Rasti i Bajrush Xhemajlit kishte përplasur Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese. Derisa e para caktonte dënimet për Xhemajlin, e dyta i kthente ato në rigjykim. Gjykat Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, pothuajse për herë të parë po hasnin në një "përplasje" me njëra tjetrën, megjithëse ligjin e përcaktonte qartë se Supremja, ishte ajo që për raste të tilla i jep vendimet përfundimtare. Por, rasti i Xhemajlit kishte shkuar disa herë në Kushtetuese. Në aktgjykimet e saj në lidhje me rastin e tij, Kadri Kryeziu ishte gjyqtar raportues, që nënkupton se përpilon rastin.