Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive/ Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh?

Shko poshtë

Ekskluzive/ Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh? Empty Ekskluzive/ Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 29, 2014 8:42 pm

Ekskluzive/ Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh? Birn-case-verdictstatment-from-prosecutor-05062013-01



Ekskluzive/ Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh?

Në një intervistë, Prokurorja Mariah Bamieh, e cila ka nxjerrë në publik një varg skandalesh korruptive për EULEX’in, ka thënë se jeta e saj është e rrezikuar nga EULEX’i dhe një varg kriminelësh që ajo i ka çuar në burg.

Bamieh të mërkurën ka dhënë një intervistë të përbashkët për Gazetën Express dhe të përditshmen britanike The Guardian, ku ka shpjeguar se ajo është e rrezikuar për shkak se po flet për aferat korruptive të Misionit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë.
Më kanë thënë se jam e rrezikuar. Më është thënë se N.C (emër i njohur për redaksinë), mund të vijë pas meje sepse unë jam duke i ekspozuar disa të dhëna. Ai është një vrasës gjakftohtë. Jam e rrezikuar edhe nga EULEX, ata po më sulmojnë. Mund të jem e rrezikuar nga disa kriminelë që janë duke festuar”, ka thënë Bamieh.
Secili kriminel është duke festuar në Kosovë… Dy milionerë të privatizimit që ishin jashtëzakonisht të brengosur. Do të ketë festime që unë nuk jam më në detyrë. Jam marrë me raste të korrupsionit, që përfshinë çështjen e patentë shoferëve, rasti i Ahmet Shalës (zyrtar për patentë shoferë në Pejë), të cilën e çova në burg, jam i sigurt se ata do të festojë atje”, ka thënë ai.
Ajo ka thënë se po flet për të gjitha këto gjëra për të mbrojtur reputacionin e saj.
Ndërsa ka thënë se nëse EULEX vendos ta arrestojë këtë duhet ta bëjë në mënyrë publike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi