.
E moshuara kineze, shume vjet me pare kishte mbetur shtatzene, por femija kishte vdekur pa lindur ende. Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes.
"Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjecarja.
Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner.
Doktoret zbuluan se shkaku i shqetesimeve te nje 92-vjecareje per dhimbje stomaku, ishte femija i palindur kurre, te cilin e kishte mbajtur ne trupin e saj per me shume se 60 vjet.
E moshuara kineze, shume vjet me pare kishte mbetur shtatzene, por femija kishte vdekur pa lindur ende. Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes.
"Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjecarja.
Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime nga Alfred Papuçiu:Historia e fermerit amerikan
» Mustafë O. Hoxha: Njerëzit e mirë
» Forbes: Ja 67 njerezit me te fuqishem ne bote
» Njerëzit më të fuqishëm në vitin 2010
» Adem Zaplluzha:NJERËZIT E DHELPËROSUR
» Mustafë O. Hoxha: Njerëzit e mirë
» Forbes: Ja 67 njerezit me te fuqishem ne bote
» Njerëzit më të fuqishëm në vitin 2010
» Adem Zaplluzha:NJERËZIT E DHELPËROSUR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi