Ibrahim Daut Hoxha: Jeta dhe veprimtaria ime
Faqja 1 e 1
Ibrahim Daut Hoxha: Jeta dhe veprimtaria ime
Jeta dhe veprimtaria ime
Nga Ibrahim Daut Hoxha
U linda në Konispol më 15.04.1923. Që sa njoha veten, mbaj mend mbledhjet e fshehta që bëheshin në shtëpitë tona me çamër të ndryshëm që vinin nga përtej kufirit shtetëror me Greqinë dhe ata që hidheshin matanë tij. Disa herë në to merrnin pjesë edhe 4-5 konispolitë nga parësia. Po se ç’flitej në ato mbledhje, asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk merrte vesh, sepse e ndara e veçantë ku qëndronte im atë me miqtë e vet ishte me dyer e dritare shumë të puthitura dhe se në të hyhej me paralajmërim. Mbaj mend, gjithashtu, se që kur isha 5-6 vjeçar, im atë –qarkullimi i të cilit, veçse vëzhgohej nga xhandarmëria, po kufizohej shumë edhe për shkak se mund të ndeshte në prita çetash greke, që ndonjëherë vendi i lejonte të fshiheshin edhe fare pranë shtëpive tona- më dërgonte në shtëpitë e bashkëvepruesve të vet për të shpërndarë në ta letrat e dërguara nga jashtë, sidomos nga KONÀRIA, të prura fshehtazi nga ish-oficeri, Riza Kardhìqi.
Nga pritat e çetave të dërguara nga përtej kufirit prej asfalisë dhe horofillaqisë greke, im atë kishte mundur të delte, sado që disa herë i plagosur. Po më në fund ato, me ndihmën e veglave të tyre këndej kufirit, më 15.6.1940 arritën ta vrisnin në vendin e quajtur Sheshi i Rràhut, poshtë Qafës së Soronesë, kur ai po shkonte nga Konispoli në Sarandë. Duke besuar në ndiesinë e mirënjohur të binekut(kalë shale) të vet dhe duke dashur ta mbante të fshehtë udhëtimin, im atë asaj here udhëtoi i vetëm, jo si përherë i shoqëruar nga shokë të tij të armatosur. Vrasja e tij bëri që barra e familjes së përbërë prej gjyshes, nanës, 3 vëllezërve dhe dy motrave –njëra 6-7 muajshe- të binte mbi mua, ende 17-vjeçàr. Në një mjedis të tillë u rrokullisën muajt deri tek shpërthimi i luftës greko-italiane: tetor 1940-prill 1941.

* * *
Luftën kundër Greqisë qeveria dhe shtabmadhoria italiane e kishin në rend të ditës, që sapo ushtrinë e tyre e zbritën në Shqipëri. (Shih Roberto Bataglia e sidomos Mario Çervi, “Storia della guerra di Grecia”). Po vrasja e tim eti u dha dorë për ta shpejtuar dhe shpërthyer atë. Shkaku ishte se, meqë im atë kishte ndikim veçanërisht të madh në masën çame, ata parashikonin të formonin disa batalionë luftëtarësh çamë, për t’i vënë në pararojë të njësive të tyre ushtarake. Ndryshe nga sa priste, qeveria italiane mundi të ngrente vetëm dy batalionë: njërin të komanduar nga major Haziz Halil Çami e kapiten Xhelal Kaso Delli nga Margëllëçi dhe tjetrin të komanduar nga major Skënder Çami prej Galbaqi e kapiten Nuri Isuf bej Dinua nga Paramithia; çamërve në fjalë qeveria greke me burgosje, internime e masa të tjera shtypëse ua kishte sjellë shpirtin në majë të hundës; madje së fundi u kishte grabitur mallin dhe i kishte zbuar nga vatrat e veta. Këta ish-të kamur -disa edhe agallarë- të lënë me gisht në gojë, ishin shpërndarë në vendbanime të ndryshme të shtetit shqiptar ku prej vitesh jetonin në varfëri, duke u rropatur në punë nga më të vështirat. Në rrethana të tilla s’kishte se si të mos e prisnin me padurim kthimin lirisht në vatrat dhe mallin e tyre. Në batalionin e komanduar nga Sk. Çami dhe miku ynë i ngushtë familjar, Nuri bej. Isuf pasha Sulejman bej Dinua u rendita edhe unë; doja të përmbushja atë që im atë, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e mi të rënë në luftime kundër pushtuesve grekë nuk mundën ta bënin: kthimin në vatrat stërgjyshore dhe shporrjen prej andej të grabitqaro-gjakatarëve grekë. Batalionët u quajtën “primo batalione da salto” dhe “sekondo batalione da salto”; bënin pjesë në trupat speciale dhe u vunë në pararojë të Divizionit “Siéna”, të truparmatës “Çamëria”. Batalioni i parë goditi rojet kufitare dhe përforcimet e tyre në Qafë të Kandalit (përtej Qafës së Botës) dhe në Mohjìllë, kurse i dyti, goditi rojet kufitare dhe përforcimet e tyre në Qafë të Likojanit, majën Topçì(mali Nartë) dhe në Hundën e Turlìut (mali Likojàn). Brenda ditës ushtarët grekë u flakën përtej Kalamait. Pastaj goditja dhe zmbrapsja e tyre vazhdoi pa ndërprerje deri në Paramithi e Margëllëç. Kur ne po përgatiteshim t’i goditnim dhe t’i ndiqnim edhe përtej Lumit të Zi (Aheronit), pa pritmas u urdhëruam të tërhiqeshim, sepse njësitë italiane që filluan goditjen në Devoll, në vend që të përparonin, duke u gjendur para fuqish disa herë më të mëdha greke, u shtrënguan të tërhiqeshin që sa bëri bam. Familja jonë u detyrua të mërgohej nga Konispoli në thellësi të tokës shqiptare, si edhe qindra e qindra familje të tjera çame të përtej e këndej kufirit shtetëror. Edhe pse duke u tërhequr, batalionët tanë i mbytën në gjak njësitë mësyese greke, të cilat duke parë se ne po tërhiqeshim, turreshin si të dehur. Kur ushtria greke u afrua të pushtonte edhe Konispolin, unë lashë gjithçka në mes katër rrugësh dhe familjarisht ika në Lushnjë.
Siç dihet, në ditët e para të prillit 1941 divizionet gjermane dhe bullgare goditën armatën greke të vendosur në vijën “Metaksà” në Thrakë dhe brenda 5 ditësh e tërë ushtria greke u përgjunj: hodhi armët dhe ngriti duart. Pjesëtarët e të dy batalionëve tanë lanë armët dhe u kthyen në vatrat e veta. Po nga ç’kishim lënë, njësia ushtarake greke e vendosur në shtëpitë tona s’kishte lënë gjë prej gjëje; madje kishte shkatërruar edhe vet shtëpitë. Për pësimet e mëtejshme të përjetuara andej e pas prej meje dhe familjes sime nuk po bëj fjalë, sepse ato zënë një krye apo një libër të tërë.
Në qershor 1942 më thërritën nën armë për kryerjen e shërbimit të detyruar ushtarak; më renditën në njërën prej njësive të milicisë ushtarake, në përbërjen e divizionit “Perùxhia” me qendër në Grihot pranë Gjirokastrës. Duke filluar nga gusht-shtatori i atij viti, pjesëtarë familjesh gjirokastrite miqsh e të njohur familjarë me ne -pjesëmarrës të Lëvizjes A-F. Nacionalçlirimtare- më lidhën me Lëvizjen. Nën ndikimin e tyre e sidomos të vëllait tim të madh –po të ndarë- që tanimë ishte bërë një pjesëmarrës me rëndësi në L. A-F. Nç., në fund të janarit 1943 ika fshehtazi nga njësia ushtarake ku bëja pjesë dhe u rendita në rreshtat e çetës partizane “Çamëria”, të sapongritur në fshatin Markat (1.2.1943). Lidhur me aftësitë e mia, m’u besuan përgjegjësi të ndryshme, deri edhe anëtar i shtabit të Brigadës VI.S., njëra nga të dyja njësitë më operative e më të rëndësishme të ushtrisë Nçl. Po, prej korrik-gushtit 1945 më vunë në shënjestër e rrjedhimisht andej e mbrapa filloi zbritja shkallë shkallë deri në detyrën e togkomandantit. Kur isha caktuar me detyrë në komandën e regjimentit VI të Artilerisë të sapongritur, për inspektim të divizionit VI të vendosur në Ohër e Resnjë, erdhi një major i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, anëtar i K.Q. të P.K.SH. Në prani të zv. komisarit të brigadës III S., Ilmi Seitit, rastësisht ra fjala se unë isha i biri i Daut Hoxhës. Përfaqësuesi i Drejtorisë Politike u hodh përpjetë, sikur ta kishte përcëlluar dikush me urë zjarri. “Oh, i atij fashistit që u bë shkak i Luftës Italo-Greke?!”. Ilmiu qetë-qetë iu përgjegj: Jo, Daut Hoxha ka qënë udhëheqës i një çete atdhetarësh që luftonte kundër sundimit grek; me fashistët s’ka pasur kurrfarë lidhjeje e as që mund të kishte. Por italianët, duke ditur se ai ishte njeri që nderohej shumë nga çamërit, emrin e tij e përdorën për të ndezur zemërimin e çamërve. Unë jam vet çam; e di mirë këtë çështje”. Nga sa ndodhi, u kuptua se i dërguari, me t’u kthyer në Tiranë, e bëri të njohur qënien time atje; hë për hë ndaj meje u dha komanda: “në vend numëro”; në vijim tatëpjeta. Prej asaj kohe –madje edhe në ditët në vazhdim- që nga drejtuesit më të lartë të partisë dhe të shtetit e deri tek portjerët fjalët: “I biri i Daut Hoxhës, atij që vrau grekërit dhe nxiti luftën e fashistëve kundër popullit vëlla grek” mbaheshin dhe mbahen ende në majë të gjuhës; dhe kjo nuk mbeti vetëm tek shfryrjet me fjalë, po u bë “tojâ” në aq e aq organe shtypi dhe libra historike, romane, tregime etj. etj. Mllefi grek që ziente prej kohësh në plot e plot pushtetarë u derdh së pari nga dr. Omer Nishani, kryetar i Kuvendit Popullor. Në fletoren “Zëri i Çamërisë” nr. 2, dt. 22.8.1945 ai u vërsul kundër Daut Hoxhës me urrejtje prej asfalisto-horofillaku. Fajet e veta si bashkëpunëtor kryesor i pushtetit fashist, i shpalli si të Daut Hoxhës. Në vazhdën e tij vrapuan Veip e Kasim Demi; i pari, gjatë një konference të mbajtur më 10 janar në Radio “Tirana”, të botuar në “Zëri i Çamërisë” nr. 5, dt. 1.2.1946 dhe i dyti në një shkrim të botuar në po atë numër e datë të asaj fletoreje; të etur për madhështi, të kaluarën e vet gjatë pushtimit fashist ia vishnin Daut Hoxhës, duke e paditur sii edhe asfalisto-horofillakët grekë. Këto shkrime gëzuan edhe plot prej atyre që u rrihte zemra për grekërit. N/prefekti i viteve 1945-1946 i Konispolit urdhëroi që shtëpia jonë në Konispol -e djegur nga gjermanët- të mos rindërtohej shoqërisht me punë vullnetare, siç u bë me tërë shtëpitë e tjera. Kur vëllezërit e mi –më i madhi 16 vjeç- ngritën zërin për këtë padrejtësi kaq të shëmtuar, Izet Osmani, njeriu kryesor i sigurimit, i ndodhur rastësisht pranë n/prefektit, u shfryu tërë mllef e urrejtje: Jeni bijt e atît që vrau e preu grekërit, Daut Hoxhës. Edhe pse të vegjël, ata iu përgjigjën: Ne, tërë familja dhe rrethi ynë jemi nga pjesëmarrësit më të parë të Luftës Antifashiste. Megjithatë fjalët e tyre avulluan si zëri në shkretëtirë, kurse pas ca “besniku” i sigurimit, Izet Osmani, u shfaq haptazi në rreshtat e asfalisë greke.
Pasojave të shkaktuara nga qëndrimi zyrtar ndaj tim eti, iu shtuan edhe ato të rrjedhura nga veprimtaria ime. Thellësisht i pakënaqur nga sa po ndodhte, u shfaqa kundër reformës agrare dhe shoqërizimit të detyrueshëm të ekonomisë bujqësore, kundër rregullave sovjetike lidhur me gradat dhe përgjegjësitë në ushtri e sidomos kundër shndërrimit të këshilltarëve sovjetikë në urdhërdhënës. Në gusht 1952 më përjashtuan nga partia me padijën antisovjetik dhe po në gusht 1955 m’u njoftua qitja në lirim për shkak se isha “përjashtuar nga Partia për mendime antisovjetike dhe kokëfortësi në zbatimin e urdhrave të eprorëve(është zënë me një këshilltar sovjetik”(Arkivi Qëndror i Ushtrisë). Pas 15-20 ditësh më detyruan t’i thosha “lamtumirë” karierës ushtarake, për të cilën isha përgatitur aq mirë dhe me aq përkushtim, sidomos në armën e Artilerisë Kundër Ajrore. Anëtari i K.Q. i ngarkuar për të më marrë teserën e partisë, duke vrenjtur fytyrën tërë mllef më tha: “Ke për të mallkuar edhe ditën që ke lindur!”. Por edhe pse përjashtimi nga partia për pikëpamje antiparti, cilësohej “dënim me vdekje”, unë as që e vrava fare mendjen. Madje kur pashë se vëllai im ndënë mua u mërzit së tepërmi kur e përjashtuan edhe atë, i thashë: “Ke vënë kokën të vdesësh se të përjashtuan nga një parti kam-kumësh që dinë vetëm: «urdhno?», “si urdhnon!”. Ai m’u përgjegj: “Jo, po më vjen keq që ca hìçër shpifarakë e spiunë arritën të më mohojnë veprën time ndërtimore. Veç kësaj nuk duroj dot fyerjet e Koço Danos, sekretar i Komitetit të Partisë; në çdo mbledhje qendrash pune shfryn ndaj meje”. Përsëri ndërhyra: “Veprat e tua dhe të atyre si ti nuk janë lloqe PPSH-istësh, po vepra të dobishme qindravjeçare për njerëzit e punës.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Daut Hoxha: Jeta dhe veprimtaria ime
* * *
Pushtetarët më shikonin me armiqësi të atillë, sikur t’u kisha vrarë të atin. Ishte pikërisht mjedisi urrejtës që i 1952-shit që bëri të më mohohej jo vetëm “Urdhëri i Trimërisë”(si kuadër i Luftës), por edhe grada e kapitenit, gradë e cila më takonte që një vit e gjysëm më parë; madje, siç ishte e ligjshme, kjo gradë nuk m’u dha as me rastin e qitjes në lirim. Më lanë pa kurrfarë pune, s’më qasnin gjëkundi; edhe në ndonjë vend dosido kur arrija të futesha, brenda 15-ditshit të parë më fluturonin jashtë dere. Arrija që jetesën ta siguroja me shumë-shumë vështirësi. Duke qenë oficer artilerie, kisha një përgatitje të mjaftueshme edhe si topograf; kjo punë –kur topografët ishin fare të pakët- më siguroi për disa vite bukën, edhe pse jo me detyrë nëpunësi, po me mëditje. Mirëpo edhe kjo udhë m’u pre, ngase u padita sikur vërtitesha poshtë e lart vendit për ngritje grupesh çame kundër partisë dhe shtetit. Spiunët më ishin qepur këmba-këmbës; shpesh vinin e gërmonin edhe në shtëpinë time, herë duke u hequr si të njohur e miq, herë duke u ankuar për keqsjelljen ndaj çamërve etj., duke kërkuar gjoja udhëzime se si të vepronin me pushtetarët përkatës. Në një rast dëshpërimi kulmor, i bindur se kisha të bëja me njeri të besueshëm -ishte konispolit me dy vëllezër të ikur në Greqi- humba vetëkujdesin dhe më rrëshqitën fjalët: “Duro; ky pushtet do të rrëzohet!”. Këto fjalë, përmbajtja e vjershës “Luani një egërsirë” që pata shkruar para disa muajsh si edhe mosparaqitja në qendrën e zgjedhjeve për të votuar, ishin grepat që PPSH-istët vunë dorë që të më mbyllnin në birucën e llahtarshme. Pas 8 muaj hetimesh të përditshme e kërcënime egërsore deri edhe tek dhunimi trupor –meqë s’më bënë dot përsipër asnjë padijë- më lëshuan prej burgut, po më lanë rrugëve si deng pa markë; u detyrova të sorollatesha nga një zyrë tek tjetra për të mundur të zija qoftë edhe një punë çfardo, po më kot. Ndërkaq, shkrimtarë si Kolë Jakova, Shefqet Musarai, Moisi Zaloshnja etj. po qarkullonin njërën pas tjetrës shkarravinat e veta kundër Daut Hoxhës. Të njëjtën gjë bënin edhe historianët, sidomos ata të Sektorit të Rilindjes së Institutit të Historisë; nën shembullin e tyre vepronin edhe gjyqtarë e avokatë si Gaqo Progri, pa folur për dallkaukë të tjerë më të rëndomtë që nxinin faqet e letrave dërguar deri edhe në Byronë Politike të P.Punës, Hostenit dhe organeve të tjera. Në shenjë zemërimi nga sa po ndodhte, ngrita disa herë zërin deri në organet më të larta shtetërore dhe partiake. Mjerisht zëri im jo vetëm që haste në vesh qëllimisht të shurdhër, po qortimet dhe keqsjelljet -sidomos të disa sekretarëve partie të shkallëve të ndryshme- ngjasonin me ato nazi-fashiste në zyrat e SIM-it dhe të GESTAPOS.
Më 1960, kur vet udhëheqja e PPSH-së dhe qeveria u përfytën me udhëheqjen sovjetike, siç ishte e udhës kërkova rishikimin e dënimit tim, sepse atë që kisha bërë unë që 8 vjet më parë, po e bënin edhe vet krerët e shtetit. Përgjigjja ishte e njëjtë me atë të para 8 vjetëve. Kështu mbeta përherë i dënuar politikisht –përfshi edhe burgun- vetëm e vetëm se, si pjesëtar i Luftës A-F. Nacionalçlirimtare, qëndrova i paepur për mosnënshtrim ndaj të huajit, edhe pse asokohe quheshin miq e bashkëpunëtorë. Rrebeshi PPSH-ist ishte i vazhdueshëm, po sidomos nga 1970-ta e mbrapa ai u shndërrua në vrungullìmë e rrùfull. Me qëllim që të vihej në pah e vërteta dhe të mos vazhdohej së gënjyeri më tej masën, hiçkëlat dhe shpifjet e shkarravitura nëpër libra të ndryshme dhe organe shtypi, shkrova një blen ku flitej për jetën dhe veprimtarinë e Daut Hoxhës dhe e dorëzova në arkivin e Institutit të Historisë. Drejtori i asokohshëm i Institutit, prof. i nderuar, Stefanaq Pollua urdhëroi t’i jepej për rishikim prof. Viron Kokës; ky e pëlqeu dhe bleni u arkivua. Veìs Bajua, vegël e njohur e KGB-së ngriti zërin pse ishte pranuar një material “i një armiku të Stalinit”. (Letra si edhe tërë shkresat e tjera ruhen në arkivin tim). Meqë drejtoria i dha përgjigjen e duhur, me një letër ai iu drejtua Byrosë Politike dhe kjo ndaj pranuesve të blenit lëshoi rrufetë. Prof. Shuquri Ballvorra –punonjës i Institutit Marksist-Leninist pranë Komitetit Qendror- i ngarkuar duket nga drejtoria e shtypit, me një përqeshje të pështirë dhe plot mllef, më tha: “Ke ndonjë vepër tjetër si atë për Daut Hoxhën?!”. E vërteta mbi Daut Hoxhën KGB-PPSH-ìsto-Asfaliànëve u ndezi gjakrat, shkelmat e të cilëve godisnin jo vetëm mbi kurrizin tim dhe vëllezërve e motrave të mia –që po se po- por edhe mbi ata të tërë vëllezërve dhe të motrave të mia; madje zhurma dhe tërsëllimat e KGB-PPSH-Asfalìstëve, vetë zot e vetë shkop, vazhduan pandërprerje për disa muaj rresht edhe ndaj të tjerëve, sidomos ndaj kryetarit të arkivit.

Egërsia e KGB-PPSH-Asfalistëve arriti deri atje saqë dega e punëve të brendshme në Sarandë të mos të më lejonte më të shkoja në vendlindje. Drejtoria e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” u urdhërua që ta prishte kontratën e lidhur 7 muaj më parë me mua për të shkruar një monografi për hoxhë (prof.) Hasan-Tahsin efendiun, duke më hedhur kështu poshtë 7 muaj punë. Të dërguar nga sigurimi i shtetit kontrollonin herë pas here jo vetëm arkivin tim dhe merrnin ç’u pëlqente, po kopjonin edhe shkrimin e makinës sime daktilografike. Sjellja e zyrtarëve -kryesisht e të mbledhurve me daulle e tellall “për gjak të ri në parti”, të cilët me lugë në brez kishin pritur sa të bëhej deti kos”- ishte nga më përçmueset e më kërcënueset. Këta ngjyrandërrues të mëvonshëm më mbanin pandërpreje nën vëzhgim të rreptë dhe më turbullonin herë e kurdo me fyerje e poshtërime. Besonin –gjoja- se kërkoja rastin të ikja tek armiqtë e partisë dhe të pushtetit popullor. Po koha tregoi në mënyrën më bindëse se nuk isha unë ai që doja të lija vendin dhe të bridhja sokakëve të botës, por ishin pikërisht ata që më padisnin mua; sa iu dha rasti, i kthyen paçet atdheut e kombit dhe vrapuan ku i shpunë këmbët. Për çlirimin e atdheut dhe mirësinë e kombit kisha shkrirë gjithçka kisha trashëguar nga të parët, i pata shkaktuar familjes sime vuajtje të patreguara; e kisha parë vdekjen me sy hapur qindra herë dhe kisha përfunduar me shenjat e dy brimave prej plumbi e një gropë predhe mortaje. Kurse zyrtarët me mendjen e tyre të thartuar më munduan aq sa –besoj se për disa arsye- as ata kundër të cilëve unë kisha luftuar, nuk do të më ndëshkonin; se në fund të fundit edhe po të donin, s’kishin se ç’të më bënin më tepër. Pas 23 vjetësh papunësie, edhe pse i diplomuar nga Univeriteti i Tiranës dhe nga Kursi i Lartë 2-vjeçar i Oficerëve -i cili në mungesë të Akademisë Ushtarake zinte vendin e saj- më ofruan punën e një punëtori krahu.
* * *
Pavarësisht nga vorbulla ku po më vërtisnin, duke patur si yll polar shërbimin ndaj Çamërisë dhe vendit në tërësi, vazhdova të qëmtoja dokumente historike dhe vlera artistiko-folklorike. Kjo punë më dha dorë edhe për të siguruar varfërisht kafshatën e bukës. Disa nga ata që e kishin lidhur qerren, duke parë aftësinë time për gjetjen e dokumenteve të nevojshme për ta, herë pas here ma ngarkonin mua këtë detyrë. Po edhe unë, duke u mbështetur në ndonjë mirëdashës timin, arrija të fusja ndonjë shkrim a vepër nëpër organe institucionesh të ndryshme. Kështu, me kalimin e viteve arrita të paraqisja edhe ndonjë libër. Më 1971 në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dorëzova librin në vargje të lënë nga Qamil Izet Çami, të cilin e titullova: “Fabula dhe Vjersha”. Qitën lloj-lloj hiçkëlash për ta varrosur; pas dy vjetësh hidh e pritjesh, e botuan, po të gjymtuar keqas: e lanë me 97 faqe nga të 435 që kishte; dhe këtë pasi i hoqën emrit tim gërmën “D”. Të njëjtën gjë bënë edhe 7 vjet më pas me librin “Këngë Popullore Çame”. Pasi shumë e shumë prej tyre i hodhën në kosh -e edhe më shumë i vodhën për tjetërkënd- vendosën ta botonin. Mirëpo, kur ishte në prag të vënies në qarkullim, organet përkatëse eprore: Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Propagandës pranë Komitetit Qendror urdhëruan asgjësimin e tij, sepse më quajtën irredentist që kërkoja edhe Prévezën, të cilën “Partia nuk e ka rivendikuar ndonjë herë!”. (Shkrim i posaçëm në “Zëri i Popullit”). Pas shumë e shumë përpjekjesh më 1981 libri u lejua të qarkullonte, po me 150 faqe –nga të 700-tat.. Libri i tretë “Nëpër Udhën e Penës Shqiptare”, i dorëzuar prej meje më 1983 në Institutin e Studimeve Pedagogjike, e pësoi edhe më keq, edhe pse s’e kishte shkruar as ndonjë prej prof. dr. më të njohur. Pas një viti krasitje pas krasitjesh, vitin tjetër -kur ishte lënë me 330 faqe- u dërgua për t’u shtypur në “Mihal Duri”. Për shkaqe që merren me mend, libri u dergj nëpër syrtarë e duar të njerit e të tjetrit dhe dy vjet më vonë, kur pritej të vihej në qarkullim, me urdhër të Foto Çamit, Miti Tona shkaktoi tërmet shumë tronditës në organet arsimore që e kishin miratuar; ato u qortuan rreptësisht pse paskëshin qëndruar aq të verbër, sa të kishin mbyllur sytë për librin e një irredentisti, një armiku të Partisë, “i cili si vepra shkencore përdor vepra reaksionarësh”. (padijet ruhen të plota në arkivin tim). Shtrëngata ishte shkaktuar nga një letër dërguar hajdutërisht Byrosë Politike, letër që unë e ruaj ende tok me shkresën çekan të Drejtorisë së Propagandës pranë K.Q. të PPSH-së. Shtrëngata në fjalë së pari fluturoi drejtorin e Institutit të Studimeve Pedagogjike, prof. Sotir Temon, i cili kishte miratuar botimin e librit. Ankesave të mia, sekretari I i Rajonit nr. 2 të Tiranës që mbulonte shtypin, Peti Shamblli, duke shkumëzuar e kërcënuar, iu përgjegj: “Ti Partia të ka dhënë kazmën, po ti s’heq dorë nga kundërvënia ndaj saj. I biri i Daut Hoxhës, fashistit të poshtër, kriminelit që vrau popullin grek. Do të thërres policinë të të hedhë hekurat e të të fusin atje, nga ku herën e parë munde të dilje. Po, po u fute prapë, dije se atje ke për t’u kalbur, atje do të të dalë shpirti yt kryengritës!. Bën çmos që t’i kundërvihesh partisë, të rivalizosh atë. Po partia të shkurton duar e këmbë, siç ua ka bërë edhe të tjerëve që vepronin si ti”. Mirëpo me fjalët “kryengritës” e “antiparti” etj. veshët e mi tanimë ishin regjur, nga njëri vesh më hynin, nga tjetri më delnin. Përgjegjësi i Arkivit të Institutit të Historisë, tejet i mërzitur nga sjellje kaq të ulta, një ditë nga ditët me keqardhje të thellë më tha: “Po të më bënin qoftë edhe një të qintën e sa po të bëjnë ti, as emrin s’do t’i zija në gojë historisë së Çamërisë”. Përgjigjja ime ishte: “Po tërë këto shkelma kundër meje ata i hedhin pikërisht që unë të heq dorë nga veprimtaria në shërbim të Çamërisë. Nëse unë heq dorë, ata do fërkojnë barkun nga kënaqësia. Ta heqin nga mendja, kurrë nuk do t’ua jap atë kënaqësi!”. Kurse Kiço Kapedani, inspektor i Drejtorisë së shtypit pranë K. Q. gjatë një takimi më tha: “Do të dish të vërtetën pse s’u lejua qarkullimi i librit tënd? Ti s’ke të drejtë të botosh, kjo e drejtë u është lënë besnikëve të Partisë. Po ti, akoma s’do të dish se kush je?!”. Pa ia zgjatur, iu përgjigja: “Jo, ti s’e din kush jam unë, kurse unë po; jam një nga luftëtarët që përzunë pushtuesit e huaj dhe rikthyen sërish shtetin shqiptar në jetë”. Pas ndarjes me të m’u duk e pavend ajo përgjigje, sepse ato padyshim që s’i tha nga mendja e vet, po ishte gjykimi i eprorëve të tij. Duke sjellë në mendje këto hidh e pritje, m’u kujtuan fjalët e përçudshme të kryeredaktorit të asokohshëm të fletores “Drita”; në prani të prof. Bashkim Kuçukut, redaktori që kishte pranuar një shkrimin tim mbi një “Hero Populli”, më tha: “Po të botojmë shkrimet e tua, na dërgojnë atje ku ishim!”. Rrjedhimisht libri im “Nëpër udhën e penës shqiptare” i vënë në shënjestër që 5 vjet më parë, s’i shpëtoi që s’i shpëtoi dot ndëshkimit, edhe pse drejtoria e Institutit Pedagogjik dhe këshilli shkencor për historinë i atij instituti qëndruan të patundur në mbrotjen e tij; pas një viti hidh e pritjesh, atë e shndërruan në brumë letre, me përjashtim të rreth 1000 kopjeve të pambaruara plotësisht, të cilat, si të tilla ishin hedhur në një birucë të papërdorshme. Pas 5 vjetësh(1990), kur vendin e Foto Çamit e zuri Spiro Dedja –i cili kishte qenë kundër djegies së librit- urdhëroi plotësimin e mangësive dhe vënien e tij në qarkullim. Pasi censura PPSH-iste zyrtarisht pushoi së vepruari, pa patur kurrfarë ndihmese kam botuar:
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Daut Hoxha: Jeta dhe veprimtaria ime
1. Më 1992. “Jusufi e Zulejhaja” me 138 faqe. Vepër historike dhe morale në vargje, e shkruar nga Muhamet Çami.
2. Më 1994. “Turqit dhe Shqiptarët” me 200 faqe. Në të kam përshkruar ngjarje dhe vende anadollite si edhe bashkëpunimin shqiptaro-turk në të kaluarën e në vazhdim.
3. Më 1995. “Kështu Luftuam Ne” me 80 faqe. Në të kam përshkruar luftimet dhe ngjarje të ndryshme, lidhur me të dy divizionet e ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare në krahinat shqiptare dhe joshqiptare brenda kufirit të shtetit të atëhershëm jugosllav. Vëndin kryesor e zënë përshkrimet mbi veprimet antinjerëzore e antikombëtare të kryera gjatë viteve 1944-1945 prej pushtetarëve dhe ushtarakëve jugosllavë ndaj shqiptarëve brenda kufirit të shtetit të sapopërmendur.
4. Më 1996. “Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”.me 181 faqe. Në të kam përshkruar luftimet e ashpra që gjatë Luftës Ballkanike çamërit bënë kundër ushtrisë mësyese greke për mbrojtjen e Çamërisë dhe të Janinës. Kam përshkruar, gjithashtu, edhe pjesëmarrjen e çamërve gjatë Luftës I Botërore si edhe humbjet e tyre gjatë atyre dy luftrave; listat emërore dhe vendbanimet e veta janë dëshmia më bindëse e përjetësuese e atyre dëshmorëve të kombit.
5. Më 1998. “Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu” me 181 faqe. Në të, përveç fjalës çelëse dhe përshëndetëse, kam përmbledhur 8 kumtesat e parashtruara në konferencën shkencore të mbajtur më 20.12.1997 në Muzeun Historik të kryeqytetit, me rastin e 185-vjetorit të lindjes së dijetarit të madh, Hasan-Tahsinit. Kam përmbledhur, gjithashtu, 18 punime mbi jetën dhe veprën e hoxhë Hasan-Tahsin efendiut, të botuara në vepra të ndryshme prej dijetarësh dhe shkrimtarësh të huaj e shqiptarë, duke filluar prej Shemsuddin-Sami Frashërit e në vijim, si edhe kujtime e vjersha kushtuar dijetarit tonë në zë.
6. Më 2000. “Viset Kombëtare Shqiptare në Shtetin Grek” me 505 faqe. Në të përshkruhen me hollësi përpjekjet e qeverisë greke për mbytjen e shtetit shqiptar që në shpërgënj; vazhdohet me dredhitë dhe pengesat lidhur me caktimin e kufirit, pësimet e çamërve gjatë sundimit të zgjedhës greke, përpjekjet e tyre diplomatike dhe ushtarake, organizmat administrativo-politike të çamërve në vitet 1941-1944, listat emërore të të internuarve, të burgosurve dhe të vrarëve etj.
7. Më 2000. “Daut Hoxha” me 191 faqe. Në të kam përshkruar jetën dhe veprimet e armatosura, të zhvilluara në bashkëpunim me shumë çamër atdhetarë të tjerë kundër pushtimit dhe sundimit grek.
8. Më 2006. “ÇAPARÈNJTË – Refo Çapari” me 382 faqe. Në të kam përshkruar udhën historike të derës së madhe dhe të fuqishme të Çaparenjet e në veçanti jetën dhe veprimtarinë e Refo Çaparit: historian, letrar, vjershëtar, publicist e në mënyrë të veçantë dramaturg i përkryer. Përveç pjesëve të tjera, në libër u botuan edhe dy nga dramat që munda të gjeja: “Rétë” dhe “Rrënja”, të cilat dallohen për aftësinë artistike e aq më tepër për frymën atdhetare e filozofike.
9. Më 2006. “Enciklopedi Jugshqiptare” I (A-H) me 860 faqe, e pajisur me 2 harta: njëra e Çamërisë dhe tjetra e Çamëri-Mollosisë, një skicë topografike dhe 228 fotografi të ndryshme. Në libër përshkruhen krahinat dhe ngjarjet që prej lashtësisë më të hershme e deri në ditët e sotme. Mbështetur në qindra e qindra dokumente, vihet në dukje se që stërgjyshërit më të hershëm të shqiptarëve të sotmë ishin të vetmit zotërues të vendit deri edhe në Gjirit; në vijim tregohen tkurrjet, rishtrirjet dhe shkaqet përkatëse. Theksohet kufiri kombëtar shqiptaro-grek që qindra e qindra vjet para themelimit të kombeve, pra që 2200-2300 vjet më parë. Flitet për mbretëritë dhe principatat e para shqiptare në jugun shqiptar dhe rolin e peshën e tyre në histori. Flitet për pushtimet e huaja dhe qëndresën e vendësve; flitet gjerësisht mbi kryengritjet e shpeshta kundër çdo pushtuesi. Flitet një për një gjërësisht për tërë shoqëritë kombëtare e kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit: ato të para e pas Pavarësisë, për organet e shtypit dhe shkollat që të kohës së Ali p. Tepelenës e deri në ato të disa viteve pas 1945-s. Flitet për prijës e atdhetarë të tjerë, si të famshmit hoxhë Hasan-Tahsin efendiu, Hasan aga Çapari, Abedin pasha Dinua, Dora d’ Istria etj. etj.; për krerë çetash si Muharrem Rushiti, Daut Hoxha etj. Në n/zërat brenda zërit ÇAMËRIA, përshkruhet gjithçka ka të bëjë me atë pjesë shqiptare: me relievin, me klimën, me ekonominë e të gjitha degëve e mbi të gjitha për veprimtarinë kombëtare të çamërve. Në zëra të veçantë flitet edhe për atdhetarë të ndryshëm, sidomos për ata –kryesisht mësuesit- që kanë vepruar në Çamëri e qarkun e Gjirokastrës apo që veprimtaria e tyre lidhet me Çamërinë, si: Gani e Sali Butka, Harrillë Bakalli, Idriz Guri, Demo Emini Dino Çiçua Ismail Kaso Dhëmblani, Rauf Ficua etj. Flitet. gjithashtu për intelektualë të shquar me prejardhje nga Çamëria, si Kolë Hidhromenua etj. Vend veçanërisht të gjerë zënë shqiptarët që grekërit i quajnë “arvanìtë”; përshkruhet veprimtaria e tërë krerëve të shquar kryengritës e ushtarakë, si Andrucua(Verrùshi), Bubulina, Konduriti, Kriezóti, Pangallo, Saqellari etj. Përshkruhet veprimtaria e intelektualëve arvanitë si Aleko Frëngu, Anastas Kulluriti, Aristidh Kola, Dhimitër Vulgari, Gjergj Dhriva, Jorgo Marruka, Panajot Kupitori, Petro Furriku etj. Flitet për këngëtarë të dalluar, si Aleko Dhimua dhe grupe artistike atikase, moraite etj.
10. Më 2007. “Bilbila dhe Thëllëza Çame” (në vargje) me 498 faqe. Në të kam përmbledhur 1050 balada dhe këngë të ndryshme: historike, trimalëvduese, dasme etj.. të kënduara nga çamërit e më shumë nga çamet.
11. Më 2007: “Shqipëri, moj Dritë Ylli” (në vargje) me 149 faqe.
Jam duke përfunduar vëllimin e dytë “E. Jugshqiptare” (I-ZH). prej mbi 1000 faqesh.
Përveç 13 veprave të botuara prej meje, jam bashkautor në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (në të dy botimet), në “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”, në 4 vëllime të “Yje të Pashuar” si edhe në veprat në vargje: “Ndizet Zemra nga gëzimi” dhe “Këngët na burojnë si gurra”. Mbi 200 punime historike janë botuar në të përkohshme dhe fletore jashtë e brenda vendit; mbi 100 emisione radiofonike dhe radiotelevizive etj. Po duhet thënë se qëndrimi progrek, therës ndaj Daut Hoxhës dhe mbytës ndaj meje vazhdon haptazi edhe në ditët në vijim. Disa herë u është kërkuar presidentëve të pas 1990-s vlerësimi i veprës kombëtare të Daut Hoxhës, por asnjë prej tyre s’e ka përfillur, sado që kërkesa u është bërë edhe nga Shoqata P.A. “Çamëria”, edhe nga organizata e të përndjekurve politikë. Manarë grekë si ish-ZP-sti Frok Çupi, akademiku, prof. dr. PPSH-ist, Apollon Baçja e ndonjë tjetër gjatë viteve 1990-2000 janë vërsulur kundër Daut Hoxhës edhe më tërbimthi se vet asfalisto-horofillakët. Në organe shtypi si “Koha Jonë”, “Dita”, “Zëri i Popullit”, “Klani” e në ndonjë organ tjetër i pas 1990-s, ashtu si edhe në disa të para 1990-s nepërkat asfaliano-horofillake kanë qitur kokën, gjithsaherë i kanë nxitur ata që i ushqejnë; nga sa po ndodh, duket sheshit se të tilla nuk ka pak; kjo bie fare çiltazi në sy edhe në qëndrimin që zyrtarët mbajnë ndaj meje. Sado që nga 1990-ta e këndej kam botuar më shumë vepra se cilido akademik e prof. dr., pushtetarët përkatës s’kanë pranuar të më njohin asnjë shkallë shkencore. E si mund ta bëjnë një gjë të tillë ata që Athinën e kanë vend haxhillëku?!
Si përfundim shkurtimisht të jetëshkrimit tim, besoj se vlejnë të bëhen të ditura edhe sa po them. Pas gurgulesë së PPSH-istëve më 1990, PPSH-istëve flamurëshumë si “qytetarë të zgjedhur” që ishin mbajtur për aq shumë vjet, s’u priste dot më palla në të dyja anët. Në ditët potereshurdhuese, një ish-shokun tim të kohës së Luftës, i cili edhe pse ishte ngjitur dikur në shkallë shumë të larta partiake dhe shtetërore, po që pastaj e kishin “rrëzuar nga fiku”- e pyeta se përse unë ndiqesha edhe pas 1960-s, ashtu si edhe para 1960-s. Ai m’u përgjegj: “Përse, nuk e din ti?”. I thashë: “E di, se e keqja më ka ndjekur si hija trupin, po dua të ma thuash ti që ke qenë në shkallë të tilla, nga ke mundur të mësosh shkakun e vërtetë”. M’u përgjegj: “Po ti ishe i biri i Daut Hoxhës, më të hidhurit dhe të urryerit nga pushtetarët grekë; për më tepër ndiqje edhe udhën e tij. Kur ti të dënuan si antisovjetik, veglat greke me detyra të larta partie dhe shtetërore brohoritën: «rroftë sebepi!»; të linin më ata që ti të merrje veten?!”. Me atë rast m’u kujtua se vite më parë e kisha takuar rastësisht, kur ai ishte ende “në qemàl” dhe unë endesha derë më derë për një punë e vate. Ai, duke qenë për shumë vite rresht ambasador kur në njërin shtet e kur në tjetrin, s’kishte se si ta dinte gjëndjen time politike; dhe, kur unë i kërkova të ndërmjetësonte për të më pranuar në ndonjë detyrë në lëmninë ku isha diplomuar nga Univerisiteti ai, tërësisht i gatshëm për të më ndihmuar si shok i të njëjtave detyra gjatë luftës, m’u përgjegj: “Që nesë do vete tek Thoma Deljana. Ai s’ma bën fjalën dy mua”. Po, meqë të nesërmet kalonin shurdhërisht njëra pas tjetrës, gjeta rastin t’i zija shtegun dhe ai s’kishte nga t’ia mbante, veç të më takonte. I prerë në fytyrë dhe duke shikuar herë për tokë e herë mua, më tha: “Do të më falësh që s’të mbarova dot punë!. Ke kundërshtarë shumë të rreptë dhe shumë të fuqishëm”. “Po pse, pak i fuqishëm je ti?!”, iu përgjegja. “Unë jam një cingërrimë para tyre; kur t’u teket, më mbërthen për zverku e më flak tutje si leckë”. “Epo –gjegja unë- veç në është fjala për anëtarë të Byrosë Politike!”. Diplomati duke ngritur pakëz supat dhe me shikim më tepër në tokë, me gjysëm zëri tha: “Eeee, ç’të të them unë, merre vet me mend!” dhe u largua gati si me vrap. Thuajse e njëjta gjë më ndodhi vite më pas edhe me Nexhmije Hoxhën, kur ishte fjala për zhbllokimin e librit “Nëpër udhën e penës shqiptare”. As asaj s’ia vuri kush veshin, s’po flas pastaj edhe për ndonjë tjetër, si f. v. Jashar Mezlenxhiu, zotimet e të cilëve unë i ruaj ende si dokumente historike.
Unë që fare i vogël kam qënë i mosbindës me dhunë, cilido që të ishte ndëshkimi trupor. Dhe që kur “njoha veten”, d. m.th. kur arrita 10-12 vjeç, s’pranova kurrë t’i bindesha atij që vepron me “kështu dua unë”; spranova kurrë të shtiresha për të kënaqur mendjen shterpë e tyryfyle të dikujt apo për të quajtur të zezën të bardhë e anasjelltas, të bardhën të zezë. Mirëpo, kur u rrita dhe m’u ngarkuan detyra zyrtare, këto dy dukuri bënë që të mos pëlqehesha prej eprorëve; kjo sepse pushtetarit epror i duket vetja se ka zënë qiellin me dorë, se vetëm mbi supat e tij qëndron kombi e shteti, se ai është më i dituri e prandaj i pëlqen vetëm mendja e vet; se ai është kandari për përcaktimin e së drejtës dhe të fajit e kështu për çdo gjë a çështje vetëm ai paska të drejtë, kurse ata që s’kanë të njëjtin mendim me të, janë fajtorë. Rrjedhimisht sipas tij vartësit duhet të binden pa fjalë e atij t’i përgjigjen vetëm:“si urdhëron, ashtu është” edhe kur ai thotë “fluturon gomari”. Koha vërtetoi dhe po vërteton se ai që vepronte dhe vepron ndryshe, ndëshkohej dhe ndëshkohet me lloj-lloj masash e me lloj-lloj rrugësh e mënyrash.

Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist
Tiranë, maj 2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim D. Hoxha: Kryeheroi i Çamërisë - Daut Hoxha
» Përsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» ISMAIL GASHI: ADEM GLLAVICA, JETA DHE VEPRIMTARIA
» Thani Naqo: Jeta dhe veprimtaria e patriotit Kosta Çekrezi
» Ibrahim D. Hoxha: Shteti shqiptar në shënjestrën greke

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi