Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandalet e Platinisë, njeriut që u zgjodh president i UEFA-s me votën e Shqipërisë

Shko poshtë

Skandalet e Platinisë, njeriut që u zgjodh president i UEFA-s me votën e Shqipërisë Empty Skandalet e Platinisë, njeriut që u zgjodh president i UEFA-s me votën e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 27, 2014 3:49 pm

Skandalet e Platinisë, njeriut që u zgjodh president i UEFA-s me votën e Shqipërisë Platini1-700x336

Skandalet e Platinisë, njeriut që u zgjodh president i UEFA-s me votën e Shqipërisë
 
Shiti votën Katarit dhe ngritjen e një sistemi korruptiv.



Ndërmjet viteve 2006 -2007, kur Mishel Platini vendosi të kandidojë për postin e kreut të UEFA-s, spontanisht dhe me lirshmëri, ai i kërkoi edhe Armando Dukës, shefit të futbollit shqiptar, votën e vendit të tij. Ishte një periudhë e vështirë për Mishelin. Përballë kishte një nga ujqërit e vjetër të administratës së futbollit, plakushin suedez Leart Johanson, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohej rregullit të vjetër: presidenti në detyrë që kontrollon aparatin, shpallet gjithnjë fitues. Për të prishur këtë rregull Platini nisi një fushatë të vërtetë, sidomos në vendet e vogla të lindjes ish komuniste, për të marrë votën e tyre.
“Unë thashë një po pa u menduar mirë,” – ka komentuar më pas Armand Duka-, “ndoshta i impresionuar nga fakti se një emër i madh, një futbollist i këtij kalibri, po më kërkonte mua votën e Shqipërisë”. Po kështu u tha dhe kështu u bë. Me një po më shumë në xhep, Misheli u nis për tjetër kund. Joshës dhe simpatik si di të jetë vetëm ai. Në shtypin francez sot përmendet një anekdodë. Ajo për mënyrën se si e joshi kreun e Federatës Maqedonase të futbollit, Darko Pancev, të votonte për të. Gjatë fushatës Platini mori vesh se Pancev, i cili në vitin e largët 1991, atëherë kur Jugosllavia ekzistonte ende, ishte shpallur “Këpuca e Artë”, një trofe që i jepet golashënuesit më të mrë të kontinentit. Pra Platini mori vesh se për shkak të trazirave politike që shpërthyen në vendin e tij, Pancev nuk arriti ta marrë kurrë këtë trofe.
Ai e bëri këpucën e artë me shpenzimet e veta personale dhe organizoi në Shkup, në 4 gusht të vitit 2006, një ceremoni të madhe për t’ia dorzuar Darko Pançevit, shefit të Federatës Maqedonase dhe votuesit të nesërm të tij, “këpucën e artë”. Kështu në 25 janar 2007, me votën e maqedonasve, por edhe me votën e shqiptarëve, Mishel Platini e mundi, 27 me 23, ujkun e vjetër Johanson. Ai u kurorëzua i gjashti president i UEFA-s. Natyrisht përtej lobingut, Platini e mori votën shqiptare edhe me famën e tij të madhe si futbollist, që për ta ndjekur shqiptarët kishin vënë antena dhe shpikur kanoçe. Atëherë ai ishte një idhull në këtë vend. E kishte vizituar Tiranën në fund të vitit ‘90 si trajner i Kombëtares Franceze e pastaj edhe dhjetë vite më pas si përfaqësues i FIFA-s. Me devizën me të cilën u ngrit në krye të UEFA-s, si ndihmës i futbollit të vendeve të vogla, ai nuk kish si të mos qe një idhull. Por sot shumë gjëra kanë ndryshuar. Ai është shndërruar në ikonën më të urryer të botës së futbollit për shqiptarët. Një poster që po merr mijëra like në Facebook tregon aktorin e vogël të filmit “Taulanti kërkon një motër” mbi foton e të cilit është shkruar: “Taulanti kërkon motrën e Platinisë”.
Dhe e gjitha kjo pas një deklarate të zezë për dronin dhe qëndrimin që mbajti për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Por këtë metamorfozë, këtë trajektore nga dashuria drejt urrejtjes, ish numri 10 i Juventusit dhe Kombëtares Franceze, nuk e ka pësuar vetëm në Shqipëri. “Ai ka qenë një mit, një zotëri i madh i futbollit, por sot ai është një politikan cinik si të gjithë të tjerët”, i ka thënë revistës franceze “Le Nouvel Observateur”, ish futbollisti i Francës Erik Kantona. Lapsi.al i është rikthyer edhe njëherë të gjitha mediave europiane që kanë përshkruar këtë trajektore të kundërt të Mishel Platinisë, nga një idhull në një përllogaritës të anatemuar gjithandej. Para fillimit të Kampionatit Botëror ai u vu në qendër të akuzave. Fillimisht për cinizmin e tij ekstrem. Kur Brazili ishte përfshirë nga protestat masive para Kupës së 20-të të Botës, sepse 42% e brazilianëve ishin kundër saj, ai bëri një deklaratë të pavend. “Le të bëjnë një muaj pushim nga protestat, që t’i lënë vend festës së bukur të futbollit”, tha ai.
Mëria me këtë burrë 59 vjeçar sapo kishte nisur. Dhe jo vetëm për këtë deklaratë. Në pranverën e këtij viti, dy gazeta angleze “Sunday Times” dhe “Daily Telegraph” e akuzuan padronin e UEFA-s, se ishte korruptuar nga Katari, për t’i dhënë shtetit të pasur të Gjirit, të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022. Akuza kryesore për të: një drekë në nëntor të vitit 2010 me ish zvendës presidentin e FIFA-s Mohamed Bin Hammam, i cili është përjashtuar përjetë nga kjo organizatë pasi u vërtetua se blente me korrupsion votat e anëtarëve të saj. Problemi qëndron se Platini e kishte mohuar gjithmonë këtë takim dhe kur ai u vërtetua, ai tha thjeshtë se nuk e kujtonte. Por jo vetëm kaq. Dhjetë ditë pas këtij takimi, ai është thirrur nga ish presidenti francez për një darkë në Elize, ku ai ka darkuar bashkë me princin trashëgimtar të Katarit, Tamim al Thani.
Natyrisht, në qendër të darkës, lobimi për votën e Platinisë pro Katarit. Vetë Misheli e ka pranuar publikisht më vonë se ai ka votuar pro vendit të vogël të Gjirit, për të përhapur futbollin në vende të panjohura. Po ku? Në Katar, ku ka vetëm dy milionë banorë dhe ku 80% janë të huaj? Përhapje e futbollit quhet kjo kue dihet qe konkurente të tjere qenë Amerika dhe Australia? Më pas u mor vesh se një pjesë e votuesve kishin marrë dhurata të majme për votën e tyre. Deri në 1. 5 milionë euro. A është ky rasti i Platinisë? Pikërisht për këtë hetoi ish prokurori amerikan Michael J Garcia, i cili kishte në dorë një Ëiki Leeaks të vërtetë të botës së futbollit, me qindra e-maile dhe numra llogarish bankare që flasin për korrupsionin e Katarasve. Po a ka përfituar Platini prej tyre? Ish miku, sot armiku i tij, shefi i FIFA-s, Sep Blater, duke i hedhur benzinë zjarrit, konfirmon: “Nuk besoj se Platininë e kanë blerë, ai thjesht është ndikuar politikisht”. Por edhe akuzat për korrupsion direkt nuk kanë munguar. Djali i Platinisë, Loroja, jurist, sot 35 vjeç, i cili gjithnjë ka punuar tek miqtë e të atit, pak kohë pas votës pro Katarit, ka filluar punë si drejtues i Burda Sport një shoqëri sportive që i përket 100% shtetit të Katarit.
“Kjo nuk ka lidhje me korruptimin”, – i kanë thënë shtypit miqtë e Platinisë. “Kur ti mban një mbiemër të tillë, dihet që e ke më lehtë të fitosh punë”. Por sistemi i favorizimit të familjarëve të tij, nuk është një gjë e pazakontë për sistemin e Platinisë. Një tjetër skandal që ia ka përmendur shtypi europian, është edhe ai i dhëndërit të tij, 30 vjecarit, Yohan Zveig. Në vitin 2009, ky kompozitor realizoi ëndrrën e fëmijërisë të çdo njeriu që ka studiuar muzikë. Ai drejtoi një orkestër prej 60 vetësh në operan e Parisit për të regjistruar himnin zyrtar…… e të kujt tjetër? Të Europa Ligue. Ky himn i quajtur “Fantasy Football”, që dëgjohet në të gjithë televizionet e botës dhe në të gjitha stadiumet e Europës sa herë ka ndeshje të këtij kompeticioni,u fitua pas një tenderi të hapur nga vjehërri i tij, natyrisht me paratë e UEFA-s. Ai fitoi mes 22 konkurrentëve dhe para votimit ku do të jepte edhe votën e tij, Mishel Platini “harroi” t’u tregonte të tjerëve se bëhej fjalë për dhëndërrin e tij. Dhe jo vetëm kaq, prej 5 vitesh kompania muzikore e zotit dhëndër nuk njeh krizë, ajo merr rregullisht punë nga UEFA, për të rrealizuar klipe dhe muzikë për ceremonitë e ndryshme që qeveria e futbollit europian organizon. Kështu pra, tani shtatë vite pas zgjedhjes së tij president, (një nga katër votat që bënë diferencën qe ajo e Shqipërisë), Mishel Platini ka zhgënjyer shumëkënd. Ai ka dështuar në misionin me të cilin bëri fushatë në vitin 2007, se do të mbronte federatat më të vogla. Sot të pasurit janë më të fortë dhe të dobtit më të dobët. Kompeticioni kult i UEFA-s, Liga e Kampioneve, sot është më e pabarabartë se kurrë, ndryshe nga ambicia e Platinisë, se do t’i kthente asaj shijen e dikurshme. Pas katër vitesh në krye të UEFA-s, ai u rizgjodh për herë të dytë në vitin 2011. Por këtë herë në Paris nuk e kishte aq të nevojshme votën e shqiptarëve. Ai u zgjodh pa konkurrentë dhe me miratim të përgjithshëm nga salla (pa votim).
Por ndërkohë mbi të janë rritur dyshimet. Jo vetëm për deklaratat cinike për manifestuesit e kupës së botës në Brazil. Megjithëse me gjysëm zëri, për to ai kërkoi të falur, njerëzit e kanë të vështirë, gjithnjë e më shumë, ta pranojnë atë. Ai nuk është më Platinia i ri i kupës së botës 1978, që merrte pjesë në Botërorin e Argjentinës pa thënë një fjalë kundër diktaturës. Ai sot është një 59 vjeçar, që gabimet nuk i falen dot më lehtë. Edhe alibitë për atë që ka bërë me votën për Katarin i qëndrojnë gjithnjë e më pak. “Idhulli i dikurshëm është shndërruar sot në një ikonë të cinizmit? Fëmija i mëparshëm që dridhërohej nga dashuria për futbollin, a është transformuar një një qënie të ftohtë, të etur për pushtet dhe për influencë në botën e të mëdhejve?” kështu pyeste në investigimin e saj revista “Le nouvel Observateur”. Po të shohësh historinë e tij me shqiptarët, këto pikpyetje nuk kanë më kuptim. Mishel Platini, që dikur u zgjodh në janar të 2007, në krye të UEFA-s edhe me votën e tyre, tani ka fituar urrejtjen. Tani ai nuk është më “Platoshi” i dikurshëm që mbante mbi shpinë numrin 10. Ai është njeriu i deklaratave absurde për dronin që mund të kish bombë. Njeriu që qëndron pas heqjes së padrejtë të tre pikëve. Ai është bërë një njeri i urryer, për të gjithë ata shqiptarë që sulmuan faqen e UEFA-s me ironi pro racizmit. Prandaj dhe Lapsi.al bëri këtë portret të tij. Për ta kuptuar se nuk jemi të vetmit që tashmë e përçmojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi