Pas dhunës në stadium, serbët kërcënojnë me luftë
Faqja 1 e 1

Presioni, sharjet raciste dhe dhuna që demonstruan tifozët serb në stadiumin e Partizanit të Beogradit ndaj futbollistëve shqiptarë, krerëve të shtetit serb, pa dallim, nuk i kanë bërë përshtypje. Flamurin e Shqipërisë etnike që tërhiqej nga një drone fluturues mbi tifozët serbë, përfaqësuesit serbë e kanë cilësuar një provokim të paramenduar. Presidenti, kryeministri, ish-kryeministri apo dhe zyrtarë të tjerë serb e kanë anashkaluar dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare, duke lëshuar deklarata me tone lufte ndaj qeverisë shqiptare. “Mbetemi të gatshëm të luftojmë këdo që do që të shkatërrojë këtë vend dhe këdo që prek krenarinë tonë”, është shprehur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Në ndërgjegjen e krerëve serbë, duket se nuk ka kurrfarë pendese për atë që ndodhi në ndeshjen e futbollit. Ata këmbëngulin se nuk kanë asnjë përgjegjësi. Dhe tashmë e kanë kthyer në një çështje politike. Edhe pse për shqiptarët ishte një ndeshje futbolli dhe ashtu do të kishte përfunduar, nëse serbët nuk do të ishin tërbuar pse në stadium u shfaq një flamur shqiptar. Nuk dihet se si do të shkojnë gjërat më tej, por duket se serbët po futen drejt një përplasje politike dhe nuk duan që të zbutet situata. Të paktën deklaratat e tyre këtë gjë lënë të kuptosh.
Kërcënimi i Nikoliç: Shqipëria shtet jo normal
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në deklaratën e tij e ka ofenduar Shqipërinë, duke thënë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtet normal. “Pas vendosjes së marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, sigurisht që Shqipërisë do t'i duhen dekada ndoshta shekuj që të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve” ka thënë Nikoliç. Ai ka kërkuar që krerët e shtetit shqiptar ta dënojnë incidentin, duke thënë se flamuri shqiptar në stadium ka pasur për qëllim ta destabilizojë rajonin. Presidenti serb dënoi incidentin e ndeshjes dhe kërkoi nga shërbimet e sigurimit, MPB e Serbisë dhe doganat serbe që këtë rast ta shohin se mësim, sepse sipas tij, në ndonjë rast tjetër mund të sjellë pasoja në njerëz. Në deklaratën e tij Nikoliç tha se në fluturaken (dronin) me flamur shqiptar ka munguar vetëm eksplozivi në mënyrë që gjithçka të ndërlidhet me terrorizmin. “Është shqetësuese që ekstremistët janë duke shkruar mesazhe të urrejtjes në Manastirin e Deçanit. Shqiptarët janë ata shkojnë për t’iu bashkuar ISIS-it në Irak dhe Siri”, tha Nikoliç.
Akuzat e kryeministrit
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si një provokim të tmerrshëm dhe të mirë menduar, i cili, sipas tij, synonte rrënimin e stabilitetit në Serbi dhe në rajon. Ai ka shtuar se ka paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tre orë para ndeshjes për një provokim të mundshëm. “Qëllimi i ekstremistëve ka qenë të tregonin se Serbia është një vend jotolerant ndaj diversitetit dhe për të poshtëruar të gjithë qytetarët e saj.” është shprehur kryeministri serb gjatë një interviste për ceremoninë festive që do zhvillohet nesër. Duke komentuar valëvitjen e flamurit gjatë ndeshjes, Vuçiç shprehet se “Ata donin të shkelnin krenarinë tonë dhe një bandë zyrtarësh false shqiptarësh, të cilët treguan një distancë të qartë mes nesh. Për presidentin serb, incidenti i djeshëm ishte përgjegjësi e palës shqiptare dhe se nuk sheh asnjë gabim në gjuhën e palës serbe, paçka thirrjeve dhe fishkëllimave raciste ndaj kombëtares sonë. “Unë shpresoj se ne do të arrijmë të kapërcejmë këtë situatë që është përgjegjësi e palës shqiptare. Unë nuk shoh asnjë gabim në gjuhën serbe. Ky është një rast shumë i qartë, por ne patjetër duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, ka reaguar kryeministri serb Aleksander Vuçiç.
Notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, një notë proteste dhe një deklaratë të ashpër lidhur me "provokimet e shqiptarëve" gjatë ndeshjes. Ministria e Jashtme e Serbisë, nëpërmjet një komunikate, sqaron se incidentet ishin planifikuar me kujdes. "Këto incidente, padyshim, të planifikuara me kujdes, siç është dirigjimi i dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi terrenin ku është luajtur ndeshja, dëmtojnë seriozisht përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi në rajon" - thuhet në komunikatë. Më tej, deklarata nënvizon se provokime të tilla nuk do të tolerohen aspak nga ana e shtetit serb./shekulli
Tonet e Millosheviçit në deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi