AGIM GASHI - Një mollë për mikun në amshim!
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI - Një mollë për mikun në amshim!
Agim Gashi - Një mollë për mikun në amshim!
Te varri i Kadri Manit, në dy vjetorin e vdekjes.
25.01.1937 – 09.10.2012
Kishim vendosur qe pikrisht sot më 03.11.2014, ditë e hënë do të udhëtonim për të berë homazhe Kadri Manit te varri i Tij. Kishim folë që më parë me Rabit Manin, të birin e Kadriut i cili më tha se deri te varri i Kadriut në Makresh, është një copë rrugë me mbi 2 km. ku duhet të ecet këmbë. Bile më pyeti se a mundem të eci. I thash se eci pa menduar fare se në ato pjesë malore vështirë ecin të shëndoshit se lene më njerzit si unë e me pjesë të huaja në trupin e tij. Por dëshira që të gjendem pranë varrit të mikut tim Kadri Manit me të cilin ndamë të mirën e të keqen sëbashku dhe i cili njeri aq shumë më respektoi saqë disa herë ka pranuar të vepronte si them unë, gjë që Kadriu se bënte me të tjerët.
Nga Lipjani u nisem me mikun tim Avdulla Rexhen drejt Prishtinës. Më parë kishim planifikuar një takim me Naime Osmanin, me të cilën do të shkonim në RTV21 me lutjen që ti bëhet një spot-ndihme studentes Luljeta Lubovcit e cila ka mbetë në shtratin e sëmundjes e ku shërimi i saj mvaret nga pak para. Mendova me vete, se po të ishte gjallë Kadri Mani, do ti shkruente disa shkrime në kritikë organeve qeveritare që po punojnë kunder interesave popullore e madje edhe të sëmurëve.
Pas takimit me Eugen Saraqinin, drejtorin e RTV 21, dhe i cili na tha se do ta shqyrtonte lutjen tonë, e pas përshëndetjes me miken e respektuar, Naime Osmanin, u takuam me Rabit Manin ku me veturen e tij morem rrugën drejt Artanës.
Gjatë rrugës tregonim kujtime për Kadri Manin, punët që kryenim dhe mendimet e Kadriut për shtetin e ri, i cili si i burgosur politik me 20 vite burg, nuk ishte fare i knaqur. Dhe Ai kishte të drejtë.
Pasi mbërrimë në Artanë, lamë veturen pranë rrugës dhe u nisëm këmbë. Pas kalimit të ndoshta 200 metrave, e pash se sdo të mundja ti qëndroj asaj rruge. Vazhduam edhe më tutje dhe Avdullahu vazhdimisht na ndihmonte duke shtruar me gur e drunjë kalimet tek lumi i fshatit Makresh. Kur Rabiti e pa se unë mbeta dhe sdo të mundem më tujte, ai u kthye ta marri veturen edhe pse rruga nuk ishte rrugë por një pjesë toke me shumë cunga, gropa e barishte tjera, dhe që e vështërsonte edhe lumi i fshatit i cili ishte i kthjellët si loti, por që neve na duhej ta kalonim në shumë vende. Pasi erdhi Rabiti me veturen e tij, unë hypa por Avdullahu shkonte këmbë pasiqë pesha ime i kalonte dy persona. Kaluam ndoshta mbi treqind metra dhe ne ngecëm, pasiqë një kalim i lumit ishte i pa mundshëm. Na u desht me e lënë prap veturen dhe me ia msye në këmbë. Pesë metra - një pushim, pesë metra - një pushim, dhe pas dy orë i kaluam dy kilometra dhe mbërrimë te varri i Kadri Manit, të cilin varr e freskonin puhizat e lehta të atij shpati në lartësië mbidetare dymijë metrëshe.
Mu duk se e takova përsëri. I gjallë, i freskët e plot humor patarioti Kadri Mani. Ia lash mollen që ia solla mu te koka e tij, mbi ato shqiponja të cilat ishin bërë roje e varrit të Kadri Manit. Kisha dëgjuar se varrimi i Kadri Manit ishte bërë shkel e shko. Kujt i kersiste nga Qeveria jonë se Kadri Mani ishte dergjë afër 20 vjet burgjeve e kazamateve serbosllave për këtë liri. Bile për të gjallë të tij, klyshët e UDB-së u munduan ta njollosin me lloj-lloj shpfjesh. Po si more njolloset vepra e Majorit të parë të Ushtrisë së Kosovës që ishte organizuar këtu e pesëdhjet vite më parë? Bagazhi i Kadri Manit nuk mund të ndytet nga ata që që ishin vegla të armikut. Kadriu derisa jetoi, ishte në shërbim të atdheut. I sëmurë, në burgje, në shkolla e fakultete, në mërgim e në Shqipëri, nëna kishte bërë një Kadri.
U përkula pranë varrit të Tij, ia lash mollën e kuqe, ia rregulluam shqiponjat, u përkulen edhe Avdulla Rexhaj dhe i biri Rabiti...dhe u ula në cepin e varrit të tij ta pushoj trupin pranë mikut. Ulja aty më dha forcë të kthehem pa u lodhë shumë. Realizova një ëndërr dhe një obligim për mikun. Këngën për Kadri Manin e kisha realizuar më herët. Mugonte vetëm vizita te varri i Tij.
U ndava prej Kadriut me një përkulje respekti. Kadriu ishte besnik, ishte bujar, ishte patriot. Ai u shkri për atdheun, për një atdhe jo si ky i sotmi. Fatkeqësisht ëndërra shqiptare akoma gjendet larg.Nuk do ta shofim as ne që jemi gjallë.
03.11.2014
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi