Bllaca e Mehmeti tërhiqen nga bashkëpunimi me Prokurorinë e EULEX’it, misioni nuk do t’i hetojë vrasjet politike
Bllaca e Mehmeti tërhiqen nga bashkëpunimi me Prokurorinë e EULEX’it, misioni nuk do t’i hetojë vrasjet politike
Bllaca e Mehmeti tërhiqen nga bashkëpunimi me Prokurorinë e EULEX’it, misioni nuk do t’i hetojë vrasjet politike
Nazim Bllaca e Shkumbin Mehmeti do të tërhiqen nga dëshmitë e tyre për Prokurorinë e EULEX’it. Ata kanë kuptuar se ky mision nuk do t'i hetojë vrasjet politike të pasluftës. Por, pse ky mision hoqi dorë nga ndjekja e vrasjeve politike të pasluftës, për të cilat ka bërë një raport të veçantë?
Naizm Bllaca dhe Shkumbin Mehemti, të dy dëshmitarë të Prokurorisë së misionit EULEX, do të tërhiqen nga ky program, bëjnë me dije burime të sigurta të Expressit brenda këtij misioni.
Ata e kanë marrë këtë vendim dhe për të është njoftuar edhe stafi drejtues i EULEX’it, pasi që ndjehen të pasigurt nga ky mision dhe premtimet e tyre fillestare se hetimi i tyre do të prekë edhe rrafshin politik.
“Dëshmitarët do të tërhiqen pasi që kanë kuptuar se EULEX’i nuk do t’i ndjekë figurat politike ndaj të cilave ata kanë hedhur akuza. Ata janë bindur që EULEX’i nuk është i interesuar t’i hetojë vrasjet politike të pasluftës në Kosovë”, ka thënë ky burim i Express.
Nazim Bllaca është një i vetëshpallur Agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe dëshmitar i prokurorisë në tri proces gjyqësore të njohura si “Bllaca I-III”, në të cilat janë dhënë afro 100 vite burg për krime të kryera pasluftës.
Në procesin “Bllaca II”, jo prokuroria, por Kolegji i Gjyqtarëve të këtij rasti gjeti se grupin kriminal të cilit i takonte edhe Nazim Bllaca e kishte udhëhequr ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla, por Prokuroria kundër tij i ka pushuar hetimet, derisa në këtë proces ishte intervistuar edhe vetë shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli si dëshmitar i privilegjuar.
Bllaca ishte kontaktuar nga Prokuroria e EULEX’it për t'u marrë dëshmitar edhe në një rast të ri të hetimit, të shpërdorimit me pronat shoqërore, që mendohej të ishte rasti ‘Bllaca IV’.
Ndërsa, Shkumbin Mehemti është i dënuar dhe e vuan dënimin në burgun e Dubravës. Ai tha në një intervistë që është i gatshëm të rrëfejë tregtinë me drogë, kidnapimet, haraçin dhe së paku gjashtë vrasje, tri prej tyre me motive politike. Ai tregonte aty se si e kishin kidnapuar të riun Valon Dreshaj për dy milionë euro. Dëshmitari kishte kërkuar nga Prokuroria që të veprojë, sepse kriminelët, sipas tij, janë ende aktivë. Ka vendosur të mos heshtë më, por të tregojë për të gjitha krimet.
“Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të hesht më”, pati thënë Shkumbini, një ish-pjesëtar i UÇK'së dhe i SHPK'së, i cili prej marsit të vitit 2004 është në burg.
Personat që qenë përfshirë në vrasjen për të cilën është dënuar Mehemti janë arrestuar kohë më vonë, por nuk dihet se çka ka ndodhur me këtë hetim, derisa vetë Mehemti jo pak herë ka deklaruar që nuk ndjehet i sigurt aty ku është - në burg.
EULEX, në vitin 2012 kishte paraqitur në Gjykatë një dokument të Prokurorisë, si hetim i veçantë për vrasjet politike të pasluftës, ku kishte ardhur në përfundim se ato i kishte kryer një organizatë e mirë financuar dhe me politika operacionale të qarta - të vriste njerëz të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi