Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT
Faqja 1 e 1
Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT
Exkluzive
KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN
FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI
STADIUMIN E BEOGRADIT
Nga Faruk Tasholli
Pas mesnatës,pra rreth orës 1 e 30 minuta të ditës së sotme (15.10.2014) mora vesh për akterët që ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi stadiumin e Partizanit ne Beograd, derisa po zhvillohej minuta e 42 e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Me njërin prej tyre që e njihja, menjeherë rashë në lidhje dhe bisedova shkurt për ngjarjen. Por, për momentin, ai deshi të mbetet anonim për opinion. Gjithashtu më luti që edhe shokët e tij të mbeten anonimë për momentin, pasi u bie shpesh rruga nëpër Serbi dhe mund të ballafaqohen me pasoja. Kur hyra në lidhje, ata veç ndodheshin ne Kroaci dhe nuk kishin më ndonjë rrezik. Ja biseda e shkurtër që bëra me njërin prej tyre:
Unë: Mora vesh se ti me disa shokë e ngritët flamurin kombëtar shqiptar mbi Beograd?
Ai: Po. Ishim dhjetë shokë nga Zvicra dhe atje shkuam me pesë vetura me tabela zvicerane. Ta kalonim kufirin nuk patëm vështirësi, pasi ne kishim pasaporta zvicerane. Por në stadium, pasi e panë se i kemi emrat shqiptarë, nuk na lanë të hymë.Atëherë thamë me vete: Pasi nuk na leni të hymë, do të hyjë flamuri ynë dhe do ta shihni edhe ju edhe ne.
Unë: Do të thotë ju flamurin e lansuat nga pozicionet jashtë stadiumit?
Ai: Po ashtu bëmë. E përdorëm një drohne (Mjet fluturimi për lojëra në qiell), si e keni parë, e lëshuam dhe ai fluturoi me flamur i komanduar nga ne.Në ndërkohë i lëshuam edhe dy drohne vëzhguese. Prisnim edhe dy lansime t'i bënim, por për shkaqe sigurie, pasi ndryshoi situata, u desh të largohemi.
Unë: Tash ku ndodheni për momentin?
Ai: E kemi kaluar kufirin Serbi-Kroaci dhe po udhëtojmë drejt Zagrebit. Tash po ndalemi edhe pak të pijmë nga një kafe dhe vazhdojmë.
Unë: Por unë desha që këtë ngjarje ta bëj publike, a ju prish punë?
Ai: Nuk na prish punë, por nuk e bëmë të lavdohemi ne, por veç deshëm të tregojmë se me gjithë ndalesat, shqiptarët në një mënyrë i keni në stadium. Ndërsa, sa i përket vërtetësisë së ngjarjes, ne i kemi bërë edhe videoincizimet dhe i kemi me vete, por sonte është vonë dhe nesër kah mesdita mbërrijmë në Zvicër. Të gjitha do t'i bëjmë publike. Disa gjëra i kemi dhënë edhe në Facebook, por me emra përkëdhelës.
Unë : Këtë bisedë po e jap për publik, e pastaj flasim nesër.
Ai: U bë, natën e mirë!
Pas bisedës, shikova profilin e bashkëbiseduesit në FB, prej nga kuptova se ai me disa familjarë vec kishte biseduar nga Beogradi për ngjarjen. Nga profili i tij i mora edhe fotot.Bashkëbiseduesi im është me prejardhje nga Lypjani dhe doktorant në njërin nga universitetet zvicerane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi